Skip to main content
Protected by Copyscape

Stomatologët kërkojnë punësim në institucionet shtetërore





Pamundësia për të gjetur një punë në institucionet shtetërore, pas shkollimit 24 vjeçar për Stomatologji ka bërë që dhjetëra specialistë të kësaj dege të protestojnë para objektit të ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar një zgjidhje.

Specialistja e Stomatologjisë, Mirjeta Berisha është shprehur se gjendja e tyre është e mjerueshme. Siç thotë ajo, është turp që gjithë këta specialistë me 24 vite shkollë të mbesin pa punë dhe të sillen rrugëve.

Ajo paralajmëroi se do të vazhdojnë me protesta derisa të realizohet qëllimi i tyre.

“Ne jemi të frustruar, nëse nuk bëhet një zgjidhje atëherë do të shkojmë me rrugë të tjera, kështu ju lutem të punoni. Ata që janë përgjegjës, sidomos komisioni për shëndetësi, le të vlerësoj rastin dhe të dalin me një vlerësim të përgjithshëm… ne nuk do të ndalemi ne do të kërkojmë që të realizohet qëllimi ynë. Është shumë diskriminuese, gjithë këto vite shkollim ne të diskriminohemi kur ne kërkojmë takime të njëpasnjëshme, kemi dërguar dhe peticione dhe thirrje, kërkesë për takim nuk na kanë pranuar në Parlamentin e Kosovës, ne jemi pjesë e këtij vendi duam zgjidhje”, tha ajo.

Ndërsa këshilltarë të ministrit së Shëndetësisë Uran Ismaili, kanë pritur disa nga përfaqësuesit e kësaj proteste.

Pas takimit, specialistja Mirjeta Berisha tha se marr premtime që çështja e tyre do të zgjidhet. Mirëpo, përkundër kësaj, ajo theksoi se kërkesat e tyre po hasin në pengesa administrative.

Ajo shtoi se po presin që të  procedohet buxheti në mënyrë që të gjendet edhe një zgjidhje për ta.

“Pas takimit që kishim me këshilltarët  e ministrit, kemi premtime që është duke u punuar intesivisht në këtë çështje, por janë dhe akterë tjerë,  pengesa tjera që  që nuk lejon disa ndryshime, jo administrative shumë procedura të tjera që duhet të merren me këtë çështje. Kështu që do të presim pas procedimit të buxhetit, sepse është kërkesa për procedim të që ne të kemi të drejtë të financohemi nëse veç inkuadrohemi në institucioneve. Atëherë kisha dashtë me ju bërë një thirrje deputetëve  të zgjedhurit nga ne që të vendosin drejtë ndaj kësaj çështje. Të përkrahin ministrin në këtë aspekt, se ai është i interesuar për gjetjen e një zgjidhje për ne” u shpreh përfaqësuesja e specialistëve.

Nga ministria e Shëndetësisë, Faik Hoti  përmendi një alternativë si zgjidhje e mundshme e këtij shqetësimi.

Njëra ndër zgjidhjet ai shprehet se të gjitha poliklinikat stomatologjike që janë në menaxhim të komunave të kalojnë në kompetencat e Ministrisë. Sipas tij këtë mënyrë do t’iu hapet rruga specialistëve që të punësohen.

“Ministria e Shëndetësisë është duke punuar intensivisht që të bëjë një zgjidhje dhe të krijoj kushte sa më të mira që këta profesionist shëndetësor të jenë pjesë e sistemit publik shëndetësor. Ideja është që poliklinikat stomatologjike që janë në menaxhim të komunave, në të ardhmen të kalojnë në menaxhim të ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Meqë çka do të hapet rruga që këta specialist të inkuadrohet dhe të japin shërbime për popullin. Natyrisht kjo çështje është e lidhur dhe me buxhetin dhe pas 31 janarit, kur pritët të votohet për buxhetin e Republikës së Kosovës, ministria do të analizoj gjitha mundësitë financiare”, deklaroi Hoti.

Megjithatë stomatologët nuk u shprehen aspak optimistë pavarësisht këtij takimi. Ata u shprehen se janë lodhur nga premtimet.







Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar

Ja sa dënohet puna e detyruar!

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kjo nënë kosovare i krahason mjekët dhe infermierët në Neonatologji me engjëj

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia