Skip to main content
Protected by Copyscape

Gjashtë shkaqet më të shpeshta të ankthit dhe depresionit



Ankthi dhe depresioni janë ndër çrregullimet më të shpeshta të gjendjes mendore në ditët e sotme dhe shkaqet janë nga më të ndryshmet. Por aq të rëndësishme sa janë njohjet e shkaqeve, po aq e rëndësishme është edhe ndihma psikologjike që duhet t’i ofrojmë një personi që po përballet me ankthin dhe depresionin. Është e rëndësishme që një person të tillë ta bëjmë të kuptojë se nuk është faji i tij dhe se do ta ndihmojmë ta kalojë këtë fazë të vështirë të jetës së tij. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga shkaqet më të shpeshta që sjellin ankth dhe depresion në jetën tonë.
Abuzimi me substancat narkotike apo alkoolin
Abuzimi në ditët e sotme me drogërat, apo alkoolin sjell depresion dhe ankth tek konsumatorët e tyre, pasi drogërat dhe alkooli çrregullojnë funksionin normal të neurotransmetuesve në tru. Neurotransmetuesit janë lëndë që shërbejnë për transmetimin e impulseve, duke i përcjellë këto impulse deri në periferitë e trupit tonë. Çrregullimet në çlirimin e tyre sjellin ankth dhe depresion, pasi nuk realizohet funksioni normal i neurotransmetuesve, ai i një balance midis aspektit fizik dhe atij psikoemocional të shëndetit tonë.
Puna me orare të zgjatura, ose në mjedise stresuese
Shumë njerëz mendojnë se nuk ndikohen shumë nga puna me orare të zgjatura, por kjo gjë nuk është e vërtetë. Puna në orare të zgjatura “e lodh” trurin tonë dhe ndikon në disbalancën kimike midis lëndëve në tru, njësoj si në rastin e abuzimit me substancat narkotike, siç e përmendëm më sipër. Nga ana tjetër, edhe mjedisi stresues i vazhdueshëm në punë, ndikon në shfaqjen e depresionit.

Traumat fizike, ose psikologjike
Një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në radhët e ushtarëve, u vu re se ata që kishin qenë viktima të dhunës fizike, apo ata që kishin qenë vazhdimisht dëshmitarë të vdekjeve të ndryshme, vuanin nga nievel më të larta të ankthit dhe depresionit, në krahasim me të tjerët. Mendohet se traumat fizike apo ato psikologjike ndikojnë tejmase në shfaqjen e ankthit dhe depresionit.
Gjendjet e rënda shëndetësore
Studimet e bëra në spitale kanë treguar se personat që kishin mësuar në kohët e fundit se ishin në stadet e fundit të një sëmundjeje të rëndë, si Alzhaimeri, Parkinsoni, sëmundjet kardiovaskulare, apo kancerit, vuanin nga nivele më të larta të ankthit dhe depresionit, nivele që ishin më të larta në momentin kur e mësonin një të vërtetë kaq të rëndë. Nga ana tjetër, sëmundje të tilla me avancimin e tyre i shtojnë nivelet e ankthit dhe depresionit tek personat që prekin.
Vlerësimi i ulët për veten
Femrat janë më të predispozuara të kenë probleme me vetëvlerësimin dhe të jenë më të riskuara për t’u prekurnga ankthi dhe depresioni. Nga ana tjetër, personat që kanë probleme të tilla me vlerësimin për veten, janë më të rrëzikuar edhe të bien pre e substancave narkotike, duhanit, alkoolit dhe një diete jo të shëndetshme. Së fundmi, në këtë grup personash, studimet kanë treguar një varësi lineare midis vetëvlerësimit dhe vetëvrasjes, ndaj në këtë grup personash duhet patur shumë kujdes që t’i qëndrojmë sa më pranë duke i dhënë mbështetje për të ecur përpara.
Izolimi apo refuzimi nga të tjerët
Ne jemi qenie njerëzore dhe kemi nevojë të kemi pranë njerëz që na duan dhe na vlerësojnë. Në kushtet kur na mungon kjo shoqëri, apo prania e personave të tjerë rreth nesh, fillojmë dhe izolohemi nga bota që na rrethon. Kaq mjafton që të ndodhin çrregullime psikike në trurin tonë, si ankthi apo depresioni.


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Mjekja që la vendin për Gjermaninë, tregon për kushtet e punës dhe sa paguhet ajo

Dhuna ndaj mjekëve dhe infermierëve është e papranueshme dhe e patolerueshme

Pa shërbime emergjente shëndetësia Kosovare do të kolapsojë për 2 orë.

Qeveria të shpallë alarmin SOS, rrezikohemi të mbetemi pa mjekë

Mos i vlerësoni mjekët si terrorist

E konfirmon doktori i Kombëtares së Kosovës: Ademi dhe Rama më sulmuan fizikisht në Gërmi

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Tejrritje e kërkesave së mjekëve dhe infermiereve për të ikur nga Kosova

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat