Skip to main content
Protected by Copyscape

Gurët në tëmth


Dr. Ferat Sallahu, Ferat Sallahu


Kolelitiaza karakterizohet nga formimi i gurëve biliarë në kolecistë dhe në rrugët biliare. Kjo është sëmundja më e shpeshtë e kolecistës dhe e rrugëve biliare ekstrahepatike; më rrallë preken rrugët biliare intrahepatike.


Dr. Ferat Sallahu 
Kirurg i përgjithshëm
 +377 44 599 991
feratsallahu@gmail.com


Vesica fellea është një qese muskulore me ngjyrë jeshile, ka formën e dardhës, afërsisht 10 cm e gjatë e vendosur në pjesën e djathtë ventrale (të poshtme) të mëlçisë dhe shërben për deponimin e bilës së prodhuar në mëlçi. Prej vesikës fellea bila drenohet në koledok mandej në duodenum dhe ndihmon zbërthimin e yndyrave. Bila përbëhet nga kolesteroli, kripërat biliare dhe bilirubina.

Klasifikimi i kolecistitit (cholecystolithiasis)

Kolecistiti akut

Kolecistiti akut është patologjia më e shpeshtë e kolecistës, e cila mund të jetë primare dhe sekondare si pasojë e kalkulozës së fshikëzës së tëmthit..Kolecistiti akut primar është i rrallë prej 10 deri në 15 % të rasteve është me shkaktarë infektiv bakterial ose viral. Klinikisht edhe pse pasqyra klinike e cila manifestohet me dhembje nën harkun brinjorë të djathtë, ndjeshmëri lokale palpatore, mundime, vjellje, sidomos dhimbje dhe vjellje pas marrjes së ushqimit. Dhimbjet mund të propagohen (përcillen) edhe në shpinë nga ana e djathtë. Zakonisht nga anamneza ataku i dhimbjeve të pacientit nën harkun brinjorë të djathtë ka filluar pas konsumimit të ushqimit me përmbajtje të shtuar të yndyrave apo pas konsumimit të vezëve.
– Gjatë ekzaminimit fizikal nën harkun brinjor të djathtë në palpacion pacienti ka një ndjeshmëri të dhimbshme e cila shtohet edhe më tepër gjatë frymëmarrjes së thellë (shenja e Murphy-t).
– Në ekzaminimin laboratorik rritet numri i leukociteve si çdo pezmatim tjetër dhe lehtësisht vlera e transaminazave, fosfatazës alkaline dhe ndonjëherë rritje e lehtë e amilazave në serum. Diagnostikimi i këtij lloji pezmatimi i fshikëzës së tëmthit është anamneza, ekzaminimi fizikal, dhe ultrazëri i fshikëzës së tëmthit. Në imazhin e ultrazërit do të vërehet që forma e kolecistës është në rregull por me mure të trasha mbi 3mm po ashtu tek ky lloj inflamacioni i kolecistës vërehet që lumeni i kolecistës është me përmbajtje të bilës së trashë të koncentruar por pa përmbajtje hiperehogjene (kalkulozë, gur)dhe pa echo përgjigjeje.
Trajtimi i këtij lloj është trajtim konservativ terapeutik. Me terapi adekuate (antibiotik, analgjetik, antiemetik, antacid) ky lloj pezmatimi sanohet për 7-10 ditë.

Kolecistiti kronik

Në këtë grup të patologjisë së rrugëve biliare bëjnë pjesë të gjitha kolecistitet akute të trajtuara në mënyrë konservative. Po ashtu bëjnë pjesë edhe një numër i madh i pacientëve me kolelitiazë latente (të fshehta) kronike. Simptomatologjia është e njëjtë me kolecistitin akut por intensiteti i dhimbjeve (kolikave) është më i ulët dhe kohëzgjatja më e shkurtër, përsëritja e gjendjes klinike është me e shpeshtë. Zakonisht kolecistitet kronike burim të pezmatimit e kanë kolelitiazën kronike,ndërsa provokohen nga mënyra e ushqimit dhe regjimi i jetës.

Trajtimi i kolecistiteve kronike është konservativ por mjekimi definitiv është intervenimi kirurgjik me të hapur ose me metodën laparaskopike.


 
Pamje makroskopike e kolecistës 



 

Demonstrimi i gurëve në idhcë pas kolecistektomisë me kirurgji të hapur



Prezenca e gurëve në lumenin e kolecistës në disa raste mund të shkakton obstruksion(mbyllje) të kanalit cistik pjesërisht ose plotësisht. Çdo obstruksion i duktus cistikusit shkakton pezmatim sekondar të kolecistës. Zakonisht kalkuloza e fshikëzës biliare është patologji që nuk bëhet për një ditë por ka një histori të vetën të sëmundjes që merr disa vite dhe që manifestohet me shenja të lehta klinike siç janë mundime , vjellje pas ushqimit që në të shumtën e rasteve pacientët i lidhin këto simptome me çrregullime të tretjes së ushqimit dhe me arsyetime të tjera p.sh. (me ka bërë dëm ushqimi, s’jam mirë nga lukthi etj). Kjo patologji përcillet me kolika biliare të kohëpaskohshme të cilat zakonisht provokohen nga ushqimi me primesa (përmbajtje) të yndyrave dhe pas konsumimit të vezëve dhe produkteve të tyre. Pas disa viteve sëmundja progredon, kolikat bëhen më të shpeshta, intensiteti i dhembjeve gjatë kolikave është më i fortë dhe kolikat zgjasin me disa orë. Baza e këtij pezmatimi është kalkuloza në lumenin e kolecistës të cilët mund të jen 70% të rasteve gur biliarë kolesteroli ndërsa gurët solid mund të jen gur me natyrë bilirubini dhe gurë me natyrë të përzier. Është karakteristike që përveç gurëve në lumenin e kolecistës vërehet edhe përmbajtja e trashë e bilës në formë të lymit të cilët që kanë shkaktar të formimit të tyre stazën e bilës, çrregullimet metabolike, përdorimi i barnave të ndryshme p.sh. barnat kontraceptive dhe barnat tjera.

Diagnostikimi i të sëmurëve me kolecistit

Në diagnozën diferenciale kolecistiti akut më së shpeshti ngjan në gastritin akut me ulcerë duodenale akute me pankreatit me hepatit akut me problem të traktit urinar dhe organet gjenitale te femrat p.sh. cistat e vezorëve, pezmatimet e tubës së djathtë etj.Diagnostikimi i kolecistitit akut kalkuloz konsiston në ekzaminimin fizikal dhe të dhënat kliniko – laboratorike. Padyshim metodë e pa kalueshme në diagnostikimin e kësaj patologjie është ultratingulli i fshikëzës së tëmthit dhe rrugëve tjera biliare. Në imazhin e ultrazërit do të shihen gurët e kolecistës, madhësia e tyre, forma dhe vendosja e tyre ekzakte. Kjo është e rëndësishme për shkak të mënyrës së mjekimit dhe zgjedhjes të intervenimit kirurgjik më adekuat të kësaj sëmundje. Gjithashtu ne imazhet e ultratingujve do të shihet dhe analizohet muri i kolecistës sa është i trashë, a është i dëmtuar në kuptimin e rrezikut për perforacion dhe njëkohësisht shihet dhe analizohet përmbajtja e vet fshikëzës së tëmthit, sa ka bilë, sa ka lym, sa gurë dhe eventualisht a ka lëngë të lirë përreth.

Komplikimet e kolecistitit akut

Është një numër i madh i komplikimeve të kolecistitit akut kalkuloz i patrajtuar si duhet:
Hidropsi – është patologji e fshikëzës së tëmthit i cili zakonisht paraqitet te rastet kur kanali drenues i kolecistes duktus cistikusi mbyllet nga përmbajtja e kolecistes (gur). Kolecista në këto raste fryhet dhe klinikisht manifestohet me kolika te forta biliare kjo bën pjesë në grupin e patologjive urgjente të kolecistës që kërkon mjekim urgjent kirurgjik.
Empiema – është e njëjta patogjenezë me hidropsinë e lartshënuar por që dallon nga hidropsia, sepse këtu kemi prezencën e bakterieve purulente në bilë, kështu që gjendja klinike e të sëmurit është më e rënduar se sa te hidropsia ashtu paraqitet me kolika të forta biliare dhe me një temperaturë subfibrile (380 C), mjekimi konsiston në aplikimin e antibiotikëve dhe intervenimin kirurgjik .
Perforimi – është komplikimi më i avancuar, më i rëndë i kolecistës që paraqitet me simptomatologji të lartshënuar me shenja klinike të përmendura më parë. Perforimi mund të jetë perforim i lokalizuar që zakonisht vjen pas gangrenës së murit të kolicistës si pasojë e patologjive të përmendura. Si perforacion i lokalizuar simptomatologjia është e vrullshme klinika është e njëjtë me klinikën e sëmundjeve të lartshënuara, por gjendja e pacientit është më e rënduar. Perforacioni i lirë te kolecistiti akut si pasojë e inflamacioneve gangrenoze të kolecistës është patologji edhe më e rëndë në këto raste përmbajtja e kolecistës bila (tamthi) rrjedhë në hapësirën peritoneale dhe nëse nuk mjekohet mund të avancohet me një gjendje shumë të rëndë të organizmit që quhet peritonit biliarë.
Fistula kolecisto enterale. 2% të rasteve perforacioni i kolecistës komunikon direkt me organet e kavitetit abdominal, në këtë rast me zorrët e holla apo me zorrën e trashë,kështu që përmbajtja e kolecistës kalon drejt në zorrë. Në fakt ky është një mjekim spontan i kolecistitit akut kalkuloz por në fakt ky mjekim spontan është fistulë e krijuar mes rrugëve biliare dhe traktit digjestiv që padyshim është një patologji tjetër që po ashtu kërkon mjekim kirurgjik.Në disa raste gurët e mëdhenj të kolecistës pas penetrimit (depërtimit ) nga muri gangrenoz penetrojnë edhe në kavitetin murin e zorrës së hollë dhe mund të shkaktojnë obstrukcion (mbyllje) të zorrës së hollë, kjo është po ashtu patologji tjetër si komplikim i kolecistitit akut kalkuloz është ileus me natyrë biliare që kërkon gjithashtu intervenim kirurgjik.
Mjekimi
Kolecistiti akut kalkuloz përveç masave reanimuese infuzioneve, antibiotikëve, analgjetikëve, H2-bllokus, spazmoletikë. Të gjitha kolecistitet akute, mjekim definitiv e kanë intervenimin kirurgjik, i cili mund të jetë edhe intervenim kirurgjik me laparoskopi, me mundësi konvertimi dhe intervenim kirurgjik me metodën e hapur.
Masat parandaluese
Një prej obligimeve parësore të kujdesit infermierorë tek të sëmurit me rrugët biliare janë avancimi i masave parandaluese që ka për qëllim parandalimin e sëmundjeve të rrugëve biliare gjegjësisht fshikëzës së tëmthit. Si masë e parë parandaluese për prevenimin e këtyre sëmundjeve kishte me qenë mënyra e ushqimit pa yndyra dhe njëkohësisht aktivitet i shtuar fizik si parandalim i obezitetit. Si masë tjetër parandaluese është mjekimi adekuat dhe me kohë i sëmundjeve tjera inflamatore p.sh. Hepatitet, gastritet, pankreatitet akute dhe kronike të cilat në mënyrë sekondare shkaktojnë staze (ngadalësim)të pasazhës (rrjedhjes) të bilës në rrugët biliare. Po ashtu si masë parandaluese është edhe mënyra e jetës së shëndetshme që nënkupton ushqim dietal aktivitet i vazhdueshëm fizik.
Dhënia e terapisë
Çdo i sëmurë me këtë patologji ka nevoje për terapi adekuate,dhe sipas gjendjes klinike të të sëmurit i ordinohet terapia.Te sëmundjet akute të fshikëzës biliare është e nevojshme ordinimi i terapisë infuzive dhe varësisht nga simptomat klinike përcaktohet edhe kohëzgjatja e terapisë infuzive. Te të sëmuarit kronik ordinohet terapia orale edhe kjo terapi kordinohet nga simptomat klinike të sëmundjes.
Këshillat ndaj pacientit
Para intervenimit kirurgjik këshillohet që pacientit t’i ikë konsumimit të alkoolit, yndyrave, vezëve, për shkak se acidet yndyrore dhe kolesteroli shkaktojnë kolika biliare, gjithashtu preferohet që t’i ikin përmasave të tepërta të sheqerit. Pas intervenimit kirurgjik, në ditët e para preferohet sasi e vogël e lëngjeve (ujë, çaj, lëngje) që, dita ditës, kjo dietë shtohet me ushqime tjera, si p.sh. supë, pire, kos, etj.
Pas lirimit nga hospitalizimi, preferohet që pacienti të jetë aktiv (të lëvizë sa ma tepër) të shtojë shujtat e ushqimit, por sasia e ushqimit të jetë më e pakët, pa përmbajtje që shkaktojnë provokim të rrugëve biliare.

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar

Ja sa dënohet puna e detyruar!

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kjo nënë kosovare i krahason mjekët dhe infermierët në Neonatologji me engjëj

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia