Skip to main content
Protected by Copyscape

Emergjenca e QKUK-së mbingarkohet nga udhëzimet pa kritere


Emergjenca e QKUK-së mbingarkohet nga udhëzimet pa kritere

Në një email që ka arritur në Gazetën Shëndeti ku përmban një shkrim të gjatë me ankesa të shumta, tregohet për gjendjen në Klinikën Emergjente në QKUK. Për të gjithë përmbajtjen e këtij shkrimi ne i kemi kontaktuar disa burime tona të sigurta ku edhe i kanë konfirmuar të gjitha të dhënat e këtij shkrimi.

Në këtë shkrim thuhet se çdo ditë në Klinikën Emergjente në QKUK ka numër të madh të vizitave nga pacientët dhe nga 80% e rasteve që udhëzohen për Emergjencë nuk janë fare raste për Emergjencë.Vetëm 20% e rasteve që udhëzohen në Klinikën Emergjente janë raste emergjente. 

Pjesa më e madhe e këtyre rasteve udhëzohet nga mjekët e Mjekësisë primare ose qendrat e Mjekësisë familjare, Urgjenca si dhe nga Spitalet Rajonale.

Më tej në emailin që ka arritur në redaksinë tonë thuhet se pacientët dërgohen në Qendrën Emergjente në QKUK pa kritere dhe shpesh herë edhe për arsye banale. 

Në udhëzimet e tyre ka edhe gabime të shumta ku për një tension arterial 140/90 dërgohet në Emergjencë pra tension arterial që nuk kërkon fare trajtim mjekësor dhe në bazë të OBSH-së konsiderohet tension arterial normal pastaj për një lëndim të lehtë të këmbës menjëherë dërgohet në Emergjencë-QKUK pra për një kontuzion i cili do të mund të trajtohet me analgjetikë dhe masa tjera, për sëmundje kronike të cilat kërkojnë mjekim shtëpiak ose ambulantor dërgohet në Emergjencë-QKUK, poashtu për vjellje(disa herë) dërgohet në Emergjencë -QKUK ku do të mund të trajtohej lehtësisht me dhënie të lëngjeve per os ose parenteral, pastaj si më katastrofale dërgohet në Emergjencën e QKUK-së për vendosje të kateterit urinar, procedurë e cila lehtësisht do të mund të kryhej nga mjeku në Mjekësi familjare, poashtu udhëzohet në Emergjencë për infeksione urinare dhe ky veprim udhëzues konsiderohet i turpshëm, për barkqitje dërgohet në Emergjencë, për tonzillit viral ose bakterial dërgohet në Emergjencë që do të mund të trajtohej me analgjetikë, antibiotikë ose vitamin C, për gastrit akut dhe kronik e cila do të mund të qetësohej me H2 bllokator ose inhibitorë të pompës protonike dhe edhe ky rast dërgohet në Emergjencë, për dhembje spazmodike menstruale dërgohet në Emergjencë ku do të mund të trajtohej me spazmolitikë ose analgjetikë ose çajra qetësues menstrual si kantarion ose kamomil, për faringite virale dhe bakteriale dërgohet në Emergjencë që do të mund të trajtohej me analgjetikë, antibiotikë ose vitamin C, për dhimbje të barkut ose kolika abdominale dërgohen menjëherë te Kirurgu Abdominal pa konstatuar paraprakisht fare sëmundje kirurgjike, për kolika renale dërgohen në Emergjencë ku do të mund të trajtoheshin me analgjetikë ose spazmolitikë dhe  të gjitha këto udhëzime po konsiderohen si shkelje të rënda protokolare.

Në këtë letër thuhet ndër të tjera se Qendrat e Mjekësisë Familjare janë shëndërruar në Qendra të dhënies enorme të udhëzimeve. 

Mirëpo jo të gjithë mjekët që punojnë në këto qendra e keqpërdorin detyrën e tyre si mjek, ka edhe nga ata që me plot përgjegjësi e kryejnë detyrën e tyre dhe trajtojnë shumicën e pacientëve, mirëpo një pjesë e madhe prej tyre dhënien e udhëzimeve e kanë shëndërruar në " super terapi trajtuese" ndaj pacientëve.

Në fund të kësaj thuhet se ndaj kësaj dukurie negative duhet të reagoj Oda e Mjekëve të Kosovës dhe mekanizmat tjerë relevant që të rregullohet kjo gjendje e rëndë sa i përket dhënies enorme dhe pa kritere mjekësore të udhëzimeve.




Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar

Ja sa dënohet puna e detyruar!

Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Kirurgët nuk e ndalin grevën por e pezullojnë deri në muajin maj

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kjo nënë kosovare i krahason mjekët dhe infermierët në Neonatologji me engjëj

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia