Skip to main content
Protected by Copyscape

Psikokirurgjia, të jesh kirurg pa bisturi!



Gjatë kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale të drejtpërdrejtë në trup, nuk shkaktohet dhimbje, gjakderdhja është e eliminuar gati në tërësi, kurse infeksioni nga prerja as që paraqitet fare

Kureshtjen e qarqeve shkencore dhe të shumë mas-mediave botërore, kohën e fundit i ngacmon një mënyrë tejet efikase dhe çudibërëse e shërimit tradicional. Kjo metodë vjen nga Filipinet dhe quhet psikokirurgjia.

Karakteristikë e kësaj është se ndërhyrja kirurgjikale tek pacienti bëhet vetëm nëpërmjet duarve, ose, në disa raste, edhe me ndonjë brisk të pa sterilizuar xhepi.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale të drejtpërdrejtë në trup, nuk shkaktohet dhimbje, gjakderdhja është e eliminuar gati në tërësi, kurse infeksioni nga prerja as që paraqitet fare.

Si në qarqet akademike shkencore ashtu edhe në opinionin e gjërë, asnjë metodë tradicionale gjer më sot, nuk ka shkaktuar aq polemika dhe bujë të madhe sensacionale, ashtu si psikokirurgjia, apo operimi shpirtëror me gishta, pa brisk, pa anestezi, pa gjak, pa dhembje, si dhe komplikime të tjera të mundshme post - operacion.

Këtu kemi t? b?jm? me nj? metodë të vjetër dhe tejet efikase operative tradicionale që na vjen nga Filipinet, dhe që më tepër aplikohet nga disa individë të veçantë me prirje të jashtëzakonshme.

Nga shumë psikokirurg tradicional bot?rorë, që në mënyrë tejet efikase aplikojnë këtë metodë, si më të popullarizuar në qarqet akademike dhe publicistike, konsiderohen dy prej tyre: psikokirurgu filipinas ELEUTERIO TARTE, dhe meksikani ARIGO.

Edhe pse sot vetëm në kryeqytetin e Filipineve, Manila, zyrtarisht janë të evidentuar mbi 400 kirurgë të tillë, këta të dy, konsiderohen si më të njohur, për shkak se kanë pranuar që me këto aftësi të tyre të jashtëzakonshme t'i nënshtrohen metodave hulumtuese shkencore.

1. Psikokirurgu filipinas ELEUTERIO

TARTE tanimë legjendë e psikokirurgjisë tradicionale filipinase, me operimet e veta nëpërmjet gishtërinjve të duarve, bënte vërtet shërime të mrekullueshme.

Ky kirug popullor çudibërës, ndërhyrjet e veta specifike kirurgjikale, nuk nguronte t'i demonstronte as para kamerave televizive dhe fotoreporterëve të gazetave të ndryshme botërore.

Fillimisht, duke kërkuar ekzaminimet përfundimtare të bëra me metoda bashkëkohore medicinale, Tarte, operacionet e veta psikokirurgjike, zakonisht i aplikonte tek pacientët që kishin tumore, kiste në organet e mbrendshme të trupit, gurët në veshka dhe në qesen e tëmthit, etj.

Pasi e shtrinte pacientin e vet në një tavolinë të improvizuar operative dhe i përvishte rrobat e trupit në atë pjesë ku duhej të kryhej operimi, TARTE, fillimisht, me një ritual të thjesht të përqëndrimit, vetëm përmes gishtërinjve të duarve, fillonte ndërhyrjet e veta operative.

Nuk përdorte kurrfarë brisku dhe paraprakisht nuk aplikonte ndonjë medikament anestezie.

Operimi zakonisht zgjaste maksimalisht 15 minuta. Gjatë tërë kohës së operacionit, pacienti mbetej i zgjuar dhe n? vetëdije të plotë, duke mos ndjer? asnjë lloj dhimbjeje. Pasi të ishte kryer operimi, tek asnjë pacient, në pjesën e trupit ku ishte kryer operimi, nuk mund të vërehej asnjë plagë apo shenjë.

2. Meksikani i famshëm ARIGO

Me fenomenin e psikokirurgjisë janë marrë dhe sot e kësaj dite merren shumë shkencëtarë, e ndër ta më i njohur mbetet Dr. Andrej Puhariq, amerikan, me prejardhje kroate.

Ai në krye të një ekipi pesë-anëtarësh të famshëm mjekësorë amerikanë, për plot pesë vite, studioi fenomenin psikokirurgji, tek një psikokirurg laik nga Meksika, i quajtur ARIGO, i cili në masë ishte i njohur me nofkën "kirurg me brisk të ndryshkur".

Pesë vite pa ndërprerë, Dr. Puhariqi me ekipin e vet shkencor, përcillte ndërhyrjet kirurgjikale të Arigos, dhe në fund vendosi që edhe vet ai t'i nënshtrohej një operacioni të tillë nga një tumor në këmbë. Në lidhje me këtë operacion të bërë, Dr. Puhariq në një publikim të tij shkruante:

"...nuk ndjeva kurrfarë dhembjeje. Mirëpo, duke ditur se brisku dhe duart e Arigos nuk ishin fare të pastra dhe se lëkura ime para operacionit as që ishte sterilizuar, gjithmonë kisha frikë për mundësinë e paraqitjes së infeksionit dhe ndoshta edhe të helmimit të gjakut. Që të reagoja me kohë, në rast se paraqiteshin këto simptoma, bëra të gjithë parapërgatitjet e duhura të veprimit.

Plagën e kisha të lidhur me një fashe të thjeshtë, të cilën çdo ditë e hapja dhe e fotografoja. Për çudi, asnjë infeksion nuk u paraqit e, që ishte më befasuese, plaga ime qe mbyllur dhe shëruar plotësisht pas tri ditësh, që për mjekësinë tonë është gjysma e kohës së duhur zakonisht".

Analizat dhe studimet e Dr. Puhariqit, janë botuar dhe publikuar në shumë editime shkencore anë e kënd botës, dhe ato zakonisht merren si pikënisje për studiues të tjerë, që i përvishen metodave kërkimore të mëtejshme të këtij fenomeni ende të pasqaruar sa duhet.

3. Si sqarohet fenomeni i psikokirurgjisë?

"Operimi psikik kryhet i gjithë përmes aktivitetit specifik shpirtëror dhe mental të shëruesit", thonë për psikokirurgjinë studiuesit e shumtë të këtij fenomeni.

"Me besim t? fortë n? vete dhe pas disa ushtrimeve paraprake të ngritjes shpirtërore, te shëruesi tradicional ?sht? krijuar aftësia e caktuar vizionare e kontrollit dhe manipulimit me energjinë më të lartë të niveleve hyjnore. Ndërtimi dhe përmbajtja e këtyre niveleve energjetike ende mbeten të panjohura për shkencën e sotme.

Psikokirurgu laik, gjatë këtij operacioni shfrytëzon procesin e vet mental, të cilin, përmes përqëndrimit të fortë, e sjell në gjendjet e caktuara psikike q? shprehen n? formë t? gjysmë-transi.

Pasi të ketë arritur këtë gjendje mentale, gjat? operimit, ai e bën orientimin dhe kanalizimin e kësaj energjie në trupin e sëmurë të pacientit". Bazuar në deklaratat e këtyre psikokirurgëve që flisnin për këto aftësi të veta të jashtëzakonshme operative, në to thuhet se ata realisht nuk operojnë, por janë vetëm si ndërmjetës të një procesi që kryhet vetvetiu, e që në mënyrë automatike udhëhiqet nga një fuqi më e lartë hyjnore.

Energjia, e cila rrezaton nga duart e shëruesit depërton në trupin e pacientit, duke bërë kështu veprime të njëjta sikurse i bën brisku i kirurgut në mjekësinë bashkëkohore. Në psikokirurgji, realisht nuk eliminohet organi, por thjesht zhduket sëmundja.

Disa studiues të këtij fenomeni mendojnë se, në fakt vepruese është vetë ajo energjia e caktuar që rrezaton nga dora e shëruesit, e cila, pasi rregullon barazpeshën energjetike më parë të çrregulluar në indet e organit të sëmurë, të çon më pas drejt shërimit.

Është tejet interesante të theksojmë se, nga ana e shumë studiuesve që edhe vetë janë kirurgë nga profesioni, pranohet se krahasuar me metodat e tanishme bashkëkohore të operimit që bëhen me brisk, metoda laike e operimit nëpërmjet psikokirurgjisë është shumë më e parrezikshme.

Në rend të parë aty nuk ka fare nevojë për medikamente anestezike; nuk duhen investime finaciare në pajisje tejet të shtrenjta bashkëkohore kirurgjike; pacienti pas operacionit ngrihet menjëherë në këmbë dhe nuk ka nevojë të shtrohet në spital dhe kurim shtesë post-operativ.

A mund të jetë e mundur të shërohen të gjitha sëmundjet vetëm me anë të energjisë shpirtërore pa patur nevojë as për bisturi dhe pajisje të tjera teknologjike? E pabesueshme, por e vërtetë. Njeriu dhe aftësitë e tij të pakufishme, për kapshmërinë e nivelit të arsyes tonë, ende mbeten si enigma më e madhe e të gjitha kohërave!

Përgatiti:

KLARITA BAJRAKTARI

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Sërish specializantët ankohen se nuk janë paguar

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Kirurgu shqiptar zbulon instrumentin e veçantë i cili do të përdoret në tërë botën

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Onkologu Ilir Kurtishi shkruan rreth kancerit të gjirit

Dr.Desaret Murati: inhibitorët e pompës protonike prolongojnë diagnostikimin e kancerit të lukthit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Mungesë e madhe e Specializantëve në QKUK

Kirurgu shqiptar ndër 100 Kirurgët më të mirë të botës

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Onkologu Ilir Kurtishi shkruan rreth kancerit të gjirit

Dhënie enorme e injeksioneve dhe infuzioneve në Qendra të Mjekësisë Familjare

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë