Skip to main content
Protected by Copyscape

Dr.Fatmir Salihu: Kolikat infantile

Kolikat infantile, Sherimi i kolikave infantile, Barnat per kolike infantile, Etiologjia kolikat infantile



Shkruan: Dr.Fatmir Salihu - Specialist i Mjekësisë Familjare

Është një dukuri që shfaqet te foshnjat që karakterizohet me periudha të rregullta të vajtimit dhe ngacmueshmërisë së pashpjegueshme, zakonisht në pasditen e vonë dhe në mbrëmje, sidomos ndërmjet moshës 2 dhe 16 javësh. Nuk mund të identifikohet asnjë shkak i dhimbjes abdominale dhe zgjatë për një periudhë prej 3 javëve. Është mjaft e shpeshtë dhe shfaqet në një të treten e foshnjave.

Etiologjia nuk është e njohur, por më parë kanë ekzistuar disa teori të popullarizuara mbi “nënën anksioze” ose “stimulimit të tepruar”, të cilat nuk janë vërtetuar me kërkime bashkëkohore klinike të sjelljes prindërore.

Pasi që shkaku nuk dihet, as terapi kauzale nuk ekziston. Qëndrimi empatik i mjekut, largimi i ndjenjës së fajësisë së nënës, bindja e prindërve që foshnja përndryshe është e shëndoshë dhe se kjo gjendje është kalimtare, janë elementet më të rëndësishme për prindërit e frustruar.

Karakteristikat klinike

• Foshnjat ndërmjet 2 dhe 16 javësh
• Të qara të prolonguara - të paktën 3 orë
• Shfaqet të paktën 3 ditë në javë
• Të qarit  gjatë pasdites së vonë dhe herët në mbrëmje
• Fëmija i mbledhë këmbët dhe i shtrëngon grushtet ngjashëm sikur te dhimbja e stomakut
• Ekzaminim normal fizik

Menaxhimi:

Siguroni dhe shpjegoni prindërve. Këshillojini ata:
• Përdorni butësinë (si p.sh. ndriçimi i lehtë ku fëmija qëndron, muzika e lehtë, të folurit e butë),
• Shmangni lëvizjet e shpejta që mund të befasojnë foshnjën.
• Sigurohuni që foshnja nuk është e uritur – të ushqyerit e mangët mund ta bëjë fëmijën të uritur.
• Nëse foshnja ushqehet me gji, të kullohet paraqumështi (foremilk) i lëngshëm para se foshnja të vendoset në gji.
• Siguroni mjaft kontakt të butë fizik.
• Përqafoni dhe mbani fëmijën përreth (p.sh. bëni një shëtitje rreth bllokut).
• Një pajisje mbajtëse e tillë si 'snuggly' ose 'Mei Tai Sling' (mbajtëse kanguri) është e përshtatshme që foshnja të shëtitet gjatë kohës kur qanë.
• Sigurohuni që nëna të pushojë  gjatë kësaj periudhe të vështirë.
• Mos u shqetësoni nëse foshnja qanë për 10 minuta ose pas 15 minutash pas provimit për ta qetësuar atë.
Barërat nuk rekomandohen në përgjithësi, por në disa raste janë të dobishme p.sh simetikon.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Leonard Bytyçi demanton shkrimet kundër Kardiokirurgjisë

Ja sa është paga e mjekëve në Suedi!

Vendimi i qeverisë: Dyfish bonus për mjekët që pranojnë të punojnë në rrethe

Pasqyra e gjakut: Cilat janë vlerat normale?

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Dr.Leonard Bytyçi demanton shkrimet kundër Kardiokirurgjisë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor