Skip to main content
Protected by Copyscape

Ja sa mish pule konsumojnë shqiptarët në vit!

Mishi i pules, Kuriozitete, Lajme, Lajme shqip,Lajme nga shendetesia
Ja sa mish pule konsumojnë shqiptarët në vit!


Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se thertoret dhe pularitë në vendin tonë kanë nxjerrë në treg 4.8 mijë tonelata mish pule përgjatë vitit 2018, pra rreth 5 mijë ton. Ky është niveli i tretë më i ulët në Europë pas Maltës dhe Malit të zi, tregojnë të dhënat e Eurostat.
Në këto statistika rezulton vetëm mishi i pulës i nxjerrë në treg për konsum të ndryshëm. Sipas të dhënave, rezulton se mishi i pulës në treg ka rënë lehtë në krahasim me vitin paraardhës. Në vitin 2017 ishin 5.17 mijë ton ndërsa në 2018 4.84 mijë ton, pra në rënie me 6.8% në terma vjetorë.
Në statistika hyn vetëm mishi që del nga pularitë dhe thertoret e mëdha përpunuese, çka bën që në shifrën përfundimtare të mos figurojnë thertoret e vogla dhe mishi i pulës që prodhohet jo formalisht.
Po të analizojmë të dhënat rezulton se informaliteti në sektor është mjaft i lartë pasi 4800 ton mish pule në vit përkthehen në vetëm 1.6 kilogramë për frymë në vit, në rast se marrim të mirëqenë faktin se i gjithë prodhimi vendas shkon drejtpërdrejtë për konsum të brendshëm.
Shifër e papërfillshme po të kemi parasysh faktin se mishi i pulës gjen përdorim të gjerë në familjet shqiptare, jo vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë por edhe i përpunuar. Duke analizuar dhe përpunuar edhe më tej të dhënat e Eurostat rezulton se mesatarja e Bashkimit Europian është në 29 kilogramë për frymë në vit, pra 18 herë më e lartë se në vendin tonë.
Pra, formalizimi i sektorit, e sidomos siguria ushqimore duket të jenë një problem madhor, pasi pjesa më e madhe e mishit të pulës që ne konsumojmë duket të jetë tërësisht jashtë sistemit. Të dhënat tregojnë se në Bashkimin Europian janë prodhuar 15.2 milionë tonë mish pule në 2018, dhe Shqipëria zë vetëm 0.03% të këtij prodhimi, të paktën duke i`u referuar segmentin të formalizuar./scan


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Mjekja që la vendin për Gjermaninë, tregon për kushtet e punës dhe sa paguhet ajo

Dhuna ndaj mjekëve dhe infermierëve është e papranueshme dhe e patolerueshme

Pa shërbime emergjente shëndetësia Kosovare do të kolapsojë për 2 orë.

TRAJNIME FALAS PËR INFERMIERËT E PAPUNË

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Qeveria të shpallë alarmin SOS, rrezikohemi të mbetemi pa mjekë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Tejrritje e kërkesave së mjekëve dhe infermiereve për të ikur nga Kosova

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat