Skip to main content
Protected by Copyscape

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë



Shkruan: Elmedina Baraliu

Burimi i lajmit: BotaSot

Fjalët e shkruara jetojnë. Sa më të sakta e të mençura të jenë, aq më të gjatë e kanë jetën. Të vërtetat e specializimit në QKUK do të jetojnë përgjithmonë sepse e vërteta e tyre është më e pastër se loti.

Jeta është Mësuese e vërtetë. Aq shumë probleme ka në QKUK saqë është e vështirë t'ia fillosh hedhjen në letër apo letërsimin e tyre. 

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të jesh argat por shumicën e herave do të jesh edhe skllav i specialistit dhe kjo nuk do të vlerësohet shumicën e herave por përkundrazi do të jesh edhe më i nënçmuar.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të tallen me ty specialistët, motrat e infermierët por edhe rojtarët, bartësit e pastruesit.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të punosh si skllav por as që do të paguhesh për punën tënde, madje do të nënçmohesh e nënvlerësohesh çdo ditë.

Si specializant në QKUK jo vetëm që rroga juaj nuk do të del me muaj të tërë por ajo do të humb fare dhe nuk do të del për tërë ato muaj me arsyetime të ndryshme që pothuajse të gjitha janë të kota dhe dezorientuese dhe të errëta.

Të gjitha të këqijat e mëdha krijohen nga të këqijat e vogla dhe kjo më së miri vërehet në QKUK dhe të këqijat më të mëdha ndodhin për specializantët.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të nënçmohesh çdo ditë edhe pse punët i kryen por edhe do të jesh tërë kohën në gojërat e specialistëve(shumica prej tyre) të cilët gjenden në kafe duke u tallur me ty dhe duke shpifur për ty , duke të përqeshur ty dhe duke thurrur kurthe të ndryshme kundrejt teje.

Si specializant në QKUK tërë kohën do të merresh me punë administrative dhe duke mos u marrur me shkollim specialistik.Punët e të tjerëve do t'i ngarkojnë ty ndërsa ata/ato që janë përgjegjës për t'i kryer gjenden rrugëve ose kafeneve duke të përgojuar ty dhe madje edhe punëtorët e statistikës që janë të obliguar dhe paguhen për punën rreth statistikave gjenden rrugëve dhe kafeneve dhe përmes lidhjeve të tyre që i kanë me specialistët, drejtorët dhe shefat të gjitha obligimet e tyre ua faturojnë padrejtësisht specializantëve për t'i kryer dhe kjo konsiderohet punë e detyruar dhe kjo ndalohet rreptësisht me ligjin e punës neni 6.

Të gjithë do të synojnë të të shfrytëzojnë dijen, energjinë dhe mundin tënd dhe si shpërblim për këtë nuk do të marrësh asgjë më shumë sesa nënçmimin e tmerrshëm dhe të vazhdueshëm.

Lexo edhe: Pse nuk duhet të specializoni në QKUK - Prishtinë?

Si specializant në QKUK gjatë tërë viteve të specializimit nuk do të mësosh asgjë nga specialistët(shumica prej tyre) sepse askush nuk të tregon asgjë dhe nuk të mëson asgjë, madje ata t'i vjedhin edhe ato gjëra që i din dhe pastaj ia atribojnë vetes së tyre.

Si specializant në QKUK, shumica e specialistëve nuk duan as që të shohin me sy sidomos kur je në vitin e katërt ose të pestë të specializimit sepse të llogarisin si konkurent dhe si armik të tyre.

Si specializant në QKUK jo vetëm që nuk do të kesh para të mjaftueshme për veten dhe familjen tënde por shumë herë do të jesh edhe rast social dhe do të kërkosh para borgj tek njerëzit që i njeh për t'i mbuluar shpenzimet e jetës.

Si specializant në QKUK do të përballesh me kurthe të ndryshme të përpiluara qoftë nga specialistët...qoftë nga motrat ose infermierët. Kurthet e tyre shpeshherë janë të fshehura me petkun e "respektit të rrejshëm" dhe ndonjëherë dalin sheshazi duke bërë që në sytë e tyre të dukesh vetëm si një gjah i tyre. Shpesh herë do të provokohesh, do të akuzohesh, do të keqtrajtohesh etj.

Lexo: Ja sa dënoheni nëse e keqtrajtoni dikënd gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike

Si specializant në QKUK jo vetëm që nuk do të paguhen kujdestaritë që i mban por kujdestaritë e tua do të keqpërdoren më sakt do të vjedhen nga "Mafia zhvatëse" e cila është instaluar brenda QKUK-së që nga themelimi i saj. Fakti akoma më i tmerrshëm është se me paratë e tua kjo "Mafi zhvatëse" do të blej banesa, shtëpi, vetura dhe objekte të ndryshme në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri dhe madje me paratë e specializantëve të fituar me shumë mund, do të shkojnë edhe në pushimet e tyre. 

Lexo: Kujdestaritë e Specializantëve në QKUK po vjedhen

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të përhumbesh nga "labirintet kriminale" brenda saj por një ditë do të akuzohesh edhe ti që je pjesë e tyre.

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të kuptosh se shumica e personelit janë me personalitet të maskuar ose të shumëfishtë ose janë me dyfytyrësi apo shumëfytyrësi....por poashtu do të kuptosh që shumica e specialistëve nuk e zbatojnë betimin e hipokratit por betimin e hipokritit.

lëmitë internistike asnjë ose pothuajse asnjë specialist nuk të mëson për asgjë. Të gjithë do të ikin nga ju edhe nëse i pyet diçka të japin përgjigje tjetër të gabuar ose ngatërruese. Tërë kohën do të mbingarkohesh me punë administrative për të cilat nuk je i obliguar t'i kryesh por je i kërcënuar që t'i kryesh sepse menjëherë bëhesh cak i vërejtjeve nga ana e drejtorit, shefit ose specialistëve. Në vend që të merresh me shkencë internistike, ju do të merreni me adminstratë dhe statistika për të cilat paguhen të tjerët për t'i bërë por t'i do të jesh në thundrën kërcënuese dhe do të jesh i detyruar në mënyrë ç'njerëzore për t'i bërë.

Lexo edhe: Ja sa dënohet kanosja me fjalë, vepra apo gjeste! 

Në lëminë e Gjinekologjisë askush nuk tregon dhe nuk të mëson asgjë. Të gjithë të ngarkojnë me punë të tilla si fletëlëshim, analiza histopatologjike, analiza citilogjike, punë operatore, përcjellje të pacientëve dhe asnjë nuk është i interesuar të mësojë për ndonjë operacion apo intervenim gjinekologjik. Edhe në Gjinekologji është e njejta situatë, tërë kohën do të stërngarkohesh me punë administrative për të cilat nuk je i obliguar t'i kryesh por je i kërcënuar që t'i kryesh sepse menjëherë bëhesh objekt i vërejtjeve nga ana e drejtorit, shefit ose specialistëve. Specialistët ndaj specializantëve janë paragjykues, akuzues, kurthatorë, shantazhues dhe tepër hakmarrës.

E njejta gjë vlen edhe në lëmitë Kirurgjike, pothuajse të gjithë të shohin me syrin e urrejtjes, pakkush ose askush nuk është i interesuar të të mësojë asgjë, të konsiderojnë si skllav dhe janë akoma më paragjykues, akuzues, kurthatorë të padëgjuar e të paparë. Edhe nëse ndonjë specialist ndonjëherë tenton të të jap ndonjë operacion, atëherë Anesteziologu do të mundohet me tërë qenien e tij që t'a pengoj, duke folur haptas ose fshehtas me Kirurgun ose duke bërë me gjeste të ndryshme drejtuar specialistit Kirurg me qëllimin e vetëm që të mos mësohet kurrë të operoj asgjë. Pra edhe pse ju i kryeni të gjitha punët në repart dhe stërngarkoheni nga punët e shumta, përsëri do të jeni objekt i talljeve, nënçmimeve, kërcënimeve, kurthave, akuzave, shantazheve etj.

Lexo edhe: 6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Poashtu edhe në Gastroenterologji nuk të mësojnë pothuajse asgjë, tërë kohën do të jesh skllav i tyre. Mund të kalojnë 5 vite të specializimit dhe ju nuk do të dini të bëni asnjë gastroskopi ose kolonoskopi sepse askush nuk ju mëson asgjë. Do të punoni përtej mundësive tua dhe do të ngarkoheni skajshmërisht dhe në fund do të fitoni asgjë. Do të jeni tërë kohën i ngarkuar me fletëlëshime, terapi, anamneza mirëpo nëse tentoni të mësoni ndonjë procedurë gastroenterologjike diagnostike do të hasni në pengesa të papara nga specialistët të cilët kanë dëshirë që ju të dilni si specialist tepër i dobët. Sa më i dobët aq më mirë për ata.

Në Oftalmogji është pothuajse e njejta situatë, pakkush ose askush nuk të tregon asgjë, shumica merren me thashetheme dhe kurtha ndaj specializantëve. Edhe këtu punët administrative janë barra e juaj për të cilën nuk jeni të obliguar t'a kryeni por jeni të detyruar për shkak të nënçmimeve, kërcënimeve, kurthave, akuzave, shantazheve dhe talljeve.

Edhe në Ortopedi e njejta situatë, i njejti ferr, i njejti zjarr i cili i djeg fuqishëm specializantët sepse nuk mbrohen nga askush por përkundrazi sulmohen nga të gjithë dhe shfrytëzohen më keq se skllevërit dhe ngarkohen me punë të cilat do të duhej të kryheshin nga Specialistët. Do të ngarkoheni që gjatë kujdestarive të qëndroni në Emergjencë dhe të qëndroni 24 orë duke kontrolluar dhe mjekuar pacientë ndërsa specialistët do të jenë duke pirë kafe, duke të përgojuar ty ose duke shikuar TV. Ndërsa nëse është ndonjë rast për operacion nuk do të mësojnë asgjë por do t'i mbash instrumentet kirurgjike ose ortopedike duke asistuar me fuqinë e fundit fizike dhe shpirtërore dhe do të jesh i stërlodhur nga puna e stërmundishme dhe në fund nuk do të vlerësohesh aspak.

E njejta frymë e zymtë vlen në të gjitha drejtimet specialistike, e njejta xhungël është në tërë QKUK-në, edhe po të jesh shumë i mirë, shumë i aftë ose i përndritur, specialistët  me veprimet e tyre do të errësojnë dhe do t'a ndjesh veten i nënçmuar thellësisht.
 

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të kesh pësime të ndryshme por do të kesh edhe hakmarrje të hapura dhe hakmarrje të fshehura nga njerëz që jetojnë me hakmarrjen. Vetëm nëse flet të vërtetën ata janë në gjendje të lëvizin çdo gurë për t'u hakmarrë. Çmenduria e tyre skizofrenike i kalon edhe kufijtë e të dukshmes dhe realitetit, ajo arrin në kufirin e stërkeqjes.


Lexo edhe: Të punosh si Mjek në Kosovë!

Si specializant në QKUK jo vetëm që do të pengohesh gjatë specializimit tënd por edhe do të dëshpërohesh dhe do të dëshirosh që të largohesh sa më parë nga ky vend dhe të specializosh në një vend tjetër larg "Ujqërve të QKUK-së".

Si specializant në QKUK do të përjetosh fyerje, poshtërime të ndryshme, vuajtje, përpjekje për zhdukje të plotë (edhe fizike), nënçmime, ofendime, akuzime, shpifje, kërcënime, thashetheme, kurtha të ndryshme, dhembje shpirtërore, padrejtësi, hidhërime, inatosje, xhindosje, hakmarrje, kundërshtime, hipokrizi, skandale dhe të gjitha këto do t'i kesh si "dhuratë e shkollimit specialistik" në QKUK, dhuratë e cila është bërë nga drejtorët, specialistët, motrat, infermierët, rojtarët, bartësit, pastruesit etj.
 

Si specializant në QKUK do të kuptosh që shumicën e herave pacienti nuk shikohet më si pacientë por si klient ose si vlerë monetare dhe kjo do të bën të kuptosh që Mjekësi dhe humanizëm më nuk ka por këto fjalë janë zëvendësuar me fjalët tregti dhe biznes.

Vetëm të uriturit ia besojnë të uriturëve. Vetëm ata që e kanë prekur fundin e dhembjes, e njohin dhe e kuptojnë se çfarë është dhembja e vërtetë. Dhe ju specializantë  të dashur e dini plotësisht dhe e ndjeni se të gjitha këto janë të vërteta të pakundërshtueshme./Elmedina Baraliu/Bota Sot

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Sërish specializantët ankohen se nuk janë paguar

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Kirurgu shqiptar zbulon instrumentin e veçantë i cili do të përdoret në tërë botën

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Onkologu Ilir Kurtishi shkruan rreth kancerit të gjirit

Dr.Desaret Murati: inhibitorët e pompës protonike prolongojnë diagnostikimin e kancerit të lukthit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Mungesë e madhe e Specializantëve në QKUK

Kirurgu shqiptar ndër 100 Kirurgët më të mirë të botës

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Onkologu Ilir Kurtishi shkruan rreth kancerit të gjirit

Dhënie enorme e injeksioneve dhe infuzioneve në Qendra të Mjekësisë Familjare

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë