Skip to main content
Protected by Copyscape

Mungesa e vitaminës D është shumë e përhapur dhe shumë e rrezikshme




Blerina Bombaj, dietologe
Ndërkohë që vitamina D po pakësohet, sëmundjet e rrezikshme po shtohen.
Kjo vitaminë i referohet një sërë përbërësish dhe klasifikohet si vitaminë (që tretet në yndyrë) dhe si hormone. Forma fisiologjikisht aktive e saj quhet “kalsitriol”, e cila është edhe forma hormonale e kësaj vitamine. Rrezet ultra violet te diellit, nxisin një proces që kthen substancën 7-dehidrokolesterol që gjendet në lëkurën tonë, në pro-vitaminen “cholecalciferol” ose ndryshe D3. Pro-vitamina D3 kthehet nga mëlçia dhe veshkat ne hormonin e shumëpërfolur së fundmi – “kalsitriol” (1,25-dihydrocholecalsiferol).
Suplementet ushqimor përmbajnë formën D2 ose D3. Ajo me e preferuara është forma D3, pasi ka efekt më të kënaqshëm në rritjen e vitaminës D në gjak.
Sa vitaminë D duhet të marrim në ditë?
  • Bebet deri 1 vjeç: 400IU (ose 10mikrogram)/ditë
  • Nga 1 deri në 70 vjeç: 600IU ose 15mikorgram/ditë
Nivelet e vitaminës D në organizëm
  • Mungesë: <12ng/ml (mund të çojë në rakitizem fëmijët e vegjël dhe në zbutje të kockave në të rritur).
  • Pamjaftueshmëri: >12 – 19ng/ml (e pamjaftueshme për mirëmbajtjen e kockave dhe shëndetin në përgjithësi).
  • E mjaftueshme: >20 – 49ng/ml (e mjaftueshme për mirëmbajtjen e kockave dhe shëndetin në përgjithësi).
  • Ndoshta e dëmshme: >70ng/ml
Përse duhet ta merrni seriozisht mungesën e vitaminës D?
  1. Pjesa me e madhe e indeve dhe qelizave të trupit të njeriut, kanë receptore për vitaminën D, dhe midis 200 – 2000gene kontrollohen prej saj. Ajo luan një rol kyç në ndërtimin e kockave dhe metabolizmin e tyre. Ajo është e përfshirë në metabolizmin e muskujve dhe mungesa e saj është lidhur me sëmundje të zemrës, hipertension, skleroze multipla, artrit, infeksione, autizëm dhe disa lloje kanceri. Sipas analizave të kërkimeve shkencore, marrja e vitaminës D me suplement mund të ulë vdekshmërinë.
  2. Vitamina D mund të pengojë shtimin e pakontrolluar të qelizave, kështu që një mungesë e saj mund të çojë në shtim të padëshirueshëm, një karakteristik kyçe e rritjeve kanceroze. Disa shkencëtarë kane vërejtur se mbi 17 tipe kanceri janë sensitive ndaj vitaminës D. Studimet kane treguar se doza 1400 – 1500mg Kalcium + 1100IU vitaminë D në ditë me suplement, kanë rezultuar në ulje të ndjeshme të gjithfarë lloji kanceri, në gra pas menopauzës. Gjithashtu, ulje të rrezikshmërisë se kancerit të zorrës së trashe kanë gjetur studiues të tjerë me doza 1000-2000IU/dite vitaminë D.
  3. Mungesa e vitaminës D është konstatuar te rrisë shanset e infarktit te miokardit dhe vdekshmërisë nga sëmundje kardiovaskulare.
  4. Nivele të ulëta të vitaminës D janë lidhur me rezistencë ndaj insulinës dhe diabet, si dhe prodhim të lartë të “reninës” nga veshkat me pasojë rritje të mundshme të tensionit arterial.
  5. Nivelet e pamjaftueshme të vitaminës D në gjak mund të lidhen gjithashtu me shëndetin mendor duke rritur rrezikun e sëmundjes se Alcajmerit.
  6. Vitamina D forcon funksionin e qelizave imunitare duke parandaluar kështu sëmundjet autoimunitare që po bëhen gjithnjë e me te rrezikshme. Doza plotësuese me suplement, rreth 2000IU në ditë, mund të parandalojë ndjeshëm shfaqjen e diabetit tip 1, në fëmijë të predispozuar për këtë sëmundje autoimunitare.


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Profesionet më të ndërlikuara dhe më të vështira në botë

17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër

Gjermani: profesioni i mjekut më i paguar, paga shkon deri 120 mijë euro në vit

Dhunon mjekun, arrestohet 32 vjeçari

LIGJI PËR PAGA NË SEKTORIN PUBLIK, NUK PO I GËZON TË GJITHË

Kushdo, herët a vonë, e ka një takim final me Doktorin dhe Perëndinë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Tejrritje e kërkesave së mjekëve dhe infermiereve për të ikur nga Kosova

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat