Skip to main content
Protected by Copyscape

Rreth 200 operacione në ditë po anulohen për shkak të grevës së kirurgëve




Rreth 200 operacione në ditë, aq sa kryhen brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u anuluar për shkak të grevës së mjekëve kirurgë, që po zgjatë tash e tre javë.

Megjithëkëtë, mjekët kirurgë ishin ata që kishin vendosur ta vazhdojnë grevën. Kërkesa e tyre është rritja e pagës përmes miratimit të Projektligjit për pagat, i cili aktualisht është në procedurë të miratimit.

Arbër Morina, kirurg, i tha Radios Evropa e Lirë se kolegjiumi profesional i kirurgëve ka vendosur që greva të mos ndërpritet. Sipas tij, grevës tashmë i janë bashkuar 157 kirurgë nga gjithë Kosova.

Ndër të tjera, Morina tha se ndonëse është marrë vendimi për ndërprerjen e grevës nga ana e Sindikatës së Shëndetësisë, një gjë e tillë nuk është respektuar nga këta të fundit, pasi që siç thotë ai, kjo sindikatë asnjëherë nuk i ka përfaqësuar denjësisht kirurgët.
“Arsyeja pse kolegjiumet profesionale të kirurgëve jemi në grevë është se Sindikata asnjëherë nuk na ka përfaqësuar denjësisht apo më saktë, asnjëherë nuk e ka çuar deri në fund kërkesën e profesionistëve shëndetësorë, andaj edhe shëndetësia është në gjendjen që është”.
“Ne jemi kolegjium profesional i pa politizuar, pa ngjyrime politike dhe jemi grupi më i madh i intelektualëve të Kosovës. Jemi 157 kirurgë terciarë dhe nuk jemi grup i vogël, dhe nëse quhemi grup i vogël, është për të ardhur keq”, tha Morina.

Sipas Morinës, për këto 20 vjet pas luftës, kirurgët kanë bërë shumë, andaj nënvizon ai, ka ardhur koha që kjo punë të vlerësohet.

“Saktësisht kirurgët po kërkojnë koeficientin 10, nga 5 sa është diskutuar nga ana e Sindikatës, e që aktualisht jemi të ranguar edhe më poshtë”, tha Morina, duke iu referuar koeficientit të pagës.
Ndryshe, për punën që kryejnë mjekët specialistë paguhen me rreth 600 euro në muaj.

Ndërkohë, Arbër Morina thotë se edhe pse janë ndërprerë ndërhyrjet kirurgjike apo operacionet, rastet urgjente po kryhen dhe nuk po cenohet jeta e asnjë pacienti.

“Asnjë rast urgjent nuk ka mbetur pa trajtuar. Janë të ndërprera shërbimet selektive kirurgjike, e që nënkupton që janë ndërprerë 200 operacione ditore në QKUK. Këto operacione nuk janë duke u kryer dhe kjo është pamundësuar për shkak të neglizhencës që po na bëhet”, tha Morina.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Leonard Bytyçi demanton shkrimet kundër Kardiokirurgjisë

Ja sa është paga e mjekëve në Suedi!

Vendimi i qeverisë: Dyfish bonus për mjekët që pranojnë të punojnë në rrethe

Pasqyra e gjakut: Cilat janë vlerat normale?

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Dr.Leonard Bytyçi demanton shkrimet kundër Kardiokirurgjisë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor