Skip to main content

Pija që zgjat jetën – Ushqimi më i shëndetshëm i shekullit



Keni dëgjuar për kefirin? Bëhet fjalë për një produkt unik bulmeti, një nga më të pasurit me probiotikë në të gjithë planetin. Kefiri ka një emër unik me prejardhje nga fjala turke “keif”. Sipas të dhënave të AgroWeb.org për shekuj të tërë, kefiri është përdorur në mjekësinë popullore evropiane dhe aziatike. Tani, ai njihet si një nga ushqimet më të shëndetshme të shekullit të 21 dhe në Shqipëri gjendet në supermarkete. Ai është shumë i pasur me probiotikë dhe përbërës aktivë të mirë për stomakun. Ai përmban 30 lloje të baktereve të mira që ndihmojnë kundër tumoreve, baktereve, qelizave kancerogjene e të tjerë.

Çfarë është kefiri?

Kefiri është qumësht i fermentuar që ngjan dhe shijon njësoj si kosi. Sipas të dhënave të AgroWeb.org fermentimi arrihet duke kombinuar qumështin me kokrrizat e kefirit dhe duke i mbajtur në frigorifer për mbi 24 orë. Kefiri bëhet me lloje të ndryshme qumështi dhe ka nevojë për kokrriza të gatshme që mund të blihen në supermarket dyqanet me produkte bio. Këto kokrriza (prej fare bulmeti dhe bakteresh të mira) janë organizma të gjalla me profil unik. Ato janë një masë xhelatonize e butë e përbërë nga proteina lipide, poisakaride e të tjerë dhe shërbejnë si farë për zënien e kefirit. Këto kokrriza që formojnë një lëmsh të bardhë ose të verdhë mund të përdoren një jetë të tërë përsa kohë ruhen në kavanozë qelqi të mbuluar me qumësht.

Llojet e kefirit

Kefirin mund ta gjeni në lloje të ndryshme dhe kombinohet me mjaltë, arra, barishte, perime, fruta çokollatë. Llojet kryesore të kefirit janë: ai i thjeshti me qumësht, kefiri me ujë, kefiri me ujë are kokosi, ose kefiri me lëng frutash. Këto lëngje shtohen gjatë procesit të fermentimit.

Si konsumohet kefiri

Shija e tij është e athët dhe ia kalon kosit. Ajo  përshkruhet si një kryqëzim mes qumështit dhe kosit. Megjithatë, shija mund të ndryshohet në varësi të kohës së fermentimit. Kosi hahet me lugë, ndërsa kefiri pihet.

Vlerat shëndetësore të kefirit

Vlerat e kefirit janë të pafundme, dhe për rrjedhojë mjekë të ndryshëm e kanë renditur kefirin në listën e produkteve më të mira të bulmetit  bashkë me kosin.

Probiotikët

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun. Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi. Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm. Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75% e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.

Burim kalçiumi

Kefiri përmban shumë kalçium dhe vitamin K2, dy përbërës të rendësishëm për eshtrat që parandalojnë rrezikun e fakturave me 81 përqind.

Ndjeshmëria ndaj laktozës

Kefiri përmirëson tretjen dhe pakëson ndjeshmërinë ndaj laktozës dhe problemet me tretjen e saj. Ky përmirësim është më i fortë në rastin e kefirit se se tek kosi.

Sëmundjet nervore

Kefiri rekomandohet të përdoret kundër sëmundjeve nervore, sklerozës dhe pagjumësisë.

Anemia

Mjekët rekomandojnë konsumimin e një litri kefir në ditë kundër anemisë.

Bronkiti

Sëmundje si bronkiti, azma, problemet me zorrën e trashë kërkojnë trajtim me gjysëm litri kefir në ditë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane

Vakitë në QKUK

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Shuhet Prof. Dr. Safet Beqiri

Kirurgu i famshëm dhe inovator: Koronarovirusi shumë shpejtë do të vij në Kosovë

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

Ja deri kur shtyhet pezullimi i Ligjit për zyrtarët publikë

Rrahet mjeku në Gjilan, i dyshuari e sulmon pasi e dërgon gruan për kontroll

Vdes kryekirurgu si pasojë e virusit, mediat: mjekët që vdesin konsiderohen martirë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia

Koronavirusi, mesazhi kuptimplotë nga një infermiere italiane

Vakitë në QKUK

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Drejtori i ShSKUK-së ua ndalon punëtorëve shëndetësorë të kërkojnë pagën jubilare

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit