Skip to main content
Protected by Copyscape

“Jeta si Kirurg i trurit”, Petrela sjell në shqip rrëfimet e Henri Marsh

Nuk e gjen aspak vështire që të shkruajë për dështimet, mëdyshjet, frikën e gjithfarë ndjesish të tjera që ka provuar sa herë është gjendur në sallën e operacionit.


Libri-kirurgu-i-trurit

Madje, nuk përpiqet dhe as tenton t’i mbulojë ato me sa e sa raste suksesi që ka shënuar ndër vite. Me stilin e tij narrativ, etik, realistë dhe provokues siç do ta cilësonte prof.dr Mentor Petrela, neurokirurgu Henry Marsh sjell për lexuesit veprën “Rrëfimet, jeta si kirurg i trurit”. Në logon e shtëpisë botuese “Minerva” dhe me përkthimin e prof. Petrelës dhe prof. Florian Dashit, kjo vepër vjen edhe për lexuesin shqiptar.

Nëpërmjet saj, sikundër e vuri në dukje edhe autori dje, synohet që të përçohet mesazhi se mjekët nuk janë të pajisur me fuqi të mbinatyrshme dhe se ata mund të gabojnë. “Një nga arsyet pse e shkruajta librin tim, edhe pse nuk e kuptoja gjatë procesit të të shkruarit, ishte të edukoja publikun jomjekësor, se mjekët merren më tepër me pasigurtit, ndërsa pacientët duan sigurinë. Por ne këtë nuk e realizojmë dot. Dhe në të njëjtën kohë doja të tregoja se mjekët janë njerëzore si gjithë të tjerët”, tha Marsh dje gjatë promovimit të librit, në ambientet e Akademisë së Shkencave.

petrela

Për autorin e bestsellërit “Mos bëj dëm”, me rëndësi është besimi që kanë pacientët, i cili duhet merituar. “Gjithmonë kam menduar se të qenit mjek është një privilegj i madh, njëherazi i vështirë. Pacientët tanë nuk kanë zgjedhje, veçse të na besojnë. Dhe na duhet të punojmë shumë që ta meritojmë këtë besim që pacientët na japin”, shtoi neurokirurgu i njohur britanik, i cili nuk kurseu vlerësimet për progresin që është shënuar në neurokirurgji në vendin tonë.
“Unë nuk kam parë ndonjë ndryshim thelbësor në nivel teknologjik apo në nivel njohurish me klinikën time në Londër. Këtë nuk e them as për diplomaci dhe as për të qenë i sjellshëm. Unë nuk e di si janë degët e tjera të Mjekësisë në Tiranë, por në neuroshkenca ju jeni me fat”.

PETRELA
Sipas profesor Petrelës, nëpërmjet rrëfimeve të Marsh përshkruhen situata të pacientëve, familjarëve, personelit, administratës, ku qenia njerëzore përballet me sëmundjen – anën e kundërt të mirëqenies kryesore – shëndetin. “Kirurgu flet me mundësitë dhe jo me siguritë, të cilat janë virtuale, por që pacientët dhe familjarët i kërkojnë me çdo kusht. Të vërtetat, në përshkrimin e situatave njerëzore nga vende të pasura si SHBA dhe Anglia, nga vende jo të pasura e të ngjashme me ne, me regjime postkomuniste si Ukraina, nga vende të varfra si Nepali e Sudani, tregojnë se sistemi i edukimit dhe i zhvillimit të shoqërive mbetet vendimtar në mënyrën si praktikohet kirurgjia”, veçon prof. Petrela në parathënien e librit.

MBI LIBRIN
Në vijim të botimit të bestsellerit të New York Times, “Mos bëj dëm”, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukrainë dhe në Nepal. Në librin “Rrëfimet”, ai përshkruan vështirësitë e punës në këto shtete të trazuara dhe të varfra, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë. Ai zbulon për herë të parë edhe kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri.

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e trurit: A do t’i fikë dritat mjeku i fundit që largohet nga Kosova?

Kosova në prag të grevave të përgjithshme, koordinohen arsimi, shëndetësia dhe policia

Të tallesh me popullin, ligji për Pagat shkon në Gjykatën Kushtetuese

Uran Ismaili: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve

Qeveria s’pajtohet me vendimin e Avokatit të Popullit për ta çuar ligjin për pagat në Gjykatë

Ministri gjerman i Shëndetësisë mbështet migrimin e të rinjve kosovarë në Gjermani

SHSIMP i gëzohet lajmit për dërgimin e ligjit për paga në Kushtetuese

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Basri Sejdiu: Sot fillon zbatimi i Ligjit të ri të Pagave, përfituesit më të mëdhenjë do të jenë profesionistët shëndetësor.

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Kryesindikalisti i shëndetësisë: Priten veprime të paparashikueshme nga Sindikatat!

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë “kosovarët”?

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat