Skip to main content
Protected by Copyscape

Infermierët, akuza mbi portalin e punësimit: S’ka transparencë!



Voltiza Duro  – Infermierë për Shqipërinë” është një portal nëpërmjet të cilit, punonjësit e shëndetësisë si infermierë, fizioter-apistë e teknikë imazherie apo laboratori mund të aplikojnë për një vend pune. Por men-jëherë pas publikimit të pikëve të grumbulluara në testim, jo pak kandidatë kanë shfaqur shqetësimet e tyre e madje kanë theksuar se ky portal punësimi nuk është transparent.


Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, kreu i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, Elson Jaçaj tregon se gara e këtij viti u shoqërua me pakënaqësi nga ana e konkurrentëve.
Publikimi i një liste, fshirja e saj dhe ripub-likimi i një liste tjetër me pikë më të ulta për të testuarit ka sjellë revoltën e këtyre të fun-dit. Sipas Jaçaj asnjëherë nuk është bërë i njohur komisioni i vlerësimit e madje edhe pse testi është elektronik, përgjig-jet nuk publikohen në mo-ment. Ai shton se vendet va-kante, nuk deklarohen aq sa janë në të vërtetë, por më pak, e kështu krijohen dyshime se punësimet bëhen me anë të ndonjë miku të fortë ose përmes sekserëve siç i konsiderojnë ata personat që i kon-taktojnë pasi mbarojnë testimin e u thonë tarifat se sa duhet të paguajnë për një vend pune.
Disa ditë më parë janë rezultatet e publikuar rezultatet e testimit të punonjësve të  që aplikuanshëndetësisë   rnëpërmjet  portalit “Infer miere për Shqipërinë”. Të tes tuarit  ngritën shqetësimin  e publikimit dy herë të listës pikëve. Sipas jush  ka ndodhur?
Po, në fakt, është e vërtetë që para pak ditësh u hap portali “Infermierë për Sh-qipërinë” për punësimin e in-fermierëve por si çdo herë i shoqëruar jo vetëm me pa-kënaqësi të konkurrentëve, por dhe me problematika të shumta. Kjo pasi nxjerrin një listë fituesish në adresën e portalit për konkurrentët pas disa orësh çuditërisht hiqet dhe nxjerrin një listë tjetër fituesish ku kishte shumë diferencë nga lista e parë. Kjo duke nisur që nga aplikantët që në listën e dytë shumica rezultonin me pikë më të ulta se tek e para (ndërkohë që du-het të ishte e kundërta) pasi e para është vlerësimi i dosjes së aplikantëve dhe e dyta është vlerësimi i provimit, pra mbledhja e të dyjave duhet të nxirrte një listë me pikë më të larta e jo në fillim të larta e më pas iu ulen pikët. Dhe më e çu-ditshmja ishte që në listën e dytë që doli rezultonin apli-kantë të rinj, pra që në listën e parë nuk figuronin e jo vetëm kaq, por rezultonin me pikë të larta pra fitues.
Sa transparent është ky portal punësimi dhe a bëhen vlerësimet në bazë të të meritës?
Jo vetëm në gjykimin tonë, por dhe numri më i madh i aplikantëve kanë shprehur pakënaqësi të mëdha për por-talin e sidomos për këtë vit, sepse askush s’e di se kush dhe si vlerësohen dosjet e tyre që mund të kenë besueshmëri (pasi asnjëherë nuk iu është bërë i njohur komisioni i vlerë-simit, nëse ka vërtet një komi-sion). E dyta pakënaqësi ësh-të pasi shumica e pyetjeve janë të njohura nga aplikantët e për çudi rezultojnë me pikë të ulta pasi mbarojnë testimin (ku theksoj që edhe pse është testim elektronik, përgjigjet në vend që të dalin sapo mbar-on testimi dalin shumë më vonë). Kjo ka ngritur shumë pikëpyetje tek të gjithë.
A ka aplikantë që janë ende në listë pritjeje nga vitie i kaluar?
Ka akoma aplikantë nga portali i kaluar që janë fitues e janë në listë pritje e për çudi kur ata interesohen zbulojnë që ai vend vakant që ishte i lirë, është zënë nga dikush tjetër që s’dihet se kush është e se si ka hyrë aty.
A kanë besim punonjësit e shëndetësisë te ky portal punësimi?
Në fakt, ne e kemi thënë me kohë që portali thjesht është një orientim për infermierët e teknicienët e tjerë të dinë se ku ka vende të lira pune edhe pse kohët e  fundit kemi vënë re që as ven-det vakante, nuk deklarohen aq sa janë në të vërtetë, por më pak. Pra, që këtu ngrihet dy-shimi (ose punësojnë në mënyra të tjera ashtu si dhe shumë aplikantë kanë dek-laruar që, nëse kanë ndonjë mik të fortë ose përmes sek-serëve siç i konsiderojnë ata personat që i kontaktojnë pasi mbarojnë testimin e u thonë tarifat se sa duhet të paguajnë për një vend pune). Ka raste kur vendet vakante lihen bosh me tendencë për ta rihapur disa herë portalin për të bërë show (gjasme sikur po punë-sojnë shumë veta).
Një tjetër shqetësim i ngritur nga punon-i ngritur nga punonjësit e shëndetësisë është dhe fakti që pas aplikimit janë punësuar larg vendbanimi të tyre.  A i shtyn kjo drejt largimit jashtë Shqipërisë?
Shumica e aplikantëve për të mos thënë të gjithë s’kanë më besim tek portali për punësim, por thonë ta pro-vojmë se s’kemi çfarë humbim, fundja sa kohë të jemi në Sh-qipëri të shpresojmë mos shi-jojmë pak punë sa të mbarojmë kurset e gjuhës e të ikim jashtë. Nuk e mohojmë që ka pasur dhe nga ata që janë punësuar përmes portalit por me një ndryshim: asnjë nuk është futur aty ku ka fituar siç pretendohet nëpër show-n e punësimit, por janë punësuar ku i caktojnë e sigurisht nga nevoja që kanë për pune nor-malisht që do të pranojnë.
Ka pasur dhe nga ata që janë punësuar shumë larg vendba-nimit të tyre e kjo ka sjellë pa-kënaqësi pasi mendojnë për sa kohë janë në Tiranë me banim dhe i caktojnë të punojnë në Vorë, Durrës ose Kavajë pse nuk marrin bonus, ashtu si mjekët, por i lënë po me atë rrogë ku vetëm shpenzime transporti harxhojnë gjysmën e rrogës. Pra, kaq të nëpërkëm-bur e të pavlerësuar janë in-fermierët në Shqipëri dhe pse bëjnë rreth 80% të punës në shëndetësi dhe janë pikërisht këta që sot po e mbajnë shën-detësinë në këmbë pasi shumë shpejt me largimet masive që po bëhen e me të drejtë, do jetë shumë vështirë një shërbim i mirë pas disa kohësh në vend.
Pas gjithë këtyre shqetësimeve të ngritura pranë shoqatës, ju a i jeni drejtuar instancave pergjegjese?
Arsyeja pse na kontaktojnë ne si shoqatë është fakti që na kanë cilësuar si zëri i vetëm i tyre që po i përfaqësojmë e po ju qëndrojmë pranë jo vetëm për rritjen profesionale, por dhe për çdo problematikë që kanë. Infermierët dhe jo vetëm, e kanë parë që në pak kohë kemi arritur të sjellim shumë ndryshime tek inferm-ierët duku iu zgjidhur problemet e tyre.
Ndërsa u shkruajmë institucioneve të tjera përgjegjëse, asnjë nuk na ësh-të përgjigjur asnjëherë; përkundrazi ka pasur një reagim shumë të ulët nga ata që e kanë për detyrë jo vetëm ti sqarojnë, por dhe ti orientojnë se si duhet të veprojnë për çdo gjë. Shpesh ne kemi rrezikuar shumë si Shoqatë, duke u parë me sy negativ nga ministria apo dhe të tjerë për faktin që ngremë zërin e në shumë ras-te pse zgjidhim problemet e infermierëve, por fundja ky ësh-të qëllimi ynë pse jemi krijuar. Ka dhe sindikata të shëndetë-sisë apo dhe konfederata që pa pëlqimin e vetë infermierëve i kanë cilësuar këta të fundit si anëtarë të institucioneve të tyre, por vetëm sa për t’u marrë lekë pasi asnjëherë nuk kanë reaguar për asnjë prob-lem që kanë pasur e jo më të kenë zgjidhur gjë.

Pra, sot ata thonë që çdo institucion ku drejtohen e ka derën e mbyl-lur, e kjo ka bërë që shumë prej tyre të humbasin shpresën për punësim në Shqipëri duke parë për t’u larguar diku jash-të. Kur i trajtojnë kështu infer-mierët e nuk u japin as mundë-si punësimi për kë po bëhen investimet në shëndetësi, go-dinat, aparaturat etj. kur të gjithë i kanë sytë drejt Gjer-manisë dhe Europës për të punuar e spitalet dita- ditës po boshatisen e braktisen nga in-fermierët???


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Gjermani: profesioni i mjekut më i paguar, paga shkon deri 120 mijë euro në vit

SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Dr.Bujar Gashi

Pse Oda e Mjekëve nuk reagon ndaj deklaratës së Milaim Zekës?

Profesionet më të ndërlikuara dhe më të vështira në botë

Dhunon mjekun, arrestohet 32 vjeçari

17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër

LIGJI PËR PAGA NË SEKTORIN PUBLIK, NUK PO I GËZON TË GJITHË

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat