Skip to main content
Protected by Copyscape

Mjekët reagojnë ndaj shkrimit Hendbollisti i nënshtrohet 39 operimeve në Francë shkaku i operacionit të gabuar në Kosovë



Në emailën e Gazetës Shëndeti ka arritur një email në të cilët Mjekėt me anë të një reagimi përmes një shkrimi e sqarojnë shkrimin kundërthënës në disa media me titull "Hendbollisti i nënshtrohet 39 operimeve në Francë shkaku i operacionit të gabuar në Kosovë"

Shkrimi i plotë i Mjekëve


Reagim i Mjekëve ndaj shkrimit "Hendbollisti kosovar i nënshtrohet 39 operimeve në Francë shkaku i operacionit të gabuar në Kosovë" i cili u botua në disa portale.

Disa portale vazhdojnë luftën e ashpër kundër mjekëve duke kaluar pragun e arsyeshmërisë dhe duke arritur në kulmin e "çmendurisë mediatike" sa të vlerësojnë edhe operacionet kinse të gabuara të Mjekëve kosovarë.

Këto portale që ekzistojnë dyshime që kanë financime të dyshimta nga shtetet fqinje me qëllimin e vet që çdo komplikim mjekësor (që e njeh e tërë literatura botërore dhe që këto komplikime mjekësore mund të ndodhin edhe në qendrat më të avancuara të Mjekësisë botërore) t'a shëndrrojnë në "skandal mjekësor" që pacientët të mos mjekohen më në Kosovë por në shtetet në rajon. 

Këto qëllime shtetet në rajon si duket po ia arrijnë me financimin e portaleve dhe gazetave të ndryshme për të shkruar vazhdimisht kundër mjekëve kosovarë dhe poashtu po ia arrijnë me agjentët e ndryshëm të marketingut që vijnë në Kosovë dhe bëjnë marketing të dyshimtë dhe të qëllimshëm kundër personelit shëndetësor kosovar.

Si munden këto portale që gazetarët e të cilëve kanë kryer bujqësinë, filozofinë, "kokërrshpinologjinë" ose "badihavistikën" të vlerësojnë operacionet e Mjekëve. 

Çfarë mund t'i thuhet kësaj pos një reflektimi laik të skajshëm dhe një shprehje e urrejtjes patologjike ndaj Mjekëve.

Si munden disa gazetarë të shitur dhe të paskrupullt të shpifin ndaj Mjekëve dhe të vlerësojnë diçka që vetëm Mjekët mund t'a konceptojnë. 

Në çka u bazuan këto portale ose Gazeta virtuale që thonë se "operacioni i gabuar i  mjekëve kosovarë".A e kanë parë protokolin mjekësor të operacionit tek pacienti në fjalë, a i kanë konsultuar Kirurgët që realizuan operacionin, a kanë realizuar ekspertizë mjekoligjore, apo janë nga shtetet armike për të shpifur e trilluar ndaj Mjekëve Kosovarë.

Në  çfarë janë bazuar po shihet qartë...në qëllimin e caktuar..... mllefin e shfrenuar ndaj mjekëve dhe me shkrime të porositura nga njerëz të caktuar që urrejnë Mjekët me gjithë qenien e tyre dhe gazetarë që shiten për një "qebap të mykur".

Këta gazetarë të shitur të cilët dyshohet se familjarët e tyre ishin pjesë të shërbimeve sekrete të shteteve armike po vazhdojnë me urrejtjen e tyre ndaj Mjekëve Kosovarë dhe këta gazetarë nuk shkruajnë fare që me mijëra pacientë kosovarë po vdesin në shtetet fqinje të cilët shkojnë për të gjetur shërim por në fakt gjejnë vetëm vdekjen e tyre në Spitalet private dhe publike të këtyre shteteve fqinje.

Këta gazetarë të shitur nuk shkruajnë asnjëherë për sukseset e vazhdueshme të Mjekëve Kosovarë dhe tentojnë me çdo formë t'a izolojnë çdo sukses të Mjekëve Kosovarë.

Çdo ditë në çdo institucion shëndetësor në Kosovë shpëtohen me mijëra jetë dhe kjo askujt nuk i intereson përkundrazi këtë shpëtim masiv të popullatës e konsiderojnë si të pavlerë.

Dhe për fund ne Mjekët kërkojmë reagim nga Oda e Mjekëve të Kosovës në lidhje me shkrimet e ndryshme që po bëhen kundër Mjekëve Kosovarë në portale dhe gazeta të ndryshme.

Lexo edhe: Dyfytyrësia e disa Portaleve dhe Gazetave ndaj Mjekëve dhe Infermierëve



loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Spitalet Rajonale e mbingarkojnë QKUK-në me raste që kanë mundur të kryhen në ato Spitale

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Skandaloze: Pacienti nga Suhereka udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Prizrenit për kontrollë

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fruta të thata për meshkujt dhe arsyet

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Skandaloze: Emrat e pacientëve keqpërdoren për analiza nga ana e infermierëve dhe infermiereve

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !