Skip to main content
Protected by Copyscape

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara



Prof. Dr. Isuf Dedushaj, Punime shkencore, QKUK, Epidemiologjia, Epidemiologu, Epidemiologjia shqiptare, Prishtine, Profesori Isuf Dedushaj, 112 punime shkencore
Prof. Dr. Isuf Dedushaj




Doktor i shkencave të mjekësisë – epidemiolog

Lindi në fshatin e Vuthaj –  më 10 tetor 1951. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976.

Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit në Drenas ish Gllogovci.

Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj të vitit 1980 dhe njëheri është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës.

Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, ku edhe u magjistrua në nëntor të vitit 1983.

Dr. Isuf Dedushaj me 27 nëntor të vitit 1986 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë mbrojti tezën e doktoraturës.

Zgjidhet ligjërues në vitin 1983. Gjatë vitit 1986/1987 përfundon subspecializimin nga imunologjia pranë Universitetit të Zagrebit-Kroaci.

Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës prej vitit 1976-1990 kur për shkaqe etnike dhe politike largohet me dhunë nga puna.

Si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë prej vitit 1976 ka arritur gradën prof. ordinar i epidemiologjisë.

Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan në dy mandate prej vitit 1992 – 1996. Gjithashtu prej tetorit të vitit 1992 e deri në vitin 2001 ka qenë Kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës.

Dr. Dedushaj ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve të Kosovës – përgjegjës për sektorin e Shëndetësisë.

Ka qenë anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës.

Prof. Dedushaj ka qenë mentor apo në Komision për mbrojtjen e temave të doktoraturës së 38 kandidatëve prej të cilave 2 jashtë Kosove, pastaj 45 magjistratura shkencore dhe mbi 100 mjekë i ka udhëhequr në specializime të lëndëve preventive (epidemiologji, higjienë, mjekësi sociale, mjekësi e punës dhe mjekësi e përgjithshme).

Ka publikuar 112 punime shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka qenë redaktor përgjegjës i revistës “Shëndeti”, për dhjetë vjetë me radhë.

Ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës , kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe Dekan i fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Ka publikuar gjashtë tekste universitare.

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Mjekja që la vendin për Gjermaninë, tregon për kushtet e punës dhe sa paguhet ajo

Dhuna ndaj mjekëve dhe infermierëve është e papranueshme dhe e patolerueshme

Pa shërbime emergjente shëndetësia Kosovare do të kolapsojë për 2 orë.

TRAJNIME FALAS PËR INFERMIERËT E PAPUNË

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Qeveria të shpallë alarmin SOS, rrezikohemi të mbetemi pa mjekë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Tejrritje e kërkesave së mjekëve dhe infermiereve për të ikur nga Kosova

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat