Skip to main content
Protected by Copyscape

3 përbërësit që zhbllokojnë arteriet dhe ulin kolesterolin




Ilma Lamçe

Arteriet mbartin gjakun dhe oksigjenin në pjesë të ndryshme të trupit, nga koka deri te këmbët. Arteriet duhet të jenë të shëndetshme në mënyrë që të transportohet gjaku dhe oksigjeni në të gjithë trupin. Megjithatë, te shumë persona arteriet bllokohen. Në fakt, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, çdo 40 sekonda, dikush në Shtetet e Bashkuara pëson atak në zemër, që mund të jetë për shkak të arterieve të bllokuara.

Bllokimi i arterieve ndodh si pasojë e formimit të pllakës bakteriale në veshjene  brendshme të arterieve, që bllokojnë rrjedhjen e gjakut, duke ulur furnizimin me gjak dhe oksigjen në trup. Si pasojë, disa organe nuk mund të funksionojnë normalisht.

Kolesteroli i mirë (HDL) ndihmon në kontrollin e niveleve të kolesterolit të keq (LDL), dhe është e rëndësishme të jeni në gjendje t’i mbani këto nivele të balancuara. Në fakt, nivelet e larta të kolesterolit të keq njihen si vrasësi i heshtur, sepse shpeshherë nuk del në pah deri sa është tepër vonë.

Sipas një studimi të kryer ka rezultuar se  nivelet e LDL, edhe pse të ulëta, kanë një ndikim të qëndrueshëm në shëndetin e zemrës. Ka mjete të thjeshta, natyrale dhe të shëndetshme që mund të ndihmojnë, duke përfshirë tre përbërës: hudhër, shafran dhe tërshërë.

-Hudhra ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit LDL në gjak. Kjo parandalon arteriet nga bllokimi, parandalon mpiksjen e gjakut dhe zvogëlon presionin e gjakut.

Mjafton të merrni 2-4 thelpinj hudhër të papërpunuar në ditë. Nëse hudhra e papërpunuar është shumë e vështirë për t’u ngrënë, mund të përfshini 5-7 thelpinj në gatimet e përditshme. Mund ta shtoni atë në salcë ose në sallatë. Hudhra gjithashtu mund të gjendet në formë tabletash dhe kapsule, si dhe në një ekstrakt ose pluhur.

-Shafrani është një erz që mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL, pastrimin e arterieve dhe mbrojtjen e zemrës. Kurkumeni, një përbërës që ndodhet në shafran ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, që parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe zhvillimin e trombociteve. Gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër ose goditjeve në tru.
Një mënyrë për të marrë shafranin është: hidhni 1 lugë çaji pluhur dhe pak mjaltë brenda një gote me  qumësht të ngrohtë. Pini 1-2 herë në ditë. Shafrani  i Indisë mund të përfshihet edhe në gatimin tuaj, ndoshta në një salcë ose supë.

-Tërshëra është një ushqim i shëndetshëm për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme. Është rekomanduar nga Shoqata Amerikane e Zemrës që përdorimi i fibrave dietike për të rriturit duhet të jetë 25 deri në 30 gramë në ditë nga burime ushqimore, jo si suplement. Kjo është arsyeja pse tërshëra është një opsion fantastik.

Fibrat e tretshme ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL në gjak.

Për të marrë përfitimet më të mira nga bollgur, hani 1-2 tasa me tërshërë çdo ditë. Ju gjithashtu mund të shtoni fruta të freskëta, arra dhe madje edhe mjaltë për të rritur shijen në një mënyrë më të shëndetshme.

Këshilla të tjera për uljen e rrezikut për arteriet e bllokuara dhe nivelet e larta të kolesterolit:
 
Shmangni pirjen e duhanit
Shmangni pirjen e alkoolit
Ruaj një peshë të shëndetshme
Qëndroni larg stresit / ankthit të keq
     Bëni rregullisht joga dhe meditim
Qeshni shumë
Bëni analiza të rregullta gjaku


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar

Ja sa dënohet puna e detyruar!

Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja sa dënohet shmangia nga tatimi

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kjo nënë kosovare i krahason mjekët dhe infermierët në Neonatologji me engjëj

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia