Skip to main content
Protected by Copyscape

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !


Janë  pacientët  ,  ndaj  janë  mjekët  dhe  infermierët .
Janë  mjekët  dhe  infermierët  dhe  pastaj  janë  administaratorët,  ekonomistët,  zëdhënësit,  zjarrfikësit.
Normalisht  kështu  do  duhesh  të  ishte,  por  a  është  kështu  në  ShSKUK ?
Ndonëse  ambulantat,  spitalet  dhe  klinikat  janë  shtëpia  e  mjekëve dhe infermierëve,  pra  vendi  ku  punojnë  dhe  “udhëheqin’’  me  punën  dhe  nga puna    e  tyre  gjenerojnë  të  ardhura  edhe për çirakët (  administratorët,  gazetarët,  ekonomistët,  zjarrfikësit,  etj),  pra  ata  që  duhet  të  ishin  infrastruktura,  por  kurrësesi  struktura  dhe  supertsruktura  e  tyre,  për  fat të  keq,   nën  udhëheqjen  e  drejtorëve  politikë,  të  katapultuar  nga të  “mëdhenjtë “ e  politikës  ,  për  të  përçuar  dhe  zbatuar me  besnikëri   prej  lakeu, “ politikën “ e  punësimit  të  militantëve  dhe  ilakave  të  tyre,  çirakët na  janë  ulur  në ballë  të oxhakut  të  institucioneve  shëndetësore,  duke  zënë vendin e  zotit  të  shtëpisë (  padronëve )  ,  pra    infermierëvet dhe mjekëvet,  duke  bërë që  personeli  shëndetësor,  të   shndërrohen   në  çirakë  të  tyre  dhe  punojnë  për  mirëqenien  e  tyre !  .
 Se kjo  është  kështu,  më  së  miri  na  e  shpërfaqë skandali  i  fundit  i  ShSKUK-ës,  ku  shohim se  personeli  i  administerës,  ata  me  shkolla  të  mesme,  me  ndonjë “ fakultet “  të  pasluftës,  me  korrespondencë, sepse  shumica  syresh  ndërkohë  që  “  studjonin”,  punonin si  teknikë  apo  infermierë mjekësorë,  u  “bën”  jurista   dhe  pastaj  u  pozicionuan  si   head  executorë,  head  administratorë  apo  head  doctor  specialista (oberartza !),  marrin  paga mujore    mbi  1200  e  1600  E (! ) ndërkohë  që  specialistët  me  shkollim  superior, me  maxhistratura  e  doktorata ,  u  shndërruan  në  çirakë  të  tyre  dhe  mezi   arrijnë një  pagë  prej  700 e  800  E ,  ndonëse   kujdestarojnë  24  orë,  nën  kushte  mizerabël dhe   ndeshen për çdo  ditë  me  vdekjen   dhe  për  çdo  ditë   shkëpusin  jetën  ,  nga  kthetrat  e  saj. Dhe  shih,  një  kujdestari  e  tyre  mezi  paguhet  nga  10  e  15  E  për  infermierët  ,  apo  30  e  50  ,  për  mjekët,  ndërkohë që një    “kujdestari “  e  një  administartori  ,  na  paguaka  edhe  230  E  dhe  marrkan kompenzime (  kujdestari ) edhe  990  E!.  Por  ,  kjo  nuk  ësht  e gjithçka . Çirakët  e  dikurshëm , që  sot  janë  padronët  realë  të    SHSKUK-ës,  ndonëse “ jurista”, ekonomista, zjarrfiksa   e  gazetarë,  duke  e  ditur  se  pagat  e  tyre nuk  mund  të  arsyetohen,  kanë  marrë  veprime     antiligjore , të  dënueshme,  duke i  dhënë  vetës  pozitat  e  head  doctor  specialistave  (  oberartz-ave gjermanë!),  të  head  executorëve  ,  të  head   administratorëve  ,  për  të  arsyetuar  pagesat  prej 800,  900 ,  1200 e  1600 eurove,  ndërkaq  që shefat  e  reparteve  klinike,  drejtorët  dhe  specialistat  e  ShSKUK-ës,  me 30  vjetë  shkollim  superior (  me  magjistratura e  doktorata),  që punojnë  mundimshëm e  në kushte  mizerabël, duke  kujdestaruar    24  orë, pa  kompenzime  adekuate (  nuk u paguhen  shtesat  për  punë  jashtë  orarit) ,  nga  3,4 e  5  të  tilla brenda  muajit,  me  30  e  40  vjetë  përvojë  pune,  nuk  arrijnë  as  1000 E  dhe  nuk  u  paguhen  kujdestaritë  e  plota ( meqë  nuk  paska  buxhet !) ,  janë  shndërruar  në  çirakë realë,  që punojnë  dhe  gjenerojnë të  ardhura për  padronët  e tashëm  të  tyre,   çirakët  e  dikurshëm !   E  gjithë  kjo  ngjanë  para  syve  dhe  nën  hundën  e  drejtorëve  të  katapultuar  politikisht,  pse  jo  të vendosur  aty  me  dekret  ,  për  t i  heshtur  dhe  fshehur  nga  syri  i opinionit,  sepse  gjyqtarët  dhe  prokurorët,  të  cilët  marrin paga  prej  2500 e  3000 E  dhe  u  indeksuan me  koeficientë  , nga  5.5  ,  gjer  më  9-të,  kinse  për  të  luftuar  korrupsionin,  kanë  futur  veshët  në  lesh  dhe  luajnë  lojën  kukamshefti !
Dhe  nuk  është  ky  i fundit  skandal i  ShSKUK-ës. Tashmë  ka  një  listë  “ të mjekëve  specializantë  të  biokimisë “  ,  të  cilët  ka  kohë  që  janë  bërë  specialistë,  disa  prej  tyre  madje  ka  që  kanë  lëshuar  vendin,  janë  jashtë  shtetit , me  vite  të tëra,  por  që  “realizojnë”  kujdestari  prej  565  E  në  muaj,  apo  të  tillë  që  realizojnë  nga  dy  herë   brenda  muajit,  kujdestari  prej  565  E  dhe  659  E ! E  megjitahtë nuk  “dihet “ se   ku  mbarojnë  këto  para  kujdestarishë  fantome,  por  që   mund  të  merren  me  mend,  ndërkohë  që Sindikata  ,  Prokuroria  do  duhesh  ta  hetonte  dhe  ta  shpërfaqte  para  opinionit,  se në  xhepa të  kujt  përfundojnë  këto  kujdestari  fantome,  apo  mospastrim  listash  “kujdestarie  të  specializantëve”,  që  tashmë  nuk  janë  specializantë,  ndërkohë  që  specializantëve  realë ,  u  paguajnë  vetëm  një  kujdestari  brenda  muajit ,ndonëse  realizojnë dy e  më  shumë,   për “ mungesë  buxheti”   !
Dhe ,  Federata  Sindikale  e  cila  do  duhesh  të  alarmohej  për  të  gjitha  këto  “çudira”  dhe  tashmë  ta  ngrinte  këtë  çështje  në  prokurori  e  kryeministri, bëhet  e  heshtur , si  një  pelë e  ngordhur  , ndonëse  kur  është  fjala  për  mjekët  e  infermierët  dhe  grevën  e  protestën e  tyre  të  ligjshme,  jep  instruksione për  masa  që duhet  ndërmarrë  menaxhmenti i ShSKUK-ës,  sepse  këto na  qenkan  jashtë  oraganizimit  sindikal,  si  e vetmja  e “ ligjshme “, për  organizime  të  tilla! Pra , Sindikata   e “ tyre”,  në  vend  që  të  mbrojë  anëtarët  e  vetë, të angazhohet  për  të  drejtat  dhe  mirëqenien  e  tyre, ndonëse  ata  derdhin  mbi  1000.000 E,  brenda  një  viti, në  arkën e  saj,  angazhohet  dhe  mjaftohet  me  rrogën  e  dyfishuar  të  specialistëve  të vetë,  në  nivel  të  shoferëve  të  ministrave,  pastruesëve  të  KEK-ut  e  të Postës,  duke projektuar kërkesen e  kirurgëve dhe  specialistëve  të ShSKUK-ës , për  pagë  4000 E  dhe duke  i  akuzuar    për  grevë  të  jashtligjshme, e  që “natyrshëm” duhet  ndëshkohen për këtë  shkelje  kaq  të  rëndë !
O  tempora, o  mores  do  të  thërrisnin  latinët  e  vjetër,  ndërsa  Krishti  do lutej  për  ta : “ O  Zot , fali  se  nuk  dijnë  se  ç  bëjnë “!
Jemi  institucioni shëndetësor  i  tretësorit,  për  shërbime  ,  por  jemi i  pari  për  keqpërdorime ,  alleshverishe,   punësime  dhe  prosperime nepotiste, klanore   e  partiake !  Jemi institucioni  më  në  zë  për  suspendime  e  shkëputje  kotratash  për  mjekët   më me pervojë  e  më  në  zë,  vetëm  për  “mungesa” 15-të  minutëshe apo  mungesa  të  paverifikuara  nga  puna,  dhe  në  këtë  aspekt, mund  t  ia  kalojnë  edhe  Bullaiqëve  e Tomanoviqëve,  anipse  Kuvendi   si  organ    ligjvënës,  të  cilit  i subordinohet  SHSKUK-ja, toleron edhe  mungesa  mujore  e  vjetore  të  deputetëve  e  grupeve  të  deputetëve !
Dhe  pas  gjithë  kësaj  të  vie  ndërmend “ Recitali i  Malësorit “ të  Migjenit  dhe  të  vie  të  bërtasësh : “ O  si  nuk  kam  një  grusht , të  fortë, t i  bie  mu  në  zemër  malit  që s  bëzanë…!” .
Dr. Sci . Isa Haxhiu, urolog

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Profesionet më të ndërlikuara dhe më të vështira në botë

Gjermani: profesioni i mjekut më i paguar, paga shkon deri 120 mijë euro në vit

17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër

Dhunon mjekun, arrestohet 32 vjeçari

LIGJI PËR PAGA NË SEKTORIN PUBLIK, NUK PO I GËZON TË GJITHË

Kushdo, herët a vonë, e ka një takim final me Doktorin dhe Perëndinë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat