Skip to main content
Protected by Copyscape

Mjekët e profesorët nuk mund ta fshehin pasurinë, detyrohen ta deklarojnë




Më 1 mars fillon afati një mujor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publikë.
 Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë po punon në ndryshime të ligjit për deklarimin e pasurisë. Me këto ndryshime planifikohet që profesorët universitarë, mjekët në spitale publike, inspektorët e hetuesit policorë të deklarojnë pasurinë e tyre.

 Ndërkohë me këtë ligj disa kategori që nuk fitojnë shumë nga buxheti i vendit, do të largohen nga lista. Nga 1 deri më 31 mars, është periudha kohore brenda së cilës zyrtarët publikë bëjnë të ditur pasurinë e tyre. Afër 5mijë zyrtarë, nga presidenti i vendit e më poshtë e kanë obligim ligjor deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në këtë institucion tregojnë për procedurat para fillimit të afatit për deklarim. “I marrim listat nëpër të gjitha institucionet dhe bëjmë një listë të përbashkët të cilën e publikojmë… jemi në fazën e mbledhjes së kësaj liste dhe jemi ende në kohë…”, ka thënë Afrim Atashi, Agjencia Kundër Korrupsionit. Por, kësaj liste parashihet t’i shtohen edhe zyrtarë tjerë publikë. Është Ministria e Drejtësisë ajo që ka inicuar ndryshime në Ligjin për Deklarimin e Pasurisë dhe Ligjin për Agjencinë Anti korrupsion prej vitit të kaluar. “E kom mendu që një listë e tillë duhet të rishikohet…”, ka treguar Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë Dyfishimin e numrit të atyre që do të deklarojnë pasurinë e konfirmojnë edhe në Agjencinë Anti Korrupsion. Profesorët në universitete, mjekët e spitaleve publike e inspektorët pritet t’i shtohen numrit të zyrtarëve që do t’i obligojë ligji të raportojnë për pasurinë e tyre. “Kemi mendime që edhe profesorë të universitetit, doktorët, mjekët në QKUK dhe spitale regjionale, edhe një numër i madh i inspektorëve…”. Ndërkohë planifikohet heqja nga detyrimi për deklarim nga disa kategori tjera.

Mes tyre pritet të jenë edhe rreth 960 asamblistë të Kuvendeve Komunale prej të cilëve më ligji nuk do të kërkojë kontrolle të pasurisë. Në institucionin që kryen këtë proces, thonë se parashikojnë edhe ndryshime në buxhet. “Rritja e punëtorëve, rritje e buxhetit… “ Një zbrazëti tjetër në ligjin aktual sipas Atashit mbetet edhe pjesa e hetimit të origjinës së pasurisë së deklaruar. “Hetimi i prejardhjes së pasurisë që deklarohet”. E të gjitha këto ndryshime, zyrtarisht do të fillojnë prej marsit të këtij viti. “Synimi im është që në fund të muajit mars, këto dy ligje t’i dërgohen Kuvendit…”. Marsi i vitit 2019 do ta gjejë Kosovës me ligj të ndryshuar për deklarimin e pasurisë.
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Emergjenca e QKUK-së mbingarkohet nga udhëzimet pa kritere

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Ky është sekreti i një lëkure të bukur dhe imuniteti të fortë

Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !