Skip to main content
Protected by Copyscape

Kur duhet të shkoni tek Gjinekologu?



Sigurisht që Gjinekologët janë mjekët e parë të cilët femrat nuk preferojnë t’i vizitojnë.

Vizita gjinekologjike shkakton emocion, frikë dhe ndjenjën e turpit tek femrat megjithëse mund të zgjasë shumë pak. Nuk duhet harruar se kontrolli gjinekologjik është një element i domosdoshëm për jetën e një femre. Me anë të këtij kontrolli diagnostikohen shumë sëmundje.
Me anë të kontrollit gjinekologjik mund të përcaktohen dhe diagnostikohen që në fazat e para kanceri i vaginës, qafës së mitrës, vezoreve. Infeksionet në qafën e mitrës mund të diagnostikohen dhe të kurohen pa u përkeqësuar.
Kur duhet të shkoni tek gjinekologu?
Çdo femër me një jetë aktive seksuale duhet të kontrollohet të paktën një here në vit tek gjinekologu edhe nëse nuk ka ndonjë ankesë apo shqetësim. Madje dhe vajzat e reja e kanë të domosdoshëm një kontroll tek gjinekologu sidomos gjatë periudhës së zhvillimit të organeve gjenitale dhe fillimit të ciklit menstrual.
Rastet kur duhet të kontaktoni gjinekologun:
Në rastet e mëposhtme duhet të vizitoheni menjëherë tek gjinekologu pa humbur kohë:
- nëse keni sekrecione me ngjyrë, erë të keqe, kruarje dhe skuqje
- cikël të çrregullt menstruacionesh , keni hemorragji të tepërt ose shumë pak, hemorragji edhe jashtë kohës së menstruacioneve
- nuk mbetesh shtatzënë edhe pse nuk mbrohesh
- keni hemorragji gjatë marrëdhënies ose pas saj
- keni fryrje në bark ose në organin seksual
- menstruacionet shoqërohen me dhimbje të forta barku, muskujve të trupit.
- nëse në trup shfaqen më shumë qime se normalisht, të ngjashme me të mashkullit dhe nëse nga majat e gjoksit rrjedh qumësht apo ndonjë lëng tjetër
- nëse planifikon një shtatzëni më pare duhet të kontrollohet tek gjinekologu nëse ka apo jo ndonjë problem
Çfarë bëhet gjatë vizitës gjinekologjike?
Në fillim analizohet organi gjenital i femrës nga ana e jashtme. Në këtë rast analizohet nëse ka ndonjë fryrje të pazakontë, sekrecione, skuqje. Më pas me anë të mjetit të quajtur speculum analizohet qafa e mitrës dhe vagina. Këtu shikohet dhe analizohen dëmtimet, anomalitë ose sekrecionet. Sekrecionet mund të analizohen me anë të mikroskopit dhe kur shihet ndonjë problem të bëhet biopsi.
Dhe në fund bëhet kontrolli me dorë. Gjatë këtij kontrolli njëra dorë (zakonisht e djathta) vendoset mbi vagine ndërsa tjetra ushtron presion mbi bark për të pare organet e brendshme gjenitale.
A e zëvendëson ekoja gjinekologjike kontrollin gjinekologjik?
Kontrolli gjinekologjik është i domosdoshëm. Çdo etapë është e nevojshme për atë më vonë. Megjithëse ekoja mund të na japë një informacion të caktuar ajo nuk është e mjaftueshme. Ekoja është një mjet i pazëvendësueshëm për çdo gjinekolog. Të sëmurit duhet t’i bëhet një eko gjinekologjike edhe nëse nuk ka ndonjë shqetësim. Ekoja mund të bëhet nga rrugët vaginale ose abdominale.
A mund të bëhet kontroll gjinekologjik gjatë ciklit menstrual?
Nëse hemorragjia është problematike kontrolli është i nevojshëm. Është shumë e rëndësishme të përcaktohet burimi i hemorragjisë. Prandaj edhe gjatë kësaj periudhe mund të bëhet një kontroll i tillë. Testi “Smear” nuk mund të bëhet gjatë kësaj periudhe.

loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Emergjenca e QKUK-së mbingarkohet nga udhëzimet pa kritere

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Ky është sekreti i një lëkure të bukur dhe imuniteti të fortë

Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !