Skip to main content
Protected by Copyscape

Dr. Istref Plakolli: Përndjekja e mjekëve




Dr.Istref Plakolli në një shkrim të gjatë dhe tepër detajues dërguar në Gazetën Shëndeti shkruan rreth shërbimeve shëndetësore që ofrohen dhe kryhen çdo ditë në Emergjencën e Qytetit të Podujevës. 

Dr.Istrefi shkruan rreth sfidave dhe problemeve të ndryshme që i hasin mjekët dhe infermierët gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. 

Për më shumë lexoni shkrimin e tij.


Shkruan: Dr. Istref Plakolli- shërbimi i emergjencës në kuadër të QKMF-Podujevë.

Duke e vërejtur se neve profesionistëve shëndetësor askush nuk na mbronë dhe aq më tepër kur politika shprehë mosmirënjohjen ndaj neve, përditë e tutje shkelen të drejtat e punëtorit shëndetësor.

Ai pra, profesionisti shëndetësor është i satanizuar nga të gjitha drejtimet dhe format.Ai duhet të kryej të gjitha format e shërbimeve shëndetësore dhe duhet ta kalojë dhjetëfish normën e shërbimeve brenda orarit të punës në kushte të tmerrshme.

Pse po them kushte të tmerrshme?
Sepse, një shërbim si Emergjenca të mos ketë me nga dy muaj Oksigjen!!!

Që nga këtu nisë tmerri, një elektroshok prodhim i para 20 vjete, pa patur mundësi të bëhet një hemogram aty për aty! 

Brenda 12 orëve kryhen deri në 200 vizita mjekësore, të cilat kapin me vete së paku edhe 200 shërbime tjera, duke kryer prej atyre më banaleve-gjendjet gripoze, vizita pediatrike, lëndime traumatologjike ortopedike, kirurgji e vogël, kujdesi paliativ i patronazhit, pra jemi të detyruar të bëjmë patronazh të dhunshëm, intervenime në fatkeqësi komunikacioni, përballja me raste skajshmërisht të rrezikshme, intervenime patronazhi në polici me të ndaluar në mbajtje, arreste kardiake nëpër shtëpia, trajtime dhune familjare, raste të vrasjeve prej më të lehtave deri te ato më të rrezikshmet ku më pastaj duhet të përballemi nëpër gjykata e hetuesi njejtë sikur të ishim pjesëmarrës të krimit,pastaj diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve kronike dhe atyre akute,transportimi i rasteve akute për në Qendrën Emergjente Prishtinë me vetura që nuk janë të destinuara direkt për këtë qëllim sepse ato nuk janë fabrikisht të punuara për autoambulanca por janë improvizuar tek mjeshtrit e mobileve me fjoka(sirtar) të cilat hapen dhe të godasin në kokë, kujdesi ndaj pacientëve privat që shëbimet e infuzioneve i marrin në shërbimin tonë të emergjencës në Podujevë,ata kontrollohen tek mjeku privat dhe ordinohen në emergjencë për të marrë terapinë e tyre pa kurfarë kriteri e protokoli dhe të gjitha rreziqet barten mbi stafin e emergjencës.Të gjitha këto shërbime i kryejmë ne me një staf shumë të kufizuar dhe shih për çudi kurr nuk na e kanë paguar rrezikshmërinë.Dhe a e dini arsyetimin?Nuk ka mjete për këtë destinacion!!!.Ne detyrohemi t'i bartim edhe të vdekurit prej emergjence në shtëpi pikërisht për faktin se menjëherë vijnë interferime nga më të ndryshmet,dhe kjo pikërisht nga njerëzit me fuqi dhe ndikim. Kjo është bërë me vite kështu!Duke e promovuar frikën,presionin sistematik psiqik nëpërmes individëve të caktuar deri te mediat të cilat kurrë nuk kanë dashur të merren me brengat dhe mundin tonë.Pse po i përmendi mediat?Sepse kur kam kërkuar prej një portali t'i jap informata për shërbimet që ne kryejm më ka thënë gazetari se çfarë shërbimesh kryeni ajo neve nuk na inteteson kurrë.

Ligjërisht ne si shërbim i emergjencës nuk kemi obligim të kryejm patronazh sepse me asnjë dokument as rregullore nuk ka të drejtë askush të na obligoi t'a zbatojmë sepse për këtë duhet staf i posaqëm.Po na e kanë lënë mu si "Këmbët e ariut në dorë".Për çdo thirrje që ne mund ta refuzojmë ne jemi të rrezikuar që të sulmohemi nga familjarët e të sëmurit.Thirrja të bëhet në numrin 194 dhe ti nëse ta mbanë mos shko!!Edhe pse kemi kërkuar rregullore pune,ato askush nuk e ka marr guximin t'i përpiloj dhe të na e lehtësoj punën!!!

Gjithashtu jemi të rrezikuar nga militantët partiak të cilët nëse nuk arrijmë edhe me i përkundë ata do të na sulmojnë në mënyrat më të vrazhdëta prej fyerjeve,etiketimeve deri te kërcënimet me jetë.Sikur që ndodhi para disa ditëve kur trajtuam një politikan me gjithë stafin mjekësorë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe së fundi për qëllime politike na quajti tufë e bandave duke helmuar opinionin me fjalë denigruese për stafin e emergjencës në Podujevë,madje edhe duke kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë dhe ministrit të shëndetësisë.Dhe politika aktuale kërkonte "Raport detal".Dhe me gjithë këto shërbime që kryejmë dhe përgjegjësitë që i mbajmë mbi supe,vërtetë mund të besohet se jemi vertetë banditë por ama bandit shumë të guximshëm sepse po e ilustroj një rast,një djalosh 25 vjeçar e kishte zënë traktori përfundi.Ai digjej ngadal nga acidi i baterisë që i binte në fytyrë,dhe sa për kuriozitet unë dhe stafi im e kemi tërhequr nga traktori nën vështrimin e zjarrfikësve dhe policisë. Po ministri nuk e din as nuk e ka idenë se çfarë pune bartim mbi supe ne stafi i emergjencës në Podujevë,çfarë rreziqesh përballojmë ne për çdo ditë!?Dhe kurrë nuk vjen kush ta vëzhgoj punën tonë dhe të bindet pastaj se me çfarë rreziqesh përballemi ne.Dhe kurrë nuk jemi ankuar!Dhe shtrohet pyetja pse nuk jemi ankuar?Sepse e kemi ditur se po të ankohemi do të filloj gjahu mbi ne!Do të etiketohemi, do të shantazhohemi,me një fjalë do të përballemi me metodat e inkuizicionit mesjetar,pa marrë parasyshë meritat,mundin,vetmohimin që e ke bërë për shërbimin.Turp për politikën,turp për qeverinë,turp për Këshillin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, turp për mediat dhe Odën e Mjekëve të Kosovës.

Kushdo që këtijë shkrimi mbi të vërtetën i hedh sado pak dyshim e ftoj që së paku një gjysmë orari pune është i mirëseardhur për të verifikuar se a qëndron kjo e vërtetë a jo./Dr.Istref Plakolli /Gazeta Shëndeti



loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Spitalet Rajonale e mbingarkojnë QKUK-në me raste që kanë mundur të kryhen në ato Spitale

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Skandaloze: Pacienti nga Suhereka udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Prizrenit për kontrollë

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fruta të thata për meshkujt dhe arsyet

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Skandaloze: Emrat e pacientëve keqpërdoren për analiza nga ana e infermierëve dhe infermiereve

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !