Skip to main content
Protected by Copyscape

Dështoi në reformën në shëndetësi, qeveria finlandeze jep dorëheqjen




Qeveria finlandeze ka dhënë dorëheqjen dhe shkak për këtë, siç shpjegoi kreu i grupit parlamentar të partisë së kryeministrit Juha Sipila, u bë vendimi i tij për t’u larguar nga posti pas dështimit të reformës shëndetësore.


Sipila ia paraqiti zyrtarisht këtë mëngjes Presidentit Sauli Niinisto letrën e dorëheqjes dhe ajo u pranua. Por, kreu i shtetit i kërkoi ekzekutivit që të vazhdojë punën si kabinet i përkohshshëm deri në caktimin e ministrave të rinj shkruan Top Channel përcjell Gazeta Shëndeti.
Vetë kryeministri sqaroi më vonë se kujdesi shëndetësor ka qenë një prej objektivave kryesore të qeverisë së tij dhe dështimi i kësaj nisme e ka zhgënjyer pamasë.
Dorëheqjen ai e përshkroi si një “vendim personal”. Reforma në shëndetësi dhe shërbimet sociale synonte uljen e kostove në rritje, ndërkohë që popullata e vendit po plaket me shpejtësi, duke shkaktuar kështu kontraksione të mëdha financiare.
Por, shkurtimi i kostove të tilla përbën një pengesë madhore politike në vendin nordik, i cili ka pasur historikisht një sistem shëndetësor tejet të kushtueshëm. Rrëzimi i qeverisë në Finlandë vjen vetëm një muaj përpara se vendi të mbajë zgjedhjet parlamentare.
Sipila, një ish-biznesmen që u kthye në milioner në fushën e IT-së, e kishte njoftuar që përpara se do të jepte dorëheqjen nëse reforma në shëndetësi dështonte./Top Channel/Gazeta Shëndeti


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Mjekja që la vendin për Gjermaninë, tregon për kushtet e punës dhe sa paguhet ajo

Dhuna ndaj mjekëve dhe infermierëve është e papranueshme dhe e patolerueshme

Pa shërbime emergjente shëndetësia Kosovare do të kolapsojë për 2 orë.

Qeveria të shpallë alarmin SOS, rrezikohemi të mbetemi pa mjekë

Mos i vlerësoni mjekët si terrorist

E konfirmon doktori i Kombëtares së Kosovës: Ademi dhe Rama më sulmuan fizikisht në Gërmi

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Tejrritje e kërkesave së mjekëve dhe infermiereve për të ikur nga Kosova

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat