Skip to main content
Protected by Copyscape

Kirurgu Shqiptar i shpëton jetën gjermanit të moshuar




Heinz Peter i mbushen sytë me lot duke i dhënë dorën dr. Halil Krasniqit për tu përshëndetur. “Ju falemnderit zoti doktor për të gjitha që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj keni bërë për mua”.  Ai vetëm tash e ka me të vërtetë të qartë se në repartin e kirurgjisë të spitalit St.-Willehad në Wilhelmshaven i është shpëtuar jeta shkruan albinfo.ch transmeton Gazeta Shëndeti.

Kjo është dhurata më e mirë për Krishtlindje që mund ta imagjinonte ai në këtë moshë.
Ndodh shpeshherë që mjekët gjermanë dhe të tjerë u shpëtojnë jetën shqiptarëve. Në rastin tonë ka qenë një mjek shqiptar që ka bërë ndërhyrjen e suksesshme kirurgjike e cila është kurorëzuar me shpëtimin e jetës së një gjermani të moshuar.

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar Heinz Peter 73 vjeçar ishte sjellë në spital me autoambulancë. Më parë kishte shkuar te mjeku i shtëpisë për shkak të një dhimbjeje të vazhdueshme të shpinës dhe ndjenjës së njëfarë shtypjeje në bark. Mjeku i kishte bërë kontrollimin me ultrazë.
“Menjëherë në spital” kishte qenë udhëzimi i tij urgjent dhe shpëtimtar. Sepse “dy orë më vonë mund të bëhej vonë”, konstaton më vonë Krasniqi. Aorta abdominale (arteria e barkut)  te ky pacient kishte pësuar një zgjerim prej njëmbëdhjetë centimetrash. “Diçka e tillë është shumë e rrallë”, thotë mjeku. Ai deri më tash kurrë nuk kishte operuar ndonjë me madhësi të tillë.

Vlera normale e kësaj arterie te meshkujt e moshës së Heinz Peterit është 2.5 centimetra. Te pesë nga 100 meshkuj mbi moshën 65 vjeçare paraqiten  zgjerime të tilla të cilat duhet të mbikëqyren. Kur ato arrijnë gjerësinë prej pesë centimetrash, duhet të operohen menjëherë, shkruan wzm.online de transnmeton Gazeta Shëndeti.

Rreziku kryesor te rastet me zgjerim të aortës abdominale qëndron te pëlcitja e tij e befasishme me rastin e dëmtimit të murit të aortës. Kjo shkakton gjakderdhje të brendshme te pacienti.
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Spitalet Rajonale e mbingarkojnë QKUK-në me raste që kanë mundur të kryhen në ato Spitale

Skandaloze: Pacienti nga Suhereka udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Prizrenit për kontrollë

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fruta të thata për meshkujt dhe arsyet

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Sëmundjet e zemrës dhe grupet e gjakut

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Skandaloze: Emrat e pacientëve keqpërdoren për analiza nga ana e infermierëve dhe infermiereve

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !