Kolegjiumi i Klinikës së Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka hyrë në javën e gjashtë të grevës.
Si rrjedhojë e grevës së këtij kolegjiumi gjendja alarmante në QKUK vazhdon dhe janë duke u anuluar rreth 200 operacione në ditë, një numër shumë i madh i operacioneve.
Kirurgët duket mjaft qartë se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre deri në plotësimin e tyre.
Kirurgët grevën e nisën më 17 dhjetor dhe pavarësisht thirrjeve për ndërprerje të grevës, ata ende po vazhdojnë.
Kolegjiumi i Kirurgëve po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës, që koeficienti i pagës së tyre të rritet nga 5 sa e kanë aktualisht në 8.
Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.
Reklama
loading...
Lexo edhe: