Skip to main content
Protected by Copyscape

Gazetat që deri dje flisnin terr e zi për Mjekët, sot kanë ndryshuar pothuajse plotësisht qasjen e tyre



Siç e keni vërejtur edhe ju ndjekës të Gazetës Shëndeti kohët e fundit lajmet e rreme kundër Mjekëve në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare pothuajse janë ndalur.

Siç jeni në dijeni nuk kalonte as edhe një ditë që të mos kishte në mediat shqiptare një lajm të pavërtetë kundër Mjekëve. Por kohët e fundit këto lajme pothuajse nuk po ekzistojnë.

Madje disa media qysh në hapjen e tyre motoja e tyre ishte "Lajme për Skandalet Mjekësore" që në fakt janë komplikime mjekësore që gjenden në literaturën botërore dhe për këto komplikime luajnë rol shumë faktorë si: sëmundjet bashkëshoqëruese të pacientit, imuniteti i pacientit, higjiena personale e pacientit, baza gjenetike e pacientit etj. Pra këto media tentonin që komplikimet mjekësore t'i paraqesin si "Skandale Mjekësore" dhe këtë e bënin me qëllimin e vetëm: dëmtimin e imazhit ndaj Mjekëve shqiptarë dhe personelit shëndetësor. 
Sipas burimeve të sigurta të Gazetës Shëndeti këto Gazeta financoheshin nga shtetet fqinje fqinje dhe për këtë punë merrnin para të majme sepse qëllimi ishte që populli shqiptar të humb besimin te Mjekët Shqiptarë dhe pastaj për sëmundjet e tyre të kërkonin ndihmë mjekësore në shtetet fqinje ose gjetiu.

Ky ndryshim i qasjes 100% të mediave është meritë e Gazetës Shëndeti dhe personelit shëndetësor që u treguan çdo herë dhe në çdo kohë bashkëpunues me redaksinë e Gazetës Shëndeti dhe për këtë jemi shumë falenderues për personelin shëndetësor që po vazhdon me përkrahjen e tyre për Gazetën Shëndeti dhe me këtë kemi ndaluar "Zezonën Misionare Armike ndaj Mjekëve Shqiptarë" duke bërë demantimin detajues për çdo lajm të rremë ndaj Mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Ne si redaksi ndjehemi mjaft mirë që kemi bërë një ndryshim sado të vogël por shumë të rëndësishëm në shërbim së pari të së vërtetës por edhe në ndaljen e sulmeve të parreshtura ndaj Mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Megjithatë beteja jonë në mbrojtjen e dinjitetit të Mjekut dhe personelit shëndetësor nuk do të thotë që ka përfunduar, përkundrazi ajo vetëm sa ka filluar.

Redaksia e Gazetës Shëndeti i bën thirrje përsëri personelit shëndetësor dhe të gjithë të tjerëve që e duan të vërtetën dhe të mirën e shëndetësisë se nëse vëreni ndonjë lajm tendencioz apo lajm të rremë ose fake news, të na njoftoni ashtu siç edhe po e bëni çdo ditë dhe ne pastaj si redaksi do t'i angazhojm burimet tona brenda dhe jashtë institucioneve shëndetësore dhe institucioneve tjera në marrjen e informatave të sakta dhe të shpejta dhe pasi t'i analizojmë dhe t'i konfirmojmë ato të dhëna do të dalim publikisht me shkrim reagues-demantues ndaj çdo shkrimi tendecioz ose lajmi të rremë kundër Mjekëve Shqiptarë.

Gazeta Shëndeti është media e parë e cila ka dalur në mbrojtjen e të vërtetës ndaj Mjekëve dhe personelit shëndetësor dhe do të vazhdojmë me këtë mision edhe më fuqishëm përkundër kërcënimeve të vazhdueshme që i kemi marr dhe po i marrim çdo ditë./Gazeta Shëndeti






Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar

Ja sa dënohet puna e detyruar!

Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Kirurgët nuk e ndalin grevën por e pezullojnë deri në muajin maj

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kjo nënë kosovare i krahason mjekët dhe infermierët në Neonatologji me engjëj

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia