Fakte mbi vaksinën antigrip💉
👉Çfarë përmban vaksina ndaj gripit?
Vaksina ndaj gripit përmban pjesë inaktive (virus të copëzuar jo të gjallë) të viruseve që mendohet se do qarkullojnë gjatë sezonit të gripit. Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit.
👉Kur duhet të vaksinohemi?
Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e gripit qarkullojnë. Vaksina daj gripit duhet të kryhet çdo vit, kryesisht me fillimin e stinës së vjeshtës e deri në muajin Mars.
👉Kush rekomandohet për të kryer vaksinën ndaj gripit?
Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ mbi 6 muaj.
Rekomandim i veçantë për kryerjen e kësaj vaksine përfshin këto grupe risku:
– Punonjësit shëndetësorë,
– Gratë shtatzëna,
– Të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç,
-Personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience (si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer),
– Personat obezë.
Gjithashtu vaksina ofrohet për kategori të caktuara siç janë forcat ushtarake.
Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.
Reklama
loading...
Lexo edhe: