Skip to main content
Protected by Copyscape

Objektivat e Grevës së Kirurgëve sipas Këshillit Grevist




Burimi i shkrimit: MeKirurgët


“Greva  e  kirurgëve”  dhe  objektivat  e  saj 

Togfjalëshi “ Greva  e  Kirurgëve”  ,  tashmë  ka  marrë dhenë  si  i  tillë,  por  ,  në  realitet ai  nuk  shënon  vetëm  grevën e  Kirurgëve dhe  nuk  bëhet  vetëm  me  qëllim  të  rritjes  së  pagës dhe  koeficientit  të  tyre ,   por  të  të  gjithë  mjekëve  dhe  specialistëve ,  anembanë Kosovës ,  sepse  konsiderojmë  se  kjo është një çështje  që  u  takon  të  gjithë  neve,  pra  mjekëve,  specialistëve  dhe  kirurgëve.
Më  poshtë  po  japim  qëllimin  dhe  objektivat  e  kësaj  greve:

1. “Greva  e  Kirurgëve” ,  tashmë  po  njihet  si  e  tillë,  sepse  atë e  filluan   Kirurgët, por   ajo  në  realitet   është  grevë  e Kirurgëve  dhe  specialistëve  të  QKUK-ës, por  që saj  mund t'i  bashkangjiten që të  gjithë   Mjekët e  Kosovës,  sepse    qëllimi  i  saj  nuk  është  vetëm  rritja  e  pagës  për   Kirurgët  ,  por  për  të  gjithë  mjekët  e   Kosovës,  si  një  nga  kartegoritë  më  të  denigruara  të  shoqërisë ;

2. “Greva  e  Kirurgëve”,  ka  për  objektiv  kryesor rritjen e  pagës  dhe  koeficientit ,  ekuivalent  me rritjen e  pagës  dhe  koeficientin  e  gjyqtarëve  dhe  prokurorëve, si  një  kërkesë  legjitime  dhe  tepër  modeste ,  meqë  koeficienti  me  të  cilin  pritet   të  na  “  shpërblejë  “  Qeveria  e  Kosovës,  është  nën  çdo  nivel  të  pritshmërive tona  dhe  ajo  nuk  e  indekson  as  për  së  afërmi ,    vlerën   dhe  përgjegjësinë  e  punës  sonë,  ndaj  kërkesën  si   të  tillë  e  konsiderojmë  tepër  modeste  dhe  aspak  maksimaliste;   

3. Ekuivalenca  e  indeksimit  të koeficientit  për   gjyqtarët  dhe  prokurorët,  nuk  është  marrë  si  mjet  krahasimi  për  të  nënverësuar  punën  dhe  vlerën  e  tyre  ,  si  kategori  e  rendësishme  e  shërbyesëve  civilë dhe  zyrtarë  të  Kosovës,  por  si  një  bazë  e  mirë  e  indeksimit,  për  të  valorizuar  punën   dhe  përgjegjësitë  e  Mjekut  dhe  Specialistit të  Mjekësisë , jo  më  pak  të  rëndësishëm  se sa  të  parët ;  

4. “Grevën e  Kirurgëve”   deshi  ta  përvetësojë Federata  Sindikale  e  Kosovës,  me  deklarata  bombastike  “ e  dridhjes  së  shtetit “,  me  greva  24  orëshe ,  sa  për  ta  frikësuar  “  arushën me  shoshë”,  por  që  tërhiqet   pas  24  orësh   pa  prodhuar  asnjë  efekt,  ndonëse  mburret  me  punën  që  ka  bërë   deri  më  tash,  e  që  është  paga  e  Kirurgut  ,   e  barabartë  me  pagën e  shoferit  të  një  ministri   apo   pastruesi  të   KEK-ut dhe  Postës  ;

5. Meqë  Federata  Sindikale  e  Kosovës,  e  njohur  për  “bombat” e  saja  që  prodhojnë  vetëm  tim  dhe   e vetëkënaqur  me  timin  e  prodhuar  nga  ajo,  ne  Kirurgët,  alias  mjekët  e  Kosovës ,  kemi vendosur  që  fatin  tonë  ta  marrim  në  duart  tona dhe  të  kërkojmë e  realizojmë  të  drejtat  tona   pa  “ndihmën”   e  saj;

6.  Federata  Sindikale , e cila pos që vjelë miliona euro në vit nga ne “  anëtarët”  e  saj  (  meqë   shumica  janë   anëtarësuar pa  pëlqimin e  tyre !),  ajo  tashmë  ka  dalë  kundër  nesh ,  duke  na  quajtur  një  grup  prej  200  vetash  ,  që  kërkon paga  prej  4000  E (1)  dhe  që  nuk  paskëshim  të  drejtë  grevimi,  pa  qenë  nën  tutelën e  saj : 

7. Ne  konsiderojmë  se  qëndrimet  dhe  vlerësimet  e  saja bijnë  ndesh  me  qëndrimet  dhe  interesat e  anëtarëve  të saj,  ndaj  edhe  i  thërrasim  njëzërit , që  të   riformulojë  qëndrimet  e  saj  ndaj  nesh   dhe  të  rreshtohet  krah  nesh  ,  për  të  arritur  objektivat  tona  ,  të  cilat  i  konsiderojmë  sa  të  drejta  , po  aq  edhe  të  meritueshme  e  të  realizueshme. 


Këshilli  Grevist  i  Kolegiumeve  Profesionale  të  Kirurgëve  dhe  Specialistësve të  QKUK-ës





Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar

Ja sa dënohet puna e detyruar!

Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja sa dënohet shmangia nga tatimi

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kjo nënë kosovare i krahason mjekët dhe infermierët në Neonatologji me engjëj

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia