Skip to main content
Protected by Copyscape

Stop dhunës ndaj Mjekëve dhe personelit mjekësor





Shkruan:  Prof Tritan Kalo

Mbrëmë njëri prej kolegëve tanë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive ndërsa po jepte ndihmesën e tij në Urgjencën e këtij Shërbimi, u godit nga një individ i padenjë për emrin qytetar i Republikës së Shqipërisë.

NUKU është hera e parë që bluzat e bardha agresohen në krye të detyrës.

POLITIKAT e prapështa të këtyre 28 viteve DEMON-KRACI, e kanë nxjerë personelin mjeksor në përgjithsi dhe mjekun në veçanti, në linjën e parë të përballjes me tallazet e halleve të një shoqërie në tranzicion.

Shoqëria e  jonë më lehtë e ka të dhunojë një mjek, një infermjer, një laborant, një teknik imazherije për të shfryrë mllefin nga brengat e halleve të tija të përditëshme, se sa t’i adresojë e t’i shryjë ato ndaj krijuesve të tyre, POLITIQENËRVE tanë të pa përgjegjeshëm dhe të paaftë, për ta nxjerë vendin nga honi ku ata e zhytën që prej 22 Marsit 1992.

MJEKËT janë bijtë e bijat tuaja, që pavarësisht vështirësive të punës ju gjinden me mijra e mijra të sëmurëve kudo ku lypet kontributi i tyre.

NËSE ndonjëri prej nesh e ndyen emrin e mirë të MANTELBARDHIT,  ka organizma ku ju mundet të adresoni pakënaqësitë tuaja ndaj tyre.

PËRSE ju qytetarë të këtij vendi kontribuoni me dhunën tuaj  në shtimin e vështrirësive të ushtrimit të profesionit më fisnik të njerzimit.

NËSE e doni sado pak veten tuaj, Ku dhe nga Kush do të mjekoheni në të ardhmen nëse të gjithë mjekët e infermjerët do të marin udhët e mërgimit???

Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” DUHET t’i rikthehet urgjentisht statusi që ka patur para vitit 2000, atë të një “Objekti të rëndësisë së veçantë”, dhe sigurimin e qetësisë e rendit në të ta rimarë në dorë Policia e Shtetit, dhe jo gjithfarë policish private të pa mirë-trajnuara dhe të pa mirë-pajisura për përballimin e situatave të vështira.

Dhuna ndaj mjekëvë dhe personelit mjeksor urgjentisht të klasifikohet si vepër e rëndë penale, dhe ky Nen të futet urgjentisht për aprovim në Seancën e Ardhëshme Parlamentare.

STOP DHUNËS ndaj MJEKËVE!!!

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Profesionet më të ndërlikuara dhe më të vështira në botë

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër

Zvicër: 1 në 10 pacientë, të dëmtuar nga trajtimi mjekësor

Zvicër: Mjekët fitojnë miliona, invalidët i shpallin të aftë për punë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Mesazhi i mjekut milioner që vdiq nga kanceri: Paratë nuk sjellin gëzim…

Kushdo, herët a vonë, e ka një takim final me Doktorin dhe Perëndinë

Shifrat alarmante, Elson Jacaj: 7 mijë infermierë të larguar në total

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Tejrritje e kërkesave së mjekëve dhe infermiereve për të ikur nga Kosova

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat