Skip to main content
Protected by Copyscape

Ja cili është Kirurgu i suksesshëm shqiptar në Linz të Austrisë



Në dy dekadat e fundit diaspora shqiptare ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, jo vetëm me integrimin në vendet ku jetojnë, por edhe më ngritjen e nivelit të arsimimit. 
Nga radhët e saj tani mund të takosh kuadër me të gjitha nivelet e përgatitjeve shkollore, duke filluar nga Doktor të Shkencave, Magjistra, Inxhinier të diplomuar, Arkitektë, Menaxher, Mjek,  Gazetarë, Shkrimtarë, etj. 
Shqiptarët kanë talentin dhe aftësitë që njëkohësisht të jenë edhe Biznesmenë, Intelektual, por edhe Sportistë me renome botërore. Gjithashtu  ajo ka prodhuar vitet e fundit edhe Intelektual të kalibrit të nobelistëve të shquar botërorë.
Njëri nga këta shqiptarë të shquar gjendet në Linz të Austrisë.
Redaksia e takoi dhe biseduan gjerë e gjatë me të. Spitali i Linz-it nuk mund ta imagjinojë kuadrin e tij mjekësor pa Dr. Sabedin Mustafën. Ky mjek i dashur për të gjithë kolegët e tij, gjatë bisedës i vërtetonte të gjitha ato fjalë të mira, që dëgjuam nga drejtori i Spitalit dhe kolegët e tij.
Dr. Sabedini i takon gjeneratës së parë të mërgimtarëve. Ky është rasti më i mirë, se nëse punohet me vullnet dhe dëshirë mund të arrihen rezultate fenomenale, që për shumë njerëz në vendlindje janë të pabesueshme. Ai u lind në komunën e Rahovecit, pikërisht në fshatin Potoqan i ulët me 25.08.1972.Pas përfundimit të shkollës fillore nëBellacërk dhe Gjimnazit të mjekësisë në Prizren, me 1991 ai emigron në Austri.
Natyrisht më të ardhur në Austri, si çdo emigrantë kishte shumë plane për të ardhmen.Synimet e gjeneratës së parë, kanë qenë në përgjithësi çdoherë të kufizuara, synimi i tyre më shumë ishte që të ndjekin fatin në mërgim vetëm përkohësisht, për disa vite, për të krijuar kushte themelore për një të ardhme më të mirë në vendlindje, mirëpo Sabedini dëshironte patjetër të bëhet mjek.
Ai disa vite punoi si Infermier në spitalet e Linz-it dhe rrethinave, pastaj përfundoi shumë seminare dhe trajnime.  Siç tregon Sabedini, dëshira e madhe për të kontribuar në shërimin e njerëzve, ishte ajo që e shtyri të vazhdojë studimet në drejtimin e Ortopedisë, të cilin e përfundon me sukses në vitin 2008 në Insbruck.
Edhe si maturant kishte ëndërruar të bëhej mjek, mendonte të studionte në Tiranë ose në Prishtinë, por rrethanat e kohës e dërguan në një vend krejt tjetër, në mënyrë që krahas fitimit të përvojës së Infermierit,të diplomojë në Austri. Të jem i drejtë, thotë Sabedini, në fillim,si gjithë tjerët, i pata edhe unë vështirësitë e mia, në adaptim dhe integrim, sepse gjuha ishte e rëndësishme për një integrim të mirë, pastaj përshtatja me vetitë kulturore të vendasve ishte sfidë në vete. Pra, më shumë mendoja që me punën time familjes ti siguroja një jetë normale, se sa mendoja për studimet,por, asnjëherë nga mendimet nuk e kishte eliminuar dëshirën e diplomimit.
“Atëherë kur djali im fillojë shkollimin,  u zgjuan përsëri ato ndjenja të shkollimit dhe vendosa ti vazhdojë studimet. Për të financuar studimet në Insbruk, gjatë gjithë kësaj kohe punoja edhe punë tjera, si përkthyes, apo infermier.
Punën e Ortopedit dhe Kirurgut e bëjë me vullnet dhe dëshirë të madhe. Shumë pacient që kanë kaluar nëpër duar të mia, janë të lumtur me mua, asnjëherë nuk pata ankesa nga pacientët e mi” tregonte i lumtur Kirurgu Dr. Sabedin Mustafa.
Edhe pse nuk dyshon fare në kualitetin që mund të kenë mjekët kosovarë, ai mendon se studentët e mjekësisë duhet patjetër të dërgohen në vende tjera evropiane,për të këmbyer përvojat e nevojshme. 
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë thotë ai, u befasova për keq, në mënyrën e respektimit të vendit të punës dhe punës me pacient. Me kujtohet Manteli sterilë që përdorët në kirurgji, gjatë një operimi në Prizren ishte përvoja e parë e hidhur. Manteli kishte vrima, çdo gjë tjetër ishte, por sterilë nuk ishte, nuk dua ta kujtojë më shumë sepse po i bie që po kritikojë kolegët e mi në Kosovë, përkundrazi nuk dua të kritikojë asnjë, edhe ata kanë arsyet e veta.
Sikur të pyetej Dr. Sabedini për ndryshimet në mjekësinë kosovare, ai thotë se investimi i parë që do të bënte, do të ishte investimi në pajisje dhe inventar, pastaj dërgimi i stafit mjekësor në shtetet perëndimore,për të marr përvoja nga puna dhe kulturat tjera. Do të stoponte parregullsitë ekzistuese, si korrupsioni  dhe do të ju rriste pagat mjekëve, që mjeku të punojë në mënyrë të pastër dhe ku pacienti nuk do të paguante vizitën drejtpërdrejt mjekut.
“Më kujtohet kur unë së bashku me ndërkombëtarët punoja në Prizren, në vitin 2008 , një grua e moshuar ishte për vizitë tek ne, pas kontrollit që i bëmë, plaka e habitur u thonte me të madhe pacienteve tjerë, se është një mjek që flet shqip, një mjek shumë i mirë dhe i cili nuk kërkonte të holla. Kjo më kishte bindur se sa e vështirë është jeta në Kosovë për të moshuarit dhe për ata që nuk kanë mjete financiare, shprehet mjeku nga Linz-i.
Nëse me jepet mundësia thotë Kirurgu Dr.Sabedini, diturinë e fituar në Austri do ta ofroja edhe në vendlindjen time, në një formë ose tjetër. Ai kërkon që mjekët ta kenë respektin e merituar nga shteti, respekt i cili ka kohë që ju mungon. Dr.Sabedini dëshiron dhe e ka në zemër që rinia kosovare të ketë një perspektivë në vendlindje, prandaj apelon të te gjithë ata që mbajnë përgjegjësi që të punojnë fort e korrekt në ngritjen e mirëqenies dhe të shtetit ligjor.
Pastaj bashkatdhetarëve në Austri ju preferon mësimin e gjuhës gjermane, sepse nga aty fillon çdo integrim. Ne kemi shqiptarë, thotë ai, që edhe pas 30 viteve në mërgim nuk kanë arrit ta mësojnë gjuhën gjermane. Unë ju them atyre të përpiqen më shumë në integrim e arsimim dhe ti besojnë vetes, sepse cdo gjë është e mundur.

loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Emergjenca e QKUK-së mbingarkohet nga udhëzimet pa kritere

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Ky është sekreti i një lëkure të bukur dhe imuniteti të fortë

Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !