Skip to main content
Protected by Copyscape

Gripi mbush Spitalet, mjekët: Situata nën kontroll



Numri i personave të paraqitur me simptoma gripale pranë Spitalit Rajonal të Durrësit ka ardhur në rritje gjatë ditëve të fundit. Sipas mjekëve, ky është një fluks i shtuar për shkak të gripit stinor që qarkullon në të gjithë territorin e vendit, ndërsa nuk kanë munguar edhe rastet me komplikacione, me të prekurit që janë shtruar në spital për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë, vet pacientët dhe familjarët e tyre pretendojnë për një trajtim me më shumë medikamente pranë këtij spitali, për të mos qenë nevoja t’u drejtohen farmacive jashtë tij. “Po, ka pasur raste të rënda, të cilat ne i kemi trajtuar në urgjencë, i kemi stabilizuar dhe pastaj janë hospitalizuar. Kryesisht janë pacientë me komplikacione të rrugëve të frymëmarrjes”, tha Gjergj Qerimi, mjek pranë Spitalit të Durrësit.
“Shumë problem është Spitali i Durrësit. Një shiringë nuk kanë, një ilaç, një vigon duhet t’i blesh të gjitha jashtë. Është fatkeqësi e madhe. Nëse ke para i blen; nëse jo, asgjë!”, tha një qytetare. Sikur të mos mjaftonte fluksi i madh i pacientëve, në Spitalin e Vlorës mungon edhe energjia elektrike.
“Kam problme me mushkëritë dhe nuk po më japin rrugëzgjidhje. Vij këtu dhe nuk ka drita”, thotë një qytetare nga Vlora. “Gjendjet virale janë shtuar, vazhdojnë me temperaturë 39-40 gradë. Ka një fluks dhe vizitat mund të arrijnë edhe 100 në ditë”, shprehet Servet Bejkollari, mjek pranë Urgjencës së Vlorës.
Ndërsa në Urgjencën e Fierit, numri i vizitave kap një shifër rekord. “200 raste për 24 orë, pjesa më e madhe e të cilëve janë me temperaturë. Ajo që kërkojmë është të sensibilizojmë njerëzit që të shkojnë te mjeku i familjes”, tha Blendi Dhespollari, mjek pranë Urgjencës së Fierit.
Situatë më normale duket se paraqitet në qytetin e Shkodrës. “Praktikisht jemi në një situatë normale për kohën. Nuk jemi si një vit më parë, jemi në një fazë më të ulët. Por, numri mund të rritet papritur pasi është sezoni i pikut të gripit dhe nuk mund të parashikohet”, tha Astrit Lahi, mjek pranë Ugjencës së Shkodrës.

loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Spitalet Rajonale e mbingarkojnë QKUK-në me raste që kanë mundur të kryhen në ato Spitale

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Skandaloze: Pacienti nga Suhereka udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Prizrenit për kontrollë

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fruta të thata për meshkujt dhe arsyet

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Sëmundjet e zemrës dhe grupet e gjakut

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Skandaloze: Emrat e pacientëve keqpërdoren për analiza nga ana e infermierëve dhe infermiereve

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !