Skip to main content

Kirurgu ferizajas Imri Vishi me sukses kryen një operacion të veçantë në kushtet që ofron Spitali i Ferizajt


Imri Vishi, Kirurgu Imri Vishi, Imri Vishi Kirurg, Kirurgjia Imri Vishi, Dr.Imri Vishi

Ditë më parë një ekip mjekësor nga Spitali i Ferizajt, i kryesuar nga kirurgu dr. Imri Vishi, ka kryer me sukses një intervenim kirurgjikal në regjionin e abdomenit.Bazuar në praktikat mjekësore të deritanishme dhe kushtet që ofron Spitali i Ferizajt, ky intervenim po vlerësohet si tepër i veçantë.Suksesi i tij, është vlerësuar sot edhe nga pacientja e cila gradualisht po e rimerr veten por edhe bashkëpunëtorët dhe kolegët e doktorit.

Bedrije Maksuti, nga Pozharani i Vitisë para disa ditësh është operuar në Spitalin e Ferizajt nga një problem shëndetësor që e ka pasur në regjionin e abdomenit. Pas operacionit ajo tashmë po e rimerr veten dhe po shprehë mirënjohje për stafin mjekësor dhe doktor Imri Vishin.”Momentalisht jam mirë, i falënderoi të gjithë për kujdesin që kanë treguar e veçmas përkushtimin e dr.Imriut” ka shtuar ajo
 
Se ky operacion është i rrallë, i kushtueshëm dhe i vështirë për tu bërë në kushtet që ofron spitali i Ferizajt e thotë edhe kirurgu Dr Imri Vishi.Ai thotë se këto patologji janë të rralla dhe shpjegon për suksesin e intervenimit i cili sipas tij është i veçantë ngase është kryer në kushtet minimaliste që ofron spitali i Ferizajt
 
“Intervenimi është kryer në regjionin e pankreasit, ka qenë i komplikuar dhe ka zgjatur me orë të tëra” shpjegon ai për TV-Liria
Diagnostifikimi i kësaj sëmundjeje është bërë rastësisht ngase është menduar se pacientja lëngon nga një sëmundje tjetër.”Pacientja ka dyshuar për një sëmundje tjetër, mirëpo diagnostikimi që i është bërë me skanerin më të avancuar në vend ka rezultuar se problemet kanë qenë të natyrës tjetër” shpjegon dr. Ben Haziri, pronar i ordinancës “CT-Beni”
 
Pacientja në fjalë po vazhdon të kurohet në këtë spital, ndërsa gjendja postoperacionale e saj po tregon shenja të një përmirësimi të dukshëm.Këtë e ka pohuar edhe endokrinologu , dr.Fatbardh Ramadani, i cili në bisedën për TV-Liria, ka thënë se niveli normal i glikemisë tek pacientja është mbajtur me terapi intensive të insulinës.
 
Një intervenim të këtillë në këto kushte ia kanë lakmi edhe klinikat me të specializuara të rajonit.Vlerësime ky ekip sot ka marrë edhe nga shefi i repartit, dr Ragip Bytyqi, ndërsa kirurgu dr Imri Vishi, thotë se përveç përmirësimit të kushteve të punës, prioritet duhet i jepet edhe profesionalizimit të kuadrit mjekësor
 
Pavarësisht këtij suksesi, në këtë spital thonë se po ia dalin që më sukses të kryejnë edhe intervenime të tjera kirurgjikale.Për këto më së miri flasin statistikat që nuk janë të vogla.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

7 mjekë specialistë fillojnë punën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni - Themelues i Kirurgjisë moderne kosovare

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Dr.Ibrahim Maliqi: Qeveria Kurti duhet të ketë kujdes, në të kundërtën shpresa vdes bashkë me të

Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

Arsim Gërxhaliu ironizon me mjekët kosovarë: Kështu mbrohemi nga koronavirusi, jo me maska siç bëni ju!

Kontratat me OJQ-të janë shfrytëzuar për të punësuar staf shëndetësor në QKMF

Dr.Hatixhe Latifi-Pupovci: Jemi duke përjetuar stres nga e mira

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ramadani: Tutuni nga koronavirusi pasi të sëmuren mjekët

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

“Dhurata” e parë nga Kurti, merr vendim t’i ulë pagat që i rriti Haradinaj

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Tetë të prekur nga meningjiti në Kosovë, ja cilat janë simptomat

Arrestohet mjeku/ Vdes 12-vjeçarja pasi i gjymtuan organin gjenital

Epike: 123 kontrolla mjekësore nga vetëm një doktor dhe dy infermierë brenda një orari të zakonshëm

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Djali i dëshmorit ia publikon certifikatën e lindjes: Fatmire Kollçaku është e bija e një serbe

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit