Skip to main content
Protected by Copyscape

Vrasjet dhe zhdukjet e mjekëve gjatë luftës së UÇK-së sipas PHR





Shkëputur nga muri i profilit në FB të Dr. Salih Krasniqit



VRASJET DHE ZHDUKJET E MJEKËVE GJATË LUFTËS SË UÇK  SIPAS PHR

Pjesë nga libri "Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në QKUK nga forcat policore dhe ushtarake të serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999 " faqe 34-36
Vrasjet dhe zhdukjet e mjekëve

Gjatë periudhës shkurt 1998 deri në shkurt 1999, PHR ka dokumentuar tri vrasje jashtëgjyqësore të mjekëve dhe një i cili ishte zhdukur. Provat tregojnë se së paku dy prej tyre ishin bërë cak për arsye se ishin mjekë. Në të gjitha rastet, provat tregojnë se forcat serbe ishin përgjegjëse. Vrasja dhe zhdukja e këtyre mjekëve terrorizoi komunitetin mjekësor të shqiptarëve të Kosovës dhe në atë kohë shërbeu si një përkujtues i vazhdueshëm për mjekët për rreziqet të cilat i bartë me vete ushtrimi i detyrave të mjekut.

• Dr. Lec Ukaj (i njohur prej shumicës si Dr. Leci) ishte një mjek i mirënjohur shqiptar etnik i cili drejtonte objektin shëndetësor në Drenas. Më 26 maj 1998, kur forcat serbe hynë në Drenas, Dr. Leci me familjen e tij ikën në Gradicë. Në Gradicë ai ndihmoi UCK-në për themelimin e spitalit fushor për t’u kujdesur për luftëtarët e tyre dhe për fshatarët të cilët po iknin nga sulmet serbe. Më 22 shtator, një sulm me granatime afër Gradicës detyroi Dr. Lecin dhe kolegët e tij që të evakuoheshin nga spitali fushor. Për tri ditë, Dr. Leci dhe kolegët e tij, fshatarët dhe pacientët e plagosur u fshehën në male, me granatime të vazhdueshme rreth tyre. Gjatë kësaj kohe policia bastisnin në fshat duke e kërkuar Dr. Lecin. Dëshmitarët kanë treguar se policia u ishte kërcënuar njerëzve dhe u kishte thënë se Dr. Leci i kishte trajtuar terroristët dhe se ai do të vritej nëse do ta gjenin. Dr. Leci, vëllai i tij dhe dy të afërm tjerë meshkuj vrapuan nëpër male për t’i ikur policisë. Dr. Leci ishte kapur, ishte vrarë dhe trupi i tij ishte gjymtuar. Forcat serbe e kishin pyetur Dr. Lecin se cilën dorë e kishte përdorur për të operuar dhe, pas përgjigjes së tij, i kishin prerë dorën e djathtë.
• Dr. Nuredin Zejnullahu ishte një mjek shqiptar i spikatur në qytetin e Pejës. Më 18 nëntor 1998, tre njerëz të armatosur të cilët flisnin serbisht, të veshur në stilin e policisë serbe, erdhën në shtëpinë e tij për ta kërkuar. Ata kapën djalin e tij 16 vjeçar në oborr, u sulën brenda shtëpisë dhe urdhëruan pjesën tjetër të familjes që të rreshtoheshin në korridor. Dr. Zejnullahu zbriti nga shkallët, kapi djalin nga duart e njerëzve të armatosur dhe i hodhi ata jashtë dhe mbylli derën. Njerëzit e armatosur hapën zjarr me kallashnikovë nëpër derë. Disa plumba depërtuan në ijën e majtë dhe në gjurin e djathtë të Dr. Zejnullahut/ Deri sa ishte dërguar më në fund në spital, ai ishte pa puls dhe pa tension gjaku të dallueshëm. Një ekip i mjekëve serbë dhe shqiptarë u munduan që ta ngjallnin, por të shtënat me armë i kishin shpërthyer arterien e femurit e tij, gjë që kërkonte aftësitë riparuese të një kirurgu të enëve të gjakut. Familja e tij kërkoi nga autoritetet serbe që ta transportonin me helikopter në Prishtinë ku kishte kirurg vaskular, por ata refuzuan, duke u arsyetuar me terrin e natës dhe me kushtet e sigurisë. Dr. Zejnullahu vdiq në një auto ambulancë në rrugë për Prishtinë.
• Dr. Xhevat Gashi ishte vrarë në janar të vitit 1999, gjithashtu në zonën e Pejës. Herën e fundit ishte parë duke shkuar në punë në qendrën e emergjencës afër Pejës, trupi i tij ishte gjetur nga policia serbe e Kosovës në rrugën Mitrovicë - Pejë. Sipas OSBE-së, ai ishte vrarë me një të shtënë në kokë nga arma e zjarrit dhe kishte pasur djegie truri që janë karakteristike për stilin e vrasjeve nga afërsia. Përgjegjësia për vdekjen e tij nuk është përcaktuar.
• Dr. Hafir Shala është zhdukur më 10 prill 1998 pasi ishte ndaluar nga autoritetet serbe në rrugën Drenas – Prishtinë. Sikur shumë profesionistë shëndetësor në Kosovë, Dr. Shala ishte angazhuar edhe në sistemin serb edhe në sistemin e shqiptarëve të Kosovës: ai punonte në objektin shëndetësor qeveritar në Drenas gjatë ditës dhe si mjek vullnetar në dy klinika të Nënë Terezës gjatë natës. Më 10 prill 1998, Dr. Shala dhe dy kolegë ishin duke shkuar në Prishtinë për të siguruar furnizime me barëra për klinikat e Nënë Terezës. Kur u ndalën në një pikë kontrolli të policisë, tre njerëz me rroba civile dolën nga një automjet i pa shënjuar dhe urdhëruan Dr. Shalën që të hynte në një automjet tjetër. Kolegët e tij ishin çuar përsëri në makinën e tyre së bashku me një polic me uniformë i cili i kishte udhëzuar që të vozitnin në stacionin policor të Prishtinës. Automjeti i pa shënjuar në të cilin ishte Dr. Shala i përcillte nga mbrapa. Kur automjeti i pa shënjuar arriti në stacion, njëri nga dy kolegët në automjetin tjetër, e pa automjetin me Dr. Shalën duke vozitur nga ana e prapme e stacionit policor. Kur njëri kolegë më vonë u largua nga stacioni policor, pasi që ishte liruar nga mbajtja, ai kishte dëgjuar britma dhe e kishte njohur zërin e Dr. Shalës. Dr. Shala nuk është parë që atëherë. Ai ende është i zhdukur.

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Shqiptarja përfundon mjekësinë me notë 10, Gjermania do ta marrë në punë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Injeksionet dhe infuzionet që shkruhen në Ordinanca private po administrohen në ambulanta shtetërore

Njihuni me shkencëtarin shqiptar të neurologjisë në SHBA

Keni variçe në këmbë? Përdorni këto metoda për uljen e tyre

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!

Ja pse Vitamina B12 është e rëndësishme për organizmin tuaj!

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Shqiptarja përfundon mjekësinë me notë 10, Gjermania do ta marrë në punë

Mungesë e madhe e Specializantëve në QKUK

Kirurgu shqiptar ndër 100 Kirurgët më të mirë të botës

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Skandaloze: Injeksionet dhe infuzionet që shkruhen në Ordinanca private po administrohen në ambulanta shtetërore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë