Skip to main content
Protected by Copyscape

Infermierët po ikin çdo ditë drejt Gjermanisë

Inva 24-vjeçare nga Fieri ka studiuar infermieri në Tiranë.
“Punova për një vit e gjysmë në butik si shitëse dhe po mësoja edhe gjuhën, ndërkohë që një mikja ime më pas u bë shkak që nisa punë në profesion si ndihmës anesteziste në sallë operacioni, në një klinikë private, ku punova për një vit”, tregon Inva.
Inva është në ditët e fundit të përgatitjeve, pasi ka lidhur kontratë pune me një klinikë private në Gjermani: “Nisem në 23 mars dhe jam e përgatitur shpirtërisht që të nis një jetë të re”.
Në Shqipëri ka marrë një pagesë prej 300 mijë lekësh (të vjetra), ose rreth 200 euro, ndërsa në klinikën gjermane do të paguhet me 2500 euro në muaj.
“Njoh shumë shokë e shoqe që kanë ikur apo janë në procedura e sipër për një pagë, jetesë, për fëmijët dhe për t’u vlerësuar profesionalisht”, shprehet Inva.
Edhe i fejuari i Invës ka aplikuar për punë në Gjermani: “Ai është IT dhe po mëson dhe nëse nuk lidh kontratë pune ai, do ta tërheq unë”.
Të bën përshtypje se sa e vendosur është që të nisë jetën e re nga e para në një shtet të huaj: “Unë do t’ia dal. E di që nuk është fushë me lule, por do ia dal”.
Inva dhe i fejuari i saj i përkasin atij grupi shqiptarësh të arsimuar dhe me një profesion të mirë që po largohen më së shumti në emigrim. Ata janë shembulli se drejt Perëndimit nuk po ikin në shumicë më të varfërit dhe të papunët, si dikur drejt Greqisë dhe Italisë, por ata që kanë një punë, por kërkojnë një standard më të mirë për veten e tyre dhe fëmijët që duan të rrisin.
Top Channel

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.

Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Ja çka po bëjnë pacientët me Urgjencën dhe Emergjencën!

Dr.Desaret Murati: inhibitorët e pompës protonike prolongojnë diagnostikimin e kancerit të lukthit

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Skandaloze:Specialistët e Spitaleve Rajonale i udhëzojnë rastet e rënda te Specializantët e QKUK-së

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Ja çka po bëjnë pacientët me Urgjencën dhe Emergjencën!

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Skandaloze:Specialistët e Spitaleve Rajonale i udhëzojnë rastet e rënda te Specializantët e QKUK-së

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Mungesë e madhe e Specializantëve në QKUK

Profesioni i Mjekut dhe Popullata e paedukatë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit