Skip to main content
Protected by Copyscape

Ja çfarë fjalë epike shkruan Mjeku për Adem Jasharin!

Adem Jashari, Ese per Adem Jasharin, Adem Jashari ese, Arben Beka, Ese shqip

Shkruan: Dr.Arben Beka


Komandant!

Sonte po bëhen 21 vite nga hera e fundit që të takova me 4 Mars 1998, kur erdhe t'i vizitosh ushtaret e plagosur në betejen e Çirezit - Likoshanit, Sabit Geci, Sabit Lladrofci dhe Musë Jashari në odën e Dr. Fadil Bekes në Ticë. Atë natë, unë si i ri pata fatin t'shërbej për të dytën herë gjatë vizitave tua në Spitalin e Parë të UÇK-së.

Komandant!

Atë natë fytyra jote ishte plot nur, shikimi yt rrezatonte dashuri. Ishe fjalëpak, i matur, i urtë por i vendosur. Ishe i thjeshtë dhe i dashur si me ne të rinjtë, poashtu me ushtarët tu. Atë natë në mëndjen time të krahasoja me Skënderbeun, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinen, Qerqiz Topullin dhe shumë pararëndes tu. Nuk doja të të krahasoja me Aleksandrin e Madh, Napoleon Bonaparten sepse më dukej pak.

Komandant!

Atë natë ti nuk e dije që pikerisht të nesërmen emri yt do t'i kalonte oqeanet dhe detërat, do t'i kalonte kufinjë dhe kontinente anëkend botës. Ti nuk e dije që emri yt do të hynte përjetësisht në histori, do të shndërrohëshe në Legjendë, do të bëheshe shëmbull botëror se si duhet flijuar për atdheun.

Komandant!

Sonte, i përmalluar, po flas me ty e kam përpara syve praninë tënde njëjtë si 21 vite me parë. Ashtu të qetë, të urtë, të dashur, fjalëpak. Por ne nuk jemi të njëjtit. Ne çdo ditë po plakemi, fytyrat tona po vrenjten nga problemet e përditshme, floket tona po thinjën, por ti gjithnjë po mbetesh i ri, njëjtë si  natën e fundit kur të takova. Madhështia jote po bëhet akoma më e madhe, vepra jote po bëhet edhe  më mitike. Fotografia jote gjendet e varur në çdo institucion shqiptar, në çdo familje shqiptare, busti yt qëndron ballëlartë në shumë sheshe shqiptare dhe boterore. Për ty shkruhen libra, thuren vargje, këndohen këngë.

Komandant!

Amaneti yt po realizohet çdo ditë. Kosova jote për të cilën dhe jetën bashkë me 56 antarë të familjes e ka fituar lirinë e pavarësinë dhe është në rrugë të mirë të shtetndërtimit. Çdo ditë e më shumë ndërtohen shtëpi, rrugë e sheshe, shkollohen nxënësit e studentët, punësohen të rinjtë, forcohet shteti me ushtri dhe kufinjë.

Komandant!

Edhe më tutje do të shkruhet e këndohet për ty, do të flitet për ty, do të thuren lavde për ty.
Gjithmonë do t'kujtoj si sot e 21 vite më parë, çdo vit do të flas me ty dhe do të të tregoj për të arriturat tona.
Përjetësisht do te kemi në ballë ty që je themeli i lirisë.

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Shqiptarja përfundon mjekësinë me notë 10, Gjermania do ta marrë në punë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Injeksionet dhe infuzionet që shkruhen në Ordinanca private po administrohen në ambulanta shtetërore

Njihuni me shkencëtarin shqiptar të neurologjisë në SHBA

Keni variçe në këmbë? Përdorni këto metoda për uljen e tyre

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!

Ja pse Vitamina B12 është e rëndësishme për organizmin tuaj!

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Shqiptarja përfundon mjekësinë me notë 10, Gjermania do ta marrë në punë

Mungesë e madhe e Specializantëve në QKUK

Kirurgu shqiptar ndër 100 Kirurgët më të mirë të botës

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Skandaloze: Injeksionet dhe infuzionet që shkruhen në Ordinanca private po administrohen në ambulanta shtetërore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë