Skip to main content
Protected by Copyscape

Si të shërojmë spondilozën e qafës?



- Nëse keni dhembje të vazhdueshme të qafës, krahëve, shpatullave, duarve, e nganjëherë edhe kokës, ju mund të identifikoheni me “Spondilozën Cervikale”.
- A jeni lodhur nga dhembjet e vazhdueshme të qafës, krahëve, shpatullave, duarve, e nganjëherë edhe kokës?! A janë bërë tashmë të padurueshme këto dhembje, sidomos kur shoqërohen me mpirje të krahëve, duarve e gishtërinjve, shtangim dhe kufizim të lëvizjes së qafës. Për më tepër, a po ju shpeshtohen gjithnjë e më shumë marramendjet dhe çorientimet në hapësirë (sidomos kur e ulni apo e ngritni kokën)?!
Nëse e gjeni veten në mesin e këtyre simptomave, ju jeni një kandidat/serioz/ për t’u diagnostikuar me “Spondilozën Cervikale” famëkeqe.

-Në këtë rast, lajmi i mirë është se këto gjendje nuk paraqesin rrezik serioz, drejtpërsëdrejti kërcënues për jetën tuaj, por lajmi i keq është se pasojat e këtyre gjendjeve mund të jenë shumë më të këqija se sa duken. Për atë që se ka provuar kurrë, e gjithë kjo tingëllon si një makth i pabesueshëm, apo thjesht një ekzagjerim nga një imagjinatë shumë e zhvilluar e disave! Por fatkeqësisht, dhembjet e qafës janë gjithmonë sfilitëse e dërrmuese, që jo rrallë mund të qojnë deri në shfaqjen e elementeve depresive te personi që vuan. E të mos flasim për paaftësitë për jetë e punë të pavarur që i shkaktojnë njeriut.
-  Njëri prej gabimeve më të mëdha që e bëjnë shumica e mjekëve është trajtimi i Spondilozave cervikale vetëm me terapi simptomatike. Por sa është zgjidhje kjo, mund ti pyesni të gjithë ata që e kanë provuar një gjë të tillë! Disa orë deri në disa ditë do të ndiheni më mirë, ndërsa më vonë prapë do të kthehen dhembjet dhe shenjat e njëjta.
Apo edhe më keq, ka raste kur spondilozat dinë të japin dhembje koke të vazhdueshme, duke bërë që mjeku t’ju dërgojë për ekzaminime të metalizuara të trurit dhe pasi gjithçka del mirë, atëherë kur s’di ç’farë diagnoze tjetër të japë, të emërtojë sëmundjen si migrenë. Por përvoja na mëson që, jo çdo dhembje e kokës është migrenë.
- Pra, çfarë të bëjmë?! Për të mos hyrë në përshkrim të sëmundjes, vlen të theksohet që ky problem është sëmundje që nuk shërohet një herë e mirë, por që mund të zvogëlohet deri në maksimum, në shkallë të tillë që të mos shkaktojë probleme në të ardhmen, ose të paktën problemet e shfaqura të jenë gati se të pavërejtshme.
Metoda më e mirë që pasi të jeni diagnostikuar me Spondilozë Cervikale është që të fillohet me kombinimin e trajtimit medikamentoz, terapi fizikale dhe edukim për menaxhim individual të kësaj gjendjeje.
- Terapia medikamentoze kryesisht përbëhet nga analgjetikët dhe miorelaksantët, që së bashku, kanë për qëllim zvogëlimin e dhembjeve dhe lirimin e muskulaturës së tendosur dhe të dobësuar. Në ndërkohë fillohet edhe me terapi fizikale, me ç’rast synohet që të lirohet spazmi dhe tendosjet muskulore, të rikthehet amplituda e lëvizjes, të rikthehen hapësirat intervertebrale (aq sa është e mundshme, duke parandaluar komprimimin e rrënjëve nervore apo enëve të gjakut) si dhe të rikthehet funksionaliteti i nervave, bashkë me forcën dhe fuqinë e muskujve.
Në kuadër të fizioterapisë përdoret:
■ Ultrasonoterapia (ultratingulli apo ultrazëri), me ç’rast shkaktohet një mikromasazh indor që ndihmon në përmirësim të përçueshmërisë së nervave, përmirësim të vaskularizimit, zvogëlim të dhembjes, rritje të nxehtësisë, etj.
■ Elektrostimulimi me TENS (Transcutaneus Electrical Nerve Stimulation) ,që ka për qëllim zvogëlimin deri në eliminim të dhembjes, përmirësim të përçueshmërisë së nervave, relaksin e muskujve, etj.
■ Termoterapia (aplikimi i të nxehtit me qëllim të shërimit). Efekti i të nxehtit në qafë është mjaft i mirë pasi që relakson muskulaturën e tendosur dhe zvogëlon spazmin eventual.
■ Pas termoterapisë gjithmonë duhet të vijë kineziterapia. Në praktikë hasim mjaft raste ku një renditje e tillë nuk respektohet, gjë që bën që edhe efektet që pritet të arrihen të mos jenë ato të duhurat. Kineziterapia duhet medoemos të fillohet menjëherë pas trajtimit me procedura të të nxehtit, pasi që, vetëm atëherë muskujt janë më të relaksuar dhe është më e lehtë të manipulohet me regjionin e dëmtuar.
■ Masazha - Teknikat e masazhit janë të dobishme në të gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanë ngrirë, qoftë pse keni qëndruar në një pozicion të papërshtatshëm, për shkak të artrozës, për një qëndrim të gjatë në të njëjtin pozicion.
■Akupuntura - është shumë e dobishme në rastet kur dhimbja e qafës është shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato të shkaktuara nga sëmundja e artrozës.

Genc Rexhepi, Fizioterapeut.
044 /780-814
GJILAN
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Spitalet Rajonale e mbingarkojnë QKUK-në me raste që kanë mundur të kryhen në ato Spitale

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Skandaloze: Pacienti nga Suhereka udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Prizrenit për kontrollë

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fruta të thata për meshkujt dhe arsyet

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Skandaloze: Emrat e pacientëve keqpërdoren për analiza nga ana e infermierëve dhe infermiereve

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !