Skip to main content
Protected by Copyscape

Drejtoria e SHSKUK-së kërcënon Gazetën Shëndeti




Sot në emailin e Gazetës Shëndeti ka arritur një email kërcënues nga Drejtoria e SHSKUK-së.

Emaili nga Drejtoria e SHSKUK-së













Drejtoria kërcënon se nëse do të vazhdoj publikimi i shkrimeve pa version zyrtar nga QKUK-SHSKUK, ne do të detyrohemi t'i drejtohemi Këshillit të Mediave të Shkruara dhe institucioneve tjera relevante.

Ne si redaksi e Gazetës Shëndeti mund të themi se kemi paraqitur vetëm realitetin duke shkruar vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër. Potenciali jonë redaktues mund të konsiderohet si potencial i fuqishëm i të vërtetës dhe vetëm të vërtetës.

Disa mund të arrijnë në përfundim se me shkrimet tona kemi dalur në mbështetje të Mjekëve por në realitet ne jemi duke e mbështetur vetëm të vërtetën dhe duke e mos deformuar realitetin për të përkrahur padrejtësisht padrejtësinë sikurse po e përkrahin dhe e deformojnë disa portale dhe veçanërisht një portal i cili nga shkrimet që sjell duket se është i dhënë marrëzisht pas dëmtimit të Mjekëve, duke botuar shpesh herë edhe shkrime që i kalojnë kufijtë e gënjeshtrës dhe futen në botën e imagjinatës djallëzore dhe eterike me qëllimin e vetëm dëmtimin e Mjekut ose Infermierit.

Besimet tanimë të rrënjosura në mendjen e dikujt se përmes kërcënimit mund të arrini të mposhtni të vërtetën do të çrrënjosen çdo ditë e më shumë dhe e drejta do të pasqyrohet ashtu siç është pa ndryshuar asnjë fakt ose argument për të dëmtuar dikënd ose për t'i sjellur dobi dikujt tjetër.

Kaosi në Mjekësi dhe hedhja e zjarrit të vazhdueshëm ndaj Mjekëve në bazë të analizave 18 vjeçare është bërë nga shumica e mediave të shitura të cilat e shfrytëzojnë fuqinë e tyre mediatike për të thërrmuar edhe ato pak copëza të drejta të Mjekëve ose Infermierëve.

Ju kërkoni versionin zyrtar të QKUK-së, por çfarë mund të thoni për shkrimet trilluese të vazhdueshme të disa portaleve që bëhen kundër Mjekëve dhe Infermierëve. Ju si drejtori pothuajse asnjëherë nuk keni reaguar ose nuk keni dalur në mbrojtje të Mjekëve ose Infermierëve, përkundrazi çdo herë kur ka ndodhur ndonjë padrejtësi ndaj personelit shëndetësor i keni fërkuar duart dhe jeni kënaqur deri në ekstazë.

Ju edhe tani si Drejtori në bazë të fakteve dhe argumenteve të formave të ndryshme si fizike dhe digjitale që i kemi siguruar dhe janë në datatekën tonë, kemi shikuar dhe dëgjuar me shqisat tona realitetin e hidhur ku ju si Drejtori angazhoheni me tërë qenien tuaj kundër arritjes së pikësynimit kryesor të Mjekëve "Vlerësimin dinjitoz të tyre me një pagë dinjitoze".

Mendësia jonë e drejtë redaktuese na bënë të kuptojmë se nëse dëshironi të krijoni armiq mjafton të flisni të vërtetën. Ne e kemi folur dhe do të vazhdojmë të flasim të vërtetën përkundër kërcënimeve që mund t'i marrim.

Rrugëtimi jonë do të jetë i gjatë dhe gjithmonë do të flasim të vërtetën duke e analizuar me përpikmëri të madhe çdo fakt dhe argument që arrinë në redaksinë tonë dhe pastaj do t'a publikojm.

Ne jemi koshient që e vërteta dhemb dhe kjo shihet në emailin tuaj kërcënues. 

Avazi i çdo të padrejti është tentimi për t'a ngulfatur të drejtën dhe kjo shihet edhe me veprimin tuaj me të cilin po tentoni t'a ngulfatni të vërtetën e cila nuk mund të tjetërsohet por vetëm të jetësohet vazhdimisht dhe të marr epitetin e "pathyeshmërisë".

Drejtori e "nderuar" bëhuni më konceptuale dhe mos kërcënoni të vërtetën por mbroni të vërtetën edhe nëse ajo e vërtetë është kundër jush.



loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Emergjenca e QKUK-së mbingarkohet nga udhëzimet pa kritere

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Ky është sekreti i një lëkure të bukur dhe imuniteti të fortë

Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !