Skip to main content
Protected by Copyscape

Unë jam Kirurg!



Shkruan: Isa Haxhiu

Unë jam një Kirurg !

Unë jam një kirurg , që kam bërë mbi 26 vite mësim e studime ,që kam privuar rininë time dhe s e kam jetuar atë , me dëshirën dhe vullnetin tim , për të mbrojtur jetën tënde , atëherë kur ajo të është rrezikuar më së rëndi dhe varet në një fije peri ;

Unë jam një kirurg dhe jam në mbrojtje të jetës tënde që nga mëngjesi deri në mbrëmje; që nga e hëna deri në të dielen; që nga janari deri në dhjetor;

Unë jam një kirug , në mbrojtje të jetës tënde edhe atëherë kur të gjithë kanë çuar duart nga ti, ndërsa unë jam i fundit që me duart e mia bëjë çudira, ia rrëmbejë jetën , vdekjes nga kthetrat e saj dhe ua kthejë përsëri nënave , baballarëve , motrave e vëllezërve, të cilët atëherë më shohin si Zot;

Unë jam një kirurg, me dëshirën time të çmendur , për të bërë të pamundurën, për të të shpëtuar Ty, edhe atëherë kur s ka çka të shpëtohet, por që shkoj në luftë me vdekjen pa pyetur se sa të rënda dhe të pamëshirshme janë kthetrat e saj dhe që kthehem kokëunjur e i dëshpëruar kur vdekja më mund, ndonëse i vetëdijshëm për kufizimet e mia njerëzore;

Unë jam një kirurg , të cilin t i e shanë dhe e përbuzë , atëherë kur nuk mund të kalojë kufizimet e mia njerëzore, pra atëherë kur unë jam vetëm njeri dhe nuk mund të  shndërrohem në një Perëndi, ndonëse mundohem si një Ante dhe shkoj e kacafytem për vdekje me zotin e vdekjes, me shpresën se do të të kthejë jetën e më të dashurit tend;

Unë jam një kirurg i cili do pëprpëlitem me netë të tëra në shtrat, i pushtuar nga dilema se a kam mundur të bëjë diçka më shumë , më mirë dhe më të "perëndishme" dhe veç kur arrijë të shterroj përgjigjet e të gjitha këtyre dilemave ,të kufizimeve të mia si njeri , filloj të kthehem në binarët e jetës, i vetëdijshëm për mundësitë e mia të kufizuara , por që nuk do resht së kërkuari , mundësinë e perëndishme për t ia rrëmbyer jetën, vdekjes me çfarëdo çmimi , me shpresën se do t i tejkalojë këto kufizime , për të të dhënë të pamundurën, Ty ;

Unë jam një kirurg që punoj 14-të deri 16-të orë në ditë dhe që s di të ankohem asnjëherë, qoftë edhe atëherë kur kam rënë për të bërë një sy gjumë dhe pas pak me thërrasin në telefon , për të shpëtuar jetën tënde apo të familjarëve të tu, pa as shenjën më të vogël të përtesës, i vetëdijshëm se po bëj gjënë më të bukur e më të çmuar, që mund të bëjë një qenie njerëzore, po shkoj për t i rrëmbyer jetën , vdekjes;

Unë jam një kirurg dhe rrallë arrijë të takojë familjen time , prindërit, gruan e fëmijtë e mi, që zgjohem në 6-të të mëngjesit dhe kthehem aty nga ora 22,00 e mbrëmjes, sepse shoqëria e ka pare “ të arsyeshme “, t më paguaj vetëm 549 euro pagë, ndaj detyrohem të punoj edhe pasdite , edhe natën deri vonë dhe kur kthehem në shtëpi të gjithë i ka zënë gjumi , ndërsa unë mezi arrijë të ha racionin tim të darkës, pa pasur mundësi të ndërroj një bisedë me prindërit, gruan e fëmijtë, pa kuptuar se çfarë kanë bërë ata gjatë mungesës sime dhe cilat janë nevojat e tyre për të nesërmen;

Unë jam një kiurg me profesion, por , para së gjithash jam një njeri, me nevojat dhe dëshirat e mia si të gjithë njerëzve të tjerë: të kem një orar të caktuar, të vijë në shtëpi të çlodhem e të çmallem me të afërmit e mi, të lexoj diçka, të dëgjoj pak muzikë, të shoh ndonjë film apo të shkoj edhe në teatër, por që për fat të keq timin, këto gjëra i “shijoj” vetëm në ëndrrat e mia, pra i shoh me sy hapur, por që s mund t i jetësoj në jetë, sepse paga ime publike , s arrinë të mbulojë as nevojat e mia më elementare;

Unë jam një kirurg që po i vuaj mundimet e një Sizifi të kohës moderne, i cili bartë mbi shpinë gurin e dhembjes e të mundimit, pa shpresën më të vogël se do të kem mirëkuptimin tend që t ma heqësh këtë barrë , por i vetëdijshëm se vetëm lëkundja e shpatullave të mia dhe rrokullisja në theqafje e këtij guri , është shpëtimi im

Pra, unë jam një kirurg , por jam dhe një njeri dhe si i tillë i jam futur grevës për të realizuar të drejtën time, të jetoj si njeri !

Isa Haxhiu,

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Ministrat Ismaili e Hamza sigurojnë mjekët dhe infermierët: Pagat do t’i merrni me rritje

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Mjekja shqiptare e cila jeton dhe punon në Finlandë

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Skandaloze: Mjekët e Klinikës Emergjente kujdestarojnë 12 orë por paguhen për 24 orë

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ministrat Ismaili e Hamza sigurojnë mjekët dhe infermierët: Pagat do t’i merrni me rritje

Spitali i Vushtrisë po e mbingarkon QKUK-në me raste të cilat kanë mundur të kryhen në Spitalin e Vushtrisë

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Sa para në vit i merr Fedarata Sindikale e Shëndetësisë nga Punëtorët Shëndetësor?

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjekja shqiptare e cila jeton dhe punon në Finlandë

Gabimet që mund t’i bëni për t’u mbrojtur nga dielli

Votat e deputetëve për amendamentet për koeficientët e punëtorëve shëndetësor

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia