Skip to main content

Përhapet virusi “Influenca A”, infektologët kërkojnë kujdesë



Tash e disa ditë është duke u raportuar se është rikthyer në Kosovë Virusi AH1N1 ose gripi i derrit. Por,  ketë e mohon Drejtori i Klinikës Infektive brenda QKUK-së, Hamdi Ramdani, ai tha se asnjë nga këta persona nuk janë të prekur nga Virusi AH1N1, por nga virusi Influenca A. 

Ai shtoi se gjithsej kanë qenë 120 raste në grup mosha të ndryshme, dhe 54 raste të rënda deri më sot.
“Klinika infektive që nga muaji nëntor-dhjetor kur është koha e sëmundjes epidemike sezonale e kësaj epidemie, Influenca quhet sëmundja akute epidemike sezonale, dhe ne kemi gjetur disa të dhëna se si është situata në këta 4 muajt e fundit. Dhe, gjithsej kanë qenë të vizituar 120 raste në grup mosha të ndryshme me regjione të ndryshme. Ndërsa raste me simptoma dhe shenja më të rënda ishin 54 raste deri më sot, të cilat raste është dashur të ndalen për trajtim për arsye se shëndeti i tyre ka qenë i rrezikuar, pasi që simptomat kanë qenë të rënda të  prekura nga frymorja, temperaturat e larta, këta të sëmur ishin gati edhe të pa lëvizeshim të lidhur për shtrati, d.m.th. kanë qenë raste të renda”.
Tutje Ramadani thotë se këta të sëmur janë të prekur nga Virusi Influenca A dhe jo AH1N1.
“Edhe te rastet e tjera në Kliniken Infektive nuk kemi të dhëna zyrtare se këta të sëmur kanë qenë të sëmur nga virusi AH1N1, ne krejt të dhënat i kemi se këta persona janë prekur nga virusi i Influencës A. Ne kemi kërkuar te këto raste të bëhet  obduksion por familjarët nuk kanë pranuar një obduksion të tillë. Sepse ne kemi qenë shumë të interesuar që ta vërtetojmë që përveç virusit A mos ka qenë edhe diçka tjetër”.
Tutje Drejtori i Klinikës Infektive përmendi edhe rastin në Gjilan që nga ky virus “Influenca A” humbi jetën një person,  pasi është paraqitur në klinikë shumë ditë me vonesë.
Gjithashtu tha se  nga ky virus kanë qenë të prekur edhe ata me diabet, nga zemra, sistemi nervor.
“Të gjitha këto raste janë lëshuar nga Klinika Infektive që janë mjekuar si influenca A me sëmundje kronike të ndryshme disa kanë qenë me diabet, nga zemra të prekur disa nga sistemi nervor dhe problemi kronike obstruktive, por që kanë qenë të prekur nga virusi A ose Influenca A dhe jo nga AH1N1”.
Poashtu Drejtori thotë se për momentin në klinikë janë duke u trajtuar 13 raste nga sëmundja e Influencës A,  dhe simptomat e tyre kanë filluar të hiqen.
“Situata për momentin në Klinik janë duke u trajtuar 13 raste nga sëmundja e gripit ose Influencës A të gjitha këto raste për fat janë në gjendje të mirë shëndetësore, simptomat kanë filluar të tërhiqen, dhe shpresojmë që në ditët në vijim do të dalin me gjendje të mirë shëndetësore”.
Ai ka treguar që ka edhe bashkëpunime me spitale rajonale duke thënë se edhe Gjilani është i prekur me virusin Influenca A.
“Ne kontaktojmë kemi informata edhe për Gjilan, por nuk kam informata të sakta nëse në Prizren është ndonjë rast i rënd, por kur të shfaqet ne na lajmërojnë dhe e kemi atë bashkëpunimin, por deri me tani Prizren  nuk ka paraqitur ndonjë rast, kurse Gjilani po dhe është i njëjti virus Influenca A.”.
Ndërsa diagnoza e sëmundjes është e lehtë nëse paraqiten me kohë.
“Diagnostika e sëmundjes është shumë e lehtë por në raste me peshë të rend marrim masa për ta vërtetuar virusin a është virusi A apo B”, përfundoi Ramadani./arbresh.info/
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni - Themelues i Kirurgjisë moderne kosovare

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

Arsim Gërxhaliu ironizon me mjekët kosovarë: Kështu mbrohemi nga koronavirusi, jo me maska siç bëni ju!

Kontratat me OJQ-të janë shfrytëzuar për të punësuar staf shëndetësor në QKMF

Dr.Hatixhe Latifi-Pupovci: Jemi duke përjetuar stres nga e mira

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit