Skip to main content
Protected by Copyscape

Portali “Infermierët për Shqipërinë” manipulon listën e fituesve



Aplikantët në portalin “Infermierët për Shqipërinë” denoncojnë në gazetën “Shekulli” se si u janë hequr pikët dhe në listat e fituesve janë përfshirë persona që nuk kanë qenë kandidatë. Shumë prej tyre janë shpallur fitues në listat e para dhe në të dytat humbës. Ministria e Shëndetësisë nuk reagon
Punësimi nëpërmjet portalit “Infermierët për Shqipërinë”, është dështimi i radhës i qeverisë. Me qindra aplikantë të cilët dorëzojnë dosjet dhe i nënshtrohen provimit, tregojnë se si pikët e tyre ndryshojnë dhe shpallja e listës së fituesve nuk është e njëjtë me ato të dala një ditë më parë. Aplikantët e rretheve të ndryshme, po ashtu edhe të kryeqytetit, kanë denoncuar rastet e tyre në gazetën “Shekulli”. Ata janë shprehur të zhgënjyer se portali nuk funksionon në bazë të meritokracisë. Sipas tyre janë punësuar vetëm ata persona, të cilët kanë paguar lekë ose janë pjesë e forumeve të Partisë Socialiste. Aplikantët shkojnë edhe më tej me akuzat, teksa thonë që shumë prej fituesve nuk kanë qenë të pranishëm në provim dhe janë shpallur fitues.
Dëshmitë
Jurgena Lila ka aplikuar për infermiere mami në qarkun e Durrësit, ku thotë se portali është një fasadë e shpifur, ku mungon transparenca dhe meritokracia. “Kam aplikuar për qarkun e Durrësit, dhe më kanë ndryshuar listat. Aplikimi ishte deri në 31 dhjetor. Si fillim më kanë kalkuluar gabim mesataren, e cila është me presje dhjetore. Pas kësaj ankese, më njoftojnë se ka dalë lista përfundimtare, e cila përbëhej nga 22 aplikantë. Ndërkohë, ditën e provimit ishin afishuar emra të cilët nuk ishin në sistem. Nga 22 aplikantë, doli lista me 32 persona. Në ambientet e klasës iu nënshtruan provimit 22 persona, kurse në sistem dolën 29 fitues, po ashtu ishin emra të cilët nuk kanë qenë në dosje. Pas përgjigjes së ditës së parë, kur e shikoj sërish portalin, ditën e dytë ka ndryshuar renditja dhe janë shtuar emra të cilët nuk ishin një ditë më parë. Më saktë, ndryshimi ka ndodhur brenda një nate”, u shpreh Jurgena. Më tej ajo shton se këtë rast e ka denoncuar edhe te ministrja e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu, por nuk i është përgjigjur. Po ashtu thotë se e ka ankimuar rastin e saj dhe deri më tani nuk ka marrë asnjë reagim. Amarelti Prenga ka konkurruar në qarkun e Lezhës për ‘Teknik Laboratori’, në listat e para është shpallur fitues, ndërkohë në listën e dytë rezulton humbës, duke u zëvendësuar me emra të personave të cilët nuk i janë nënshtruar provimit.
Orjada Todhe tha për “Shekulli”-n, se ka aplikuar në qarkun e Tiranës dhe atë të Gjirokastrës. Ajo thotë se ditën e parë doli fituese me 50 pikë dhe më pas iu ndryshuan pikët. “Dhashë provimin të shtunën që lamë pas, në fillim dola me 50 pikë së bashku me dy vajza të tjera. Pas dy orësh e kishin përditësuar listën dhe kisha 45 pikë. Ndërkohë, disa persona me 20 pikë i kishin çuar 50. Janë duke u tallur me ne dhe po na bëjnë padrejtësi të mëdha”, tha ajo. Për Valbona Stanin, portali është një mashtrim dhe nuk ka aspak transparencë. “Është portali i mashtrimit të pushtetarëve, të gjithë servilët dhe ata që kontribuuan në xhepat e tyre u vlerësuan me pikë të larta mbi 50, ndërsa pjesa tjetër u vlerësuan me nga 40. Pjesa tjetër nën 40 pikë kanë rezultuar të paaftë. Nuk ka transparencë as nga mënyra e zhvillimit të provimit, as menaxhim, as korrigjimi i tezave. Me këto nivele tezash që u zhvillua ky portal si për infermierët dhe mamitë ishte me njohuri bazë pa nivel vështirësie për një student që ka bërë Bachelor dhe Master. E bukura e gjithë kësaj është se askush nuk i merr parasysh kërkesat dhe denoncimet tona”, përfundoi ajo.
Problemet teknike në portal
Rastet e denoncimit të mbërritura në gazetën “Shekulli” janë të shumta. Ajo që vihet ré, është se në çdo rreth portali nuk funksionin në bazë të meritokracisë, ashtu siç është premtuar nga qeveria. Aplikantët janë përballur me probleme të shumta edhe sa i takon anës teknike. Të interesuarit kanë pasur probleme me plotësimin e dokumentacionit. Ardit Metra thotë për “Shekulli”-n se gjatë aplikimit nuk ka pasur një opsion ku ngarkohet dosja “Në ditën fundit të shkruajnë një e-mail, 2-3 orë përpara se të mbyllet aplikimi që të plotësohet dosja, ndërkohë nga ngarkesa që ka, ato momente nuk mund të rregullosh asgjë sepse sistemi nuk i ruan. Për më tepër i shkruan e-mail që të të ndihmojnë për ndonjë nevojë dhe askush nuk e merr mundimin të kthejë përgjigje”, tha ai.
Instancat heshtin
Gazeta “Shekulli”, lidhur me mënyrën e punësimit në portalin “Infermierët për Shqipërinë”, kontaktoi përgjegjësin e këtij portali, Dritan Ulqinakun, i cili nuk iu përgjigj shqetësimit dhe akuzave të aplikantëve. Po ashtu, kontaktuam edhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila nuk iu përgjigje pyetjeve. E njëjta situatë referohet edhe nga aplikantët, të cilët i kanë denoncuar padrejtësitë e tyre në adresën e ministres, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Infermierët thonë se e gjithë kjo situatë po i nxit të ngrihen në protesta për të kërkuar të drejtat e tyre. Sipas aplikantëve, mënyra se si po trajtohen në vendin e tyre, i shtyn ata nga dita në ditë të largohen jashtë vendit. Kujtojmë se vetëm për vitin 2018 numri i infermierëve që janë larguar nga Shqipëria është 5600. Këto shifra janë bërë publike nga Shoqata e Infermierëve. Mos trajtimi me dinjitetet ndaj këtij profesioni, kushtet e vështira të punës dhe mënyra e përzgjedhjes së saj, i detyron këta të fundit të largohen.
Jaçaj: Portali jashtë logjikës së punësimit
Si kreu i Shoqatës së Infermierëve, si e keni parë punësimin nëpërmjet portalit?
Në fakt për hir të së vërtetës kemi qenë skeptikë që në lançimin e tij, pasi duke parë realitetin ku jetojmë dhe punojmë si dhe duke qenë vetë punonjës ishte e pritshme që kjo mënyrë punësimi nuk do ishte dhe nuk është mënyra më e mirë dhe më e drejtë për punësim. Portali shpesh është vetëm një orientim për të ditur aplikantët se ku ka vende të lira punë ku edhe kjo shpesh nuk është e vërtetë pasi nuk deklarohen vendet reale të lira.
Më dijeninë tuaj sa është numri i aplikantëve?
Kur u lançua portali ishin mbi 4 mijë aplikantë për rreth 400 vende pune. Ne e dimë që çdo vit diplomohen e licencohen mbi 1200 infermierë dhe profile të tjera. Portali edhe ato pak herë që është hapur ka qenë me vende të pakta pune, pra mund ta themi që numri i aplikantëve është sërish në të njëjtat shifra ose më tepër.
A ju kanë referuar probleme aplikantët?
Që kur është hapur, por ndoshta fillimi i saj ishte i kuptueshëm që për shkak të fluksit e mbingarkesës shpesh krijonte paqartësi për aplikantët apo kishte probleme të tilla, që i njëjti aplikant rezulton disa herë fitues, por me pikë të ndryshme e kjo bën të lindë një dyshim në lidhje me transparencën e përzgjedhjes së fituesve. Ka probleme me vlerësimin e dosjeve të fituesve dhe me shume nga pyetjet e pjesës së testimit që ose janë të formuluara gabim ose përgjigjet e pyetjeve nuk janë të sakta.
Kush janë problemet që hasin më së shumti?
Problemet e para nisin që me informimin e portalit se kur hapet e sa vende të lira ka për çdo qark. Me pas shpesh hasin probleme me ngarkimin e dokumentacionit në portal, ku edhe pse ata vendosin çdo dokument të nevojshëm u thuhet që nuk është i plotë apo ka mungesë dokumentacioni. Më pas disa njoftohen nëpërmjet telefonit e disa të tjerë përmes e-mailit. Një problem tjetër është informimi i vendit dhe orës së provimit. Më pas problemi më i madh është dalja e rezultateve, ku në fazën e parë dalin me pikë më të larta se në fazën e dytë. Ndërkohë, duhet të jetë e kundërta, duke qenë se faza e dytë është vlerësimi i dosjes bashkë me vlerësimin e provimit.
Cilat kanë qenë sugjerimet e shoqatës për minimizimin e problemeve?
Duke qenë të paqartë në lidhje me vazhdimësinë e procedurave për rishikim të vlerësimit të aplikantëve apo ankimimit për parregullsi në vlerësim u kemi sugjeruar që të kërkojnë takime me personat përgjegjës për problematikat e tyre. Edhe pse aplikantët shkruajnë në adresat e duhura nuk marrin përgjigje nga asnjë. Tjetra është që duhet të bëhen grup e të kërkojnë të ketë një komision rivlerësimi për ta ose dhe për t’i sqaruar për të qenë të qartë për rezultatet e tyre. Ne që në fillim kemi qenë dhe do vazhdojmë te jemi pranë dhe bashkëpunues me çdo aplikant apo dhe me vetë Ministrinë përkatëse për një zgjidhje të kësaj situate e cila për fat te keq përsëritet në çdo hapje për konkurrim. Unë di të them që është për të ardhur keq kjo mënyrë e trajtimit të infermierëve duke parë që shumë prej tyre po largohen.
Burimi: Gazeta Shekulli


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

Ja sa dënohet puna e detyruar!

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Kirurgët nuk e ndalin grevën por e pezullojnë deri në muajin maj

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kjo nënë kosovare i krahason mjekët dhe infermierët në Neonatologji me engjëj

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia