Skip to main content
Protected by Copyscape

Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit


 rreziku nga ushqimi, kanceri,sëmundjet kardiovaskulare, neoplazmat malinje, diabeti, Arterioskleroza, sëmundjet e zemrës , sëmundjet kardiovaskulare kolesterolit kolesteroli në gjak , sëmundjet vaskulare. Yndyrërat e peshkut, Peshku, prostaglandinat mungesa e hekurit, anemitë sideropenike Konsumimi i tepërt i kripës rritja e tensionit arterial, kanceri i gjirit, kanceri i prostatës, kanceri i pankreasit, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i endometriumit kanceri i vezoreve konsumimi i rritur i lipideve, kanceri i lukthit , kanceri kolorektal, efekte antikancerogjene, substancat antioksidante, Vitam

Studimet epidemiologjike tashmë kanë filluar të studiojnë dhe analizojnë ushqyerjen maternale përmes monitoringut fetal dhe studimeve prospektive te fëmijët me asocimin e proceseve në uterus dhe jetën postuterine (mbas lindjes) si dhe proceset në moshë më të rritur.Njohuritë për lidhjet që egzistojnë në mes ushqimit dhe shfaqjes së ndonjë sëmundje në moshën adulte si psh. sëmundjet kardiovaskulare, neoplazmat malinje, diabeti, janë sfidë për hulumtime të mëtutjeshme shkencore dhe aktivitete preventive për identifikimin e hershëm të rrezik-faktorëve dhe situatave të ndryshme.
Arterioskleroza dhe pasojat e saj- sëmundjet e zemrës dhe ato kardiovaskulare rriten me rritjen e konsumimit të acideve të ngopura yndyrore dhe kolesterolit ku vjen deri te rritja e nivelit të kolesterolit në gjak , që paraqet faktor-rreziku shumë të rëndësishëm për shfaqjen e këtyre sëmundjeve. Kaloritë e tepërta që shkatojnë mbishëndoshjen gjithashtu e rrisin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Nga ana tjetër me rritjen konsumit të ushqimeve që përmbajnë fibra, sidomos të fibrave hidrosolubile (pektinës) e zvogëlon koncentrimin plazmatik të kolesterolit dhe si rrezultat i saj e zvogëlon rrezikun nga arterioskleroza dhe sëmundjet vaskulare. Yndyrërat e peshkut e ulin rrezikun nga këto sëmundje. Peshku përmban acide të pangopura yndyrore nga të cilat në organizmin e njeriut formohen prostaglandinat që kanë aftësi për të ulur agresivitetin e trombociteve duke zgjeruar enët e gjakut.
Studimet epidemiologjike tregojnë që në disa vende mungesa e hekurit dhe anemitë sideropenike janë problem specifik nutritiv sidomos te fëmijët nën moshën 5-vjeçare dhe gratë shtatzëna me kushte të rënda socioekonomike. Nga të dhënat per determinimin e vitaminave A dhe E, statusi me këto vitamina te fëmijët parashkollor tregon dallime sinjifikante te fëmijët obez, fëmijë të kequshqyer dhe fëmijë që jetojnë në kushte të rënda socioekonomike.
Konsumimi i tepërt i kripës në ushqime mund të shkaktojë rritjen e tensionit arterial.
Disa lloje të neoplazmave malinje si kanceri i gjirit, i prostatës, pankreasit, zorrës së trashë, endometriumit dhe vezoreve janë të lidhura me konsumimin e rritur të lipideve;
Konsumimi i rritur i kripës e rrit rrezikun nga kanceri i lukthit , kanceri kolorektal dhe i gjirit janë të lidhura me marrjen e mangët të fibrave ushqyese.
Është konstatuar që efekte antikancerogjene kanë substancat me veti antioksidante- Vitamina A, karotina, vitamina C, Vitamina E, seleni.

Osteoporoza është pasojë e marrjes së mangët të kalciumit dhe vitaminës D me ushqim dhe posaçërisht manifestohet gjatë zhvillimit dhe rritjes intensive në fëmijëri, dhe te gratë në periudhën e menopauzës.

Gusha endemike dhe simptomat e tjera në lidhje me mungesën e jodit janë pasojë e marrjes së sasisë së vogël të jodit me ushqim si dhe disa mikroelementeve si psh. mangani dhe magnezi.
Obeziteti që eshtë faktor rreziku kryesor për shumë sëmundje, diabetin joinsulinovartës, hipertoninë, infarktin e miokardit, disa lloje të kancereve etj. lidhet me konsumimin e tepërt të ushqimit me vlera të larta energjetike.
Konstipacioni ose sëmundja e kapsit dhe divertikuloza e zorrës së trashë mund të pengohen nëse në racionet ditore futet ushqimi i pasur me fibra.

Si faktor të rëndësishëm rreziku për rritjen e mortalitetit(vdekshmërisë) dhe morbiditetit(sëmundshmërisë) nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut përveç faktorëve që përmendem më lart, shumë autorë e potencojnë mungesën e aktiviteteve sidomos te grupet vulnerabile(të cënueshëm,të dobët).

 rreziku nga ushqimi, kanceri,sëmundjet kardiovaskulare, neoplazmat malinje, diabeti, Arterioskleroza, sëmundjet e zemrës , sëmundjet kardiovaskulare kolesterolit kolesteroli në gjak , sëmundjet vaskulare. Yndyrërat e peshkut, Peshku, prostaglandinat mungesa e hekurit, anemitë sideropenike Konsumimi i tepërt i kripës rritja e tensionit arterial, kanceri i gjirit, kanceri i prostatës, kanceri i pankreasit, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i endometriumit kanceri i vezoreve konsumimi i rritur i lipideve, kanceri i lukthit , kanceri kolorektal, efekte antikancerogjene, substancat antioksidante, Vitamina A, karotina, vitamina C, Vitamina E, seleni, Osteoporoza, vitamina periudha e menopauzës. Gusha endemike, mungesa e jodit mikroelementeve, mangani dhe magnezi, Obeziteti, diabeti joinsulinovartës, hipertonia, infarkti i miokardit, Konstipacioni, sëmundja e kapsit, divertikuloza e zorrës së trashë mortaliteti(vdekshmëria), morbiditetitsëmundshmërisa), sëmundjet e qarkullimit të gjakut, aktivitetet fizike


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Profesionet më të ndërlikuara dhe më të vështira në botë

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër

Zvicër: 1 në 10 pacientë, të dëmtuar nga trajtimi mjekësor

Zvicër: Mjekët fitojnë miliona, invalidët i shpallin të aftë për punë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Mesazhi i mjekut milioner që vdiq nga kanceri: Paratë nuk sjellin gëzim…

Kushdo, herët a vonë, e ka një takim final me Doktorin dhe Perëndinë

Shifrat alarmante, Elson Jacaj: 7 mijë infermierë të larguar në total

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Tejrritje e kërkesave së mjekëve dhe infermiereve për të ikur nga Kosova

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat