Skip to main content
Protected by Copyscape

Të dashur, ne nëse nuk jemi për Çmimin Nobel, nuk jemi as maskarenj



“Ne në Izrael i marrim prokurorët, gjykatësit dhe gazetarët dhe i çojmë në spitale për të kujdestaruar me mjekët, në mënyrë që ata të njihen punën dhe sfidat e mjekëve – përndryshe nuk ka as edhe një mundësi të kuptohet drejtë natyra e punës së tyre”, thotë kështu Prof. Amnon Carmi, udhëheqës i UNESCO në Haifa.
Gjatë punës sonë të përditshme janë me dhjetëra e qindra raste kur dikush ju falënderon për ndihmën që ju i keni dhënë në çastet më të vështira të jetës, në momentin kur familjari juaj prek kufijtë e vdekjes. Dhe, është shumë normale që një falënderim i tillë të gëzon, të bënë të ndjehesh mirë dhe krenar për punën që bën, i plotësuar në aspektin profesional. Kjo të mban gjallë në rrugën e vështirë të qënurit pranë dhembjeve të tjetrit. Askush kurrë nuk mund ta kuptojë sa duhet këtë detyrë të vështirë. Këtë e kupton vetëm ai i cili është futur brenda në këtë garë të pafund me vdekjen.
Por, gjithmonë nuk ndodhë kështu. Ndodhë shpesh që Ju jeni i pari ai që i jepni lajmin më të hidhur familjarit, lajmin për vdekjen e të afërmit të tij. Edhe përkundër masave të ndërmarra, të dijes që keni, përvojës, punës së palodhur që bëni, kur përfundimi është me vdekje, juve gjithmonë ju shkon mendja se mos edhe diçka tjetër është dashur të bëhet. Dhe për këta njerëz, për këtë familje, edhe përkundër të gjithave mbeteni një figurë e padëshiruar. Ju jeni ai i cili i keni dhënë lajmin më të hidhur dhe papritmas, pa fajin tuaj bëheni i urryer për të dhe për familjen e tij. Edhe pse të bindur se vdekja është e pandalshme, si besimtarë disa nga ne se ajo është e paracaktuar, prapëseprapë secili prej nesh shpreh dyshimin se mos është dashur të bëhet edhe diçka më shumë.
Sot në Kosovë ka nevojë për bashkëbisedim më shumë se kurrë, jo bashkëbisedim politik i cili nuk është subjekt i këtij shkrimi, por bashkëbisedim gjithëqytetarë, bashkëbisedim me veten tonë. Në të gjitha shkrimet e mia jam munduar të mos mbajë anë, por kam pasur qëllim të ngre debat, të ndërtojmë një konsensus të përgjithshëm për probleme bazike, probleme që në botën e civilizuar kanë gjetur zgjidhje të drejtë apo përafërsisht të drejtë, ngase gjithkund shëndetësia është problem i rëndë i shoqërisë. Të rikujtojmë këtu vetëm “Obama Care” dhe gati gjithçka kemi thënë. Gjithmonë e kam thënë dhe vazhdoj ta them seproblemi ekziston, ne mund ta zbusim atë vetëm nëse e kuptojmë dhe e pranojmë se ai ekziston. Ne mund ta ndreqim së bashku, ashtu siç po shprehet Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.
Parimi bazë i mjekimit në shëndetësi, universal e i pranueshëm është ky: “Shëron vetëm ai mjek tek i cili krijohet besimi”. Tek ne kjo është pika më e vështirë dhe më e rëndë. Kjo është Nyja Gordiane që nuk po tejkalohet dot. Meqë kosovari, thënë më drejtë shqiptari i Kosovës nuk beson mjaftueshëm në Zot, nuk e beson presidentin e tij, nuk i beson kryeministrit, nuk i beson ministrit, nuk i beson gjykatësit e prokurorit, nuk i beson profesorit e mësuesit; të njëjtën gjë e bën edhe me mjekun. Shkurt, ai nuk na beson, dhe kur nuk na beson edhe shërimi si rezultat i këtij mosbesimi me siguri do të mungojë. Kur humbet besimi, humbet shpirti, humbet mendja thotë populli. Në ketë situatë ndodhemi sot. Prandaj, nga kjo pozitë shumë e vështirë kërkohet rrugëdalje. Alternativë e vetme është bashkëbisedimi brenda nesh, është fillimi i ngritjes dhe ndërtimit të besimit.
Cilat janë rrugët dhe mundësitë, duhet parë. Duhet konsensus i përgjithshëm popullor për të gjitha këto probleme kaq të mprehta. Bijtë e Asclepius-it (bluzë-bardhët) janë të gatshëm për një dialog social me qytetarin. Të gjitha këto nuk do të ishin fare të nevojshme sikur rrugët institucionale të funksiononin si duhet.
Edhe pse qytetari padrejtësisht i hedh barrën kryesore të dështimit të sistemit bluzë-bardhëve, këta të fundit të vetëdijshëm për pozitën e tyre, për rolin që kanë në shoqëri, mundësitë e tyre, janë të gatshëm për një dialog të brendshëm. Ata nuk kërkojnë e as që guxojnë të kërkojnë as më pakë e as më shumë nga sa u takon në shoqëri. Por, edhe shoqëria dhe shteti duhet t’i trajtojnë në mënyrën që ata e meritojnë. Po, është e vërtetë ka në mesin tonë edhe të atillë që nuk meritojnë trajtim, por fat i mirë është që ata janë pakicë e parëndësishme të këtij entiteti.
Qytetari duhet të niset nga premisa kryesore se tani jetojmë në një sistem tjetër politik, jetojmë në “demokraci”, në një sistem “kapitalist”, ku ekonomia e tregut rregullon jetën në mes njerëzve, e jo gjynahu, mëshira, dhembja për tjetrin apo solidariteti. Këto ishin parime që promovoheshin dikur, që edhe ai sistem u tregua jo eficient për të zgjidhur problemet bazike të shoqërisë.
Është e kuptueshme për ne se popullata për 40 vjet kontrollohej pa asnjë “dinar”, që frigoriferët tanë ishin të mbushur me barna të llojllojshme pa pagesë, që mund të kuroheshe në çdo cep të ish shtetit, deri në Slloveni, ku për rrugë të paguhej edhe mëditja dhe rruga e mëditja e përcjellësit që udhëtonte me ju.
Dhe, përnjëherë, si në ëndërr, e gjithë kjo merr fund dhe tani shëndeti i juaj trajtohet si mall (siç ndodhë në gjithë botën e civilizuar) dhe për ta ruajtur këtë mall, këtë shëndet ju detyroheni të jepni lekun nga vetja juaj, lek ky që shumë shpesh i mungon shumicës sonë. Të pambështetur, ose fare pak të mbështetur nga shteti, qytetari gjendet në një situatë shumë të vështirë. E ka gjetur edhe ai mallkimi i njohur i hebrenjve, “Dhëntë Zoti të kesh e pastaj të mos kesh”, pikërisht në lidhje me sistemin shëndetësor e kam fjalën.
Në këtë situatë të re, edhe bluzë-bardhët mundohen ta gjejnë vendin e tyre në shoqëri, të adaptohen me sistemin e ri, e mbase në të kaluarin gëzonin benefite të shumta që u ofronte shteti. Në adaptim e sipër, disa mund të kenë abuzuar me parimet universale të shëndetësisë, nuk përmend më betimin e Hipokratit pasi ai më 1946 është rishikuar dhe ka humbur aktualitetin social. Mjekët, kjo pjesa avangarde e shoqërisë, këta njerëz punëtorë e ambicioz që i ka shoqëria kosovare që prej kohësh, janë anatemuar skajshmërisht, me ose pa vetëdije, me ose pa qëllim, për interesa të tjetërkujt ose si pasojë e injorancës së përgjithshme.
Në mendjet tona qarkullojnë ide nga më të ndryshmet, ide se si duhet që së paku të krijojmë kushte mesatare për trajtim të popullatës tonë. Duhet të pajtohemi që në këtë proces, me qytetarin jemi “palë” dhe se nuk jemi kundërshtarë apo, në mos dhashë Zoti të jemi armiq. Ofrimi i shërbimeve cilësore shëndetësore është imperativ i kohës. Gjërat duhen ndryshuar. Nevojitet vullnet politik dhe gjërat mund të përafrohen.
Dy gjëra duhet të qartësohen, që janë thelbësore, plotësisht fiziologjike dhe si të tilla janë në themel të zhvillimeve të mëtejme në këtë sferë: e para, me kaq mjete sa jep Qeveria e Kosovës për shëndetësi është e pamundur të kemi përmirësim në sektorin e shëndetësisë; dhe e dyta, pa reformë të thellë në sistemin shëndetësor ne vetëm do të qëndrojmë në vendnumëro, kriza do të thellohet dhe do të mbesim shumë mbrapa vendeve të rajonit e mos të flasim për vendet e zhvilluara.
Në fund të këtij shkrimi, që të mund të përmbledh fjalën hyrëse të prof. Carmit, dhe të shpalos idenë themelore të titullit, kam një tregim nga përvoja ime personale, shumë domethënës. Një vëlla i imi, rebel për nga natyra, i pakënaqur me sistemin shëndetësor, i nxitur ndoshta edhe nga shkrimet nëpër gazeta, portale e mjete të tjera të informimit mbi sistemin shëndetësor, thoshte: “Ju mjekët jeni maskarenj, sepse ju mjekët nuk keni konsideratë të mjaftueshme për shëndetin e njeriut”.
Njësoj sot mendon edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të këtij vendi. Këto fjalë vëllai im i përsëriste shpesh. I ndodhi që të vinte dhe të merrte ca shërbime shëndetësore katër ditë rresht në Emergjencën e SP të Gjilanit dhe që ditën e tretë tha: “Nga ajo që pash përgjatë këtyre tri ditëve, ju mjekët e meritoni Çmimin Nobel, sepse ju kishit aq shumë probleme, aq shumë sfida, pengesa, e kaq shumë mosmarrëveshje me qytetarët sa kurrë nuk kam mundur t’i imagjinoj”.
Duke i ditur të gjitha këto, i them vëllait tim dhe të tjerëve: “Të dashur, ne nëse nuk jemi për Çmimin Nobel, nuk jemi as maskarenj”. Ne jemi ju, por vetëm në versionin e bluzë-bardhëve.
I dashuri qytetar, mjeku në Kosovë është qytetari i Kosovës i veshur me bluzë të bardhë, ajo është uniforma e punës sonë. Sikur qytetarët e Kosovës të ishin më të mirë dhe të meritonin më shumë, me siguri do të kishin qeveri më të mirë, shkencë e universitete më të mira, sport më të mirë, xhamia e kisha me të mira, gjithsesi edhe shëndetësi më cilësore e më të mirë.



Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Injeksionet dhe infuzionet që shkruhen në Ordinanca private po administrohen në ambulanta shtetërore

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!

Sërish specializantët ankohen se nuk janë paguar

Kirurgu shqiptar zbulon instrumentin e veçantë i cili do të përdoret në tërë botën

Onkologu Ilir Kurtishi shkruan rreth kancerit të gjirit

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Mungesë e madhe e Specializantëve në QKUK

Kirurgu shqiptar ndër 100 Kirurgët më të mirë të botës

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Onkologu Ilir Kurtishi shkruan rreth kancerit të gjirit

Dhënie enorme e injeksioneve dhe infuzioneve në Qendra të Mjekësisë Familjare

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë