Skip to main content

Të punosh si Mjek në Kosovë!


Të punosh si Mjek në Kosovë!


Të punosh si mjek në Kosovë do të thotë të jesh i nënçmuar, i nëperkëmbur dhe i përbuzur. Të jesh mjek do të thotë te kryesh 6 vjet Mjekësi e përgjithshme, 6 specializim , +/-3 doktoraturë dhe tërë jetën e mbetur studim. Do të thotë të kalosh jetën në stres, të kalosh kohë më shumë në spital se në famije, të vuash për gjumë, dhe në fund të përbuzesh e të mos marrësh as 1 falenderim e lëre më rrogë të dinjitetshme dhe trajtim te dinjitetshëm. 

 Të jesh mjek në Kosovë do të thotë që pasi i kryen gjithë këto vite studimi vlerësohesh me një fjali shkatërruese " ai/ajo sen' spo dika " nga njerëz që as qerekun e studimeve tua nuk i kanë kryer e te mos them edhe nga ata qe janë analfabetë. Të jesh mjek në Kosovë je aq i nënçmuar, sa për trajtim të sëmundjeve besohet më shumë fallxhorja ! 

Te jesh mjek do të thotë të qash për "Vitrat" te cilat nuk i qesin në konton tënde, dhe të gëzohesh si fëmiu kur ato dalin me vonesë.Të jesh mjek do të thotë të shfrytëzohesh si skllav thua se ti nuk ha bukë, nuk ke fëmijë per të ushqyer, nuk të nevojitet kulm mbi kokë, ku vetura për ty ështe luks dhe atë prap duhet të punosh pa ndalur falas, ose për "Vitra". 

Të jesh mjek do të thotë të kujdestarosh 24 orë, dhe ndonjëherë të qëndrosh edhe 8 orë tjera në vazhdim, dhe në fund të ndjehesh i zhgënjyer nga lufta që ke përjetuar brenda 32 orëve, dhe ke pranë teje njerëz që shfryejnë helm ndaj teje.

Të jesh mjek në Kosovë atëherë kur ti nuk mund të ia ndalësh vdekjen atij ose asaj që nuk ka shërim, duhet të paguajnë për këtë : mjekët, infermierët , xhamat dhe dyert e spitalit .Të jesh mjek do të thotë të punosh në kushte të mjerueshme çdo ditë.

Të jesh mjek do të thotë, të jesh në tehun e thikës, në tv dhe rrjete sociale e shikon sa investohet në spitale rajonale, qendra të mjekësisë familjare dhe Qkuk , kurse ti vuan për letër të EKG-së, infuzione, injeksione, gjilpërë, penjë, jod dhe shumë gjëra tjera elementare e poashtu mga mungesa e tyre qytetarët i etiketojnë mjekët dhe infermierët me titullin "Hajn".

Të jesh mjek në Kosovë do të thotë që pos stresit të punës , i cili është i pashmangshëm nga vet natyra e punës, shtohet edhe stresi dhe frika nga sulmi mos po të vjen grushti prapa kokës dhe nuk e sheh (si dhuratë jo vetëm nga pacientët e përcjellësit e tyre por edhe nga Institucionet) .  

Të jesh mjek në Kosovë do të thotë ti që ke mësuar aq shumë, ke mbaruar universitetin me note mesatare 8, 9 e 10-të duhet t'i lutesh të pranojnë në punë apo specializim, sepse ai mjeku/politikan/dallavergji/ ta zë vendin ty sa hap e mbyll sytë. 

Të jesh mjek do të thotë të cilësojnë si gjarpër dhe pak si fillon ta ngritësh kokën, ta prejnë! Dhuna dhe sulme verbale të cilat janë bërë përditshmëri për mjekët i kanë bërë vigjilent dhe të vendosur të gjitha këto gjëra të cekura në këtë shkrim po i motivojnë shumë për ikjen e tyre në Gjermani, Austri, Zvicërr dhe në vende të tjera ku ushtrimi i profesionit të mjekut ka dinjitet, përkrahje dhe vlerësim të vazhdueshëm nga qytetarët dhe dora e shtetit.

Përfundimisht të jesh mjek në Kosovë do të thotë të jesh i palumtur, i frustruar, i kërcënuar, i demotivuar dhe i nënçmuar.

Gjithsesi ju falenderojmë popull i dashur, sepse po na tregoni me kohë realitetin, dhe secili nga ne po e mësojmë një Gjuhë të re, ashtu siç jemi ne , të etur për dije dhe ne, mjekët e këqinjë, të padijshëm, mjekët e nënçmuar nga shteti dhe politikanët tonë, çuditërisht në Gjermani, Austri,Zvicërr dhe në vende tjera nuk po cilësohemi si të tillë !/Gazeta Shëndeti

Përzemërsisht Mjeku/Mjekja
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni - Themelues i Kirurgjisë moderne kosovare

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

Arsim Gërxhaliu ironizon me mjekët kosovarë: Kështu mbrohemi nga koronavirusi, jo me maska siç bëni ju!

Kontratat me OJQ-të janë shfrytëzuar për të punësuar staf shëndetësor në QKMF

Dr.Hatixhe Latifi-Pupovci: Jemi duke përjetuar stres nga e mira

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit