Skip to main content
Protected by Copyscape

Pafuqi dhe gërdi



Shkruan:Dr.Sami Uka

Ndjenja e pafuqisë vret. Pamundësia për të ndihmuar atë që ka nevojë ushqen ndjenjën më shkatërruese – pafuqin. Përballja e përditshme me kërkesa të tilla në esencë të arsyeshme të shterrë, të molis, të vret dalngadalë e ditë për ditë. Minatori që është shtrënguar të lëshojë vendin e punës, të marrë rrugën dhe pa njohur njeri ia mësyn zyrës së parë që hasë për të kërkuar ndihmë që të punësojë djalin e vet doktor që e ka shkolluar me 1001 sakrificë. Tash tre vjet i biri, doktor i martuar bredhë nga një qytet në tjetrin, nga një kontratë afatshkurtër në tjetrën, duke kërkuar punën e merituar pas viteve të gjata të studimit, në kushte të vështira dhe pa kurrfarë ndihme. I ati, duke parë trendin e punësimeve me lidhje dhe pa kurrfarë kriteri, ende ndjen obligim që ta ndihmojë të punësohet dhe i skuqur flakë kërkon ndihmë edhe nga një i panjohur që e takon për të parën herë. Qartë nuk e di si shkojnë këto punë, por lexon e dëgjon për nepotizmin e paturpshëm të pushtetarëve tanë kudo dhe ka marrë guximin që të bëjë atë që nuk di ta bëjë – të kërkojë ndihmë. Njësoj bënë edhe vajza e veteranit të vërtetë, studentja e shkëlqyeshme që për mbijetesë kërkon të punojë me kualifikimin e fituar me shkollë të mesme. Sa për të pasur një punë dhe ndihmuar familjen meqë nuk ka asnjë të punësuar derisa familjarët e pushtetarëve tanë mbajnë nga tre e katër vende pune njëkohësisht dhe paguhen nga e njëjta ‘kuletë’ shteti pa ndonjë ndalesë. Natyrisht këta janë kuadro të pazëvendësueshme. Nuk e mohon kush që jemi me fat që i kemi dhe që shkrihen duke punuar edhe 72 orë në ditë për të mirën e shtetit tonë.

Tablon e përditshmërisë e errëson plotësisht ajo që përballet me kancerin e burrit – mbajtësit të familjes dhe që në mungesë të sistemit të sigurimit shëndetësorë duhet të përballet me kërcënimin e varfërimit, si rezultat i pashmangshëm i përpjekjeve për mjekimin dhe shpëtimin e burrit. Pos dhimbjes dhe pafuqisë shkatërruese për të ndihmuar atë që është gjysma e saj, vet jeta e saj - duhet të përballet edhe me luftën e egër dhe të padrejtë për ekzistencë dhe ruajtje të vendit të punës. Lotët e saj dhe qindra e mijëra fatëkëqinjëve të ngjashëm duhet të vrasin ndërgjegjen e secilit që ka një grimë përgjegjësi për të sotmen dhe të nesërmen e shoqëris sonë. Përballë e pranë vuajtjeve të këtyre frymorëve, shkëlqimi i luksit të pushtetarëve tanë të pazëvendësueshëm është i gërditshëm dhe mbytës. Mos qofsha në lëkurën e tyre! Nuk thonë kot “më mirë të jesh i lënduar pa të drejtë sesa të lëndosh tjetrin pa të drejtë!” Vërtet e rëndë të jesh viktimë e padrejtësisë më të madhe por akoma më vrasëse është të jesh qoftë edhe autor i padrejtësisë më të vogël!

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Shqiptarja përfundon mjekësinë me notë 10, Gjermania do ta marrë në punë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Injeksionet dhe infuzionet që shkruhen në Ordinanca private po administrohen në ambulanta shtetërore

Njihuni me shkencëtarin shqiptar të neurologjisë në SHBA

Keni variçe në këmbë? Përdorni këto metoda për uljen e tyre

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!

Ja pse Vitamina B12 është e rëndësishme për organizmin tuaj!

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Shqiptarja përfundon mjekësinë me notë 10, Gjermania do ta marrë në punë

Mungesë e madhe e Specializantëve në QKUK

Kirurgu shqiptar ndër 100 Kirurgët më të mirë të botës

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Skandaloze: Injeksionet dhe infuzionet që shkruhen në Ordinanca private po administrohen në ambulanta shtetërore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë