Skip to main content
Protected by Copyscape

Ja 20 vetitë e pabesushme shëruese të hithrës

Hithi,Hithra,Hithi dhe shendeti,Mjekesi,Shendetesi,Mjekesia


Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por pavarësisht drithërimës është e pamundur të heqësh dorë prej saj.
Në Shqipëri përdorimin më të shpeshtë e gjen tek bashkësia e lakrave të egra si mbushje në gatimet e byrekut, por edhe të zier si sallatë. Por hithrat janë përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri. Hithra është aq e mirë sa që praktikisht mund të çojë në falimentimin e farmacive.
Ajo që duhet të dimë është se në luftën kundër alergjive, të gjitha ilaçet shoqërohen me efekte të shumta anësore ndërkohë që hithra lufton alergjinë por jo vetëm që nuk ka asnjë efekt anësor por edhe të jep përfitime të tjera shëndetësore. Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, astmës, infeksioneve të fshikëzës së urinis, bronikitit, gurëve në veshka, sklerozës, e shumë të tjerave. Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët. Sot, në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Ajo përdoret gjërësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve. Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e raumatizmës, artritit, tensionit të lartë të gjakut dhe alergjive. Rrënjet e hithrave përdoren edhe si kurë natyrale për rënien e flokëve, ciklet femërore, hemorroidet dhe ekzemën. Nëse e vendosni hithrën në gishta ose në zona të tjera të prekura nga artriti, dhimbjet mund të qetësohen deri ne 85%.Siç mund ta keni kuptuar, përfitimet që vijnë nga hithra janë shumë të mëdha sa vështirë të renditen të gjitha në një copë letër. AgroWeb ka identifikuar vlerat kryesore të hithrës që ju këshillojmë t’i ndani me miqtë tuaj
1. Hithrat stimulojnë sistemin limfatik dhe fuqizojnë sistemin imunitar
2. Hithrat çlirojnë nga simptomat e artritit
3. Hithrat luftojnë alergjitë.
4. Ndihmojnë me diabetin
5. I japin forcë fetusit tek nënat shtatzëna dhe ndihmojnë me prodhimin e qumështit për gratë lehona
6. Çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve
7. Shkatërron gurët në veshka dhe ndihmojnë me shkarkimin e ujërave të tepërt
8. Ul tensionin e lartë të gjakut
9. Ndihmon me sëmundjet respiratore
10. Ndalon gjakderdhjen
11. Zvogëlon inflamacionin
12. Redukton rreziqet e kancerit të prostatës
13. Minimizon të vjellat
14. Shëron nga i ftohti
15. Lehtëson nga diarea
16. Ndihmon me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin
17. Duke u përdorur si larës goje, mbron dhëmbët nga problem të shumta
18. Ndihmon në trajtimet e sëmundjes së Alzheimer dhe sëmundje të tjera nervore
19. Shkatërron krimbat e zorrëve dhe parazitët
20. Mbron shëndetin e tiroideve, shpretkës dhe pankreasit Si përdoren hithrat?
Mjafton të zieni hithrat në ujë të valuar dhe lëngun ta konsumoni çdo ditë. Megjithatë para se të bëni këtë duhet të konsultohuni me mjekun sepse hithrat mund të ndikojnë tek një sërë ilaçesh. Është provuar që nëse jeni duke marrë ilaçe për diabet dhe pi lëng hithre atëherë niveli i rrahjeve të zemrës, tensionit të gjakut dhe sheqernave në gjak do të ulet ndjeshëm. Përse djegin hithrat? Shumica prej nesh e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen dhe përvëlimin që ndjen kur prek hithrën qoftë edhe aksidentalisht. Po çfarë ka kjo bimë që na djeg kaq shumë? Një mësues kimie ka shpjeguar që hithrat janë të mbuluara me push. Në momentin që pushi bie në kontakt me lëkurën, majat e pushit thyen dhe shërbejnë si gjilpëra të holla përvëluese duke transmetuar helmin e hithrës nga bima në lëkurë. Dikur mendohej që burimi fillestar i dhimbjes nga pickimi i hithrës ishte një acid, por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar që ky acid është në nivele shumë të vogla.
Tani, kimistët fajësojnë tre kimikatë të njohur si: histamina, acetiklolina dhe serotonina që gjenden në vrerin e bimës. Çuditërisht serotonina është një neurotransmetues i njohur si “Hormoni i Lumturisë”, por i kombinuar me dy kimikatet e tjerë funksionion si irritues. Të tre “musketjerët” e vrerit të hithrës shkaktojnë inflamacion dhe shumë dhimbje. Arsyeja përse djegia dhe dhimbja zgjasin shumë është se në lëngun e lëshuar gjenden edhe dy acide të tjerë (tartarik dhe oksalik) që së bashku shkaktojnë shumë dëm. Nëse përballeni me një takim të tillë “përvëlues” me hithrën mos bëni banjë ose mos u lani me ujë të ngrohtë. Kruarjet dhe irritimi do të zgjasin më shumë. Shkrini pak sodë buke në ujë dhe me të lyeni zonën e irrituar. Edhe lëngu i aloe verës dhe kompresat e ftohta do t’jua zbusin sado pak dhimbjen./AgroWeb/

loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Emergjenca e QKUK-së mbingarkohet nga udhëzimet pa kritere

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Ky është sekreti i një lëkure të bukur dhe imuniteti të fortë

Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !