Skip to main content
Protected by Copyscape

Gjendja e Mjekut në midis të karrierës



Shkruan: Dr.Memli Morina

Gjendja e mjekut në midis të karrierës

Kur është midisi i karrierës për një mjek?

Shumica e mjekëve nëse janë me fat, do të jenë specialistë të punësuar në moshën 35 vjeç. I bie që deri në pension të ketë edhe 30 vjet nëse Perëndia i jep jetë e shëndet.mesi i karrierës mund të konsiderohet 45 deri 55 vjeç.

Një mjek ose mjeke e tillë mund të jetë baba ose nënë e 2-3 fëmijëve deri 10 vjeç. Nëse jeton në Prishtinë banon diku në lagjen e spitalit në banesën që e ka marrë me kredi. E konsideron veten me fat që nuk rri me qira, por e ka banesën që do të bëhet e vetja pas 20 vitesh kur ta kryen kredinë. Është i lumtur që ka kulm mbi kokë edhe pse banesa i duket që ka më pak metra se sa që i ka paguar me kontratë.

E sheh punën e vet, i çon fëmijët në çerdhe ose në shkollë, shkon me kohë në punë, pêrpiqet ta mbajë frigoriferin plot me ushqime, prandaj edhe punon pas orarit. Mundohet të kursejë pak dhe ato para t'i shfrytëzojë për ndonjë vikend të zgjatur në Durrës dhe për dy javë pushim veror në det.

Kur shkon në vendin ku ka lindur iu jep prindërve pak nga kursimet e tij. Ndien kënaqësi kur i gëzon dhe do që t'i shpreh mirënjohje për sakrificat e tyre që ky të bëhet mjek.

I kujtohet mirë se si ka jetuar para luftës dhe nuk ankohet shumë, ndonëse kur rrijnë bashkë me shoqëri kanë miliona ide se si ky vend mund të bëhet më mirë. Përpiqet që të jetë njeri i punës dhe jo dembel e llafazan. Jeton sot pak më mirë se dje, nesër pak më mirë se sot. Takon çdo ditë shokë e shoqe të fëmijërisë që jetojnë shumë më mirë se ky, edhe pse ishin shumë të dobët në shkollë, por ky nuk i sheh me zili! Thotë me vete se këta janë marrë me biznis, kurse ky me dëshirë zgjodhi mjekësinë.

Është besimtar dhe për festa vishet, lahet, mbathet, krihet e kryen obligimet fetare. Përpiqet t'i edukojë fëmijët sa më mirë. Iu përsërit vazhdimisht fjalët magjike "të lutem", "falemnderit", "më fal". Iu thotë se duhet të tregojnë respekt për më të moshuarit, të mos pështyjnë në tokë, të trokasin në derë dhe të mësojnë mirë në shkollë, ndonëse për këtë të fundit kanë frikë se mis ndoshta djali ose vajza mund t'i japin shumë argumente se sa më pak që mëson aq më mirë jeton.

Sheh shumë pak televizor, gazeta të shkruara nuk lexon, telefonin e mban vazhdimisht në dorë.

Veten e ka lënë pak pas dore. Nuk pi duhan e as alkool, por ecën pak dhe një Zot e di kur i ka bërë analizat për herë të fundit!

Çuditet sa shpejt shkojnë muajt e vitet dhe nuk e di se a duhet të gëzohet apo mêrzitet kur i sheh thinjat në kokë.

Dhe kur fëmijët i rriten pak, iu thotë se përveç anglishtes duhet ta mësojnë edhe gjermanishten. Kur fëmijët bëhen për fakultet nuk e di se çfarë t'i këshillojë. Një pjesë e tij do që të bëhen mjekë, kurse një pjesë tjetër është e mbushur me pezm nga profesioni i mjekut.

Pastaj thotë me vete, le ta vendosin vetë! Edhe nëse bëhet mjek, ja ku është Gjermania!
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Spitalet Rajonale e mbingarkojnë QKUK-në me raste që kanë mundur të kryhen në ato Spitale

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Skandaloze: Pacienti nga Suhereka udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Prizrenit për kontrollë

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fruta të thata për meshkujt dhe arsyet

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Skandaloze: Emrat e pacientëve keqpërdoren për analiza nga ana e infermierëve dhe infermiereve

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !