Skip to main content
Protected by Copyscape

Dr.Blerim Myftiu: Epilepsia dhe agjërimi

EPILEPSIA DHE AGJËRIMI  Epilepsia paraqet një çrregullim të trurit në të cilin vjen deri te gjenerimi dhe përhapja e pakontrolluar e aktivitetit elektrik të trurit që për pasojë manifestohet në forma të ndryshme – që prej humbjes së vetëdijes me shtangime trupore të përgjithshme deri te shtangimi i njërës presë të trupit. Janë konstatuar faktorë të ndryshëm që mund t’i kontribuojnë paraqitjes më të shpeshtë të sulmeve epileptike. Krahas pagjumësisë, infeksionit, përdorimit të parregullt të barnave, uria dhe dehidrimi paraqesin po ashtu rrezik të shtuar për paraqitjen e sulmit epileptik.  Njëri prej pyetjeve të pashmangshme është nëse pacientët me epilepsi mund të agjërojnë. Ekzistojnë studime të realizuara në këtë drejtim që dëshmojnë se agjërimi dhe rrjedhimisht ndryshimi i orarit të marrjes së barnave kontribuon në numrin më të madh të sulmeve epileptike. Studimi i bërë me 100 pacientë epileptikë që kanë agjëruar dhe përcjellja e tyre para, gjatë dhe pas Ramazanit, ka vënë në pah se rreth 46% e pacientëve kanë pasur më tepër sulme epileptike gjatë Ramazanit se sa para dhe pas tij. Pacientët që janë në politerapi (dy e më shumë barna) kanë më tepër tendencë që të kenë më shumë sulme (70% karshi 44%) se sa ata me monoterapi (një bar).  Edhe studimi tjetër i bërë në Turqi, në periudhën kur Ramazani ka rastisur në tetor dhe nëntor (ditët më të shkurtra të vitit), ka treguar tendencën e rritjes së sulmeve epileptike qoftë te pacientët me një antiepileptik, qoftë te ata me shumë barna. Shtimi i sulmeve te ata që nuk kanë ndërruar orën e marrjes së terapisë (pasi nuk ka qëlluar ta marrin atë ditën) nënkupton se nuk është e tërë arsyeja në mosmarrjen e rregullt të saj, por edhe te dehidrimi, lodhja, çrregullimi i ritmit të gjumit dhe faktorët e tjerë.  Prandaj, në dritën e të dhënave shkencore, pacientët që vuajnë nga epilepsia nuk këshillohet të qëndrojnë pa ushqim dhe lëngje kohë të gjatë. Ata së paku duhet të jenë të informuar për këto mundësi dhe vendimin për të agjëruar apo jo të marrin në bazë të këtyre informatave.   #fasting #fastingforbrainhealth #ramadan #agjërimi #ramazan #epilepsy #seizures #epilepsia


EPILEPSIA DHE AGJËRIMI

Epilepsia paraqet një çrregullim të trurit në të cilin vjen deri te gjenerimi dhe përhapja e pakontrolluar e aktivitetit elektrik të trurit që për pasojë manifestohet në forma të ndryshme – që prej humbjes së vetëdijes me shtangime trupore të përgjithshme deri te shtangimi i njërës presë të trupit. Janë konstatuar faktorë të ndryshëm që mund t’i kontribuojnë paraqitjes më të shpeshtë të sulmeve epileptike. Krahas pagjumësisë, infeksionit, përdorimit të parregullt të barnave, uria dhe dehidrimi paraqesin po ashtu rrezik të shtuar për paraqitjen e sulmit epileptik.

Njëri prej pyetjeve të pashmangshme është nëse pacientët me epilepsi mund të agjërojnë. Ekzistojnë studime të realizuara në këtë drejtim që dëshmojnë se agjërimi dhe rrjedhimisht ndryshimi i orarit të marrjes së barnave kontribuon në numrin më të madh të sulmeve epileptike. Studimi i bërë me 100 pacientë epileptikë që kanë agjëruar dhe përcjellja e tyre para, gjatë dhe pas Ramazanit, ka vënë në pah se rreth 46% e pacientëve kanë pasur më tepër sulme epileptike gjatë Ramazanit se sa para dhe pas tij. Pacientët që janë në politerapi (dy e më shumë barna) kanë më tepër tendencë që të kenë më shumë sulme (70% karshi 44%) se sa ata me monoterapi (një bar).

Edhe studimi tjetër i bërë në Turqi, në periudhën kur Ramazani ka rastisur në tetor dhe nëntor (ditët më të shkurtra të vitit), ka treguar tendencën e rritjes së sulmeve epileptike qoftë te pacientët me një antiepileptik, qoftë te ata me shumë barna. Shtimi i sulmeve te ata që nuk kanë ndërruar orën e marrjes së terapisë (pasi nuk ka qëlluar ta marrin atë ditën) nënkupton se nuk është e tërë arsyeja në mosmarrjen e rregullt të saj, por edhe te dehidrimi, lodhja, çrregullimi i ritmit të gjumit dhe faktorët e tjerë.

Prandaj, në dritën e të dhënave shkencore, pacientët që vuajnë nga epilepsia nuk këshillohet të qëndrojnë pa ushqim dhe lëngje kohë të gjatë. Ata së paku duhet të jenë të informuar për këto mundësi dhe vendimin për të agjëruar apo jo të marrin në bazë të këtyre informatave.

#fasting #fastingforbrainhealth #ramadan #agjërimi #ramazan #epilepsy #seizures #epilepsia
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Kjo është familja e ministrit Uran Ismaili

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani

Mjekët tanë janë të mirë: Nuk ka dallim mes sektorit Publik dhe atij Privat në Shëndetësi

A i kanë fajet mjekët që nuk po bëhet koalicioni VV-LDK?

Sukseset e një doktori shqiptar: Astma, shkaktarët, simptomat dhe trajtimi i sëmundjes!

Terapia 3D po vazhdon në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Urgjencë

Ja kush është trupi i të vdekurit i cili po qëndron në QKUK që 8 ditë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Dalin pagat e dhjetorit, tronditen mësuesit, mjekët e policët

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Ja çka po bëjnë pacientët me Urgjencën dhe Emergjencën!

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Kjo është familja e ministrit Uran Ismaili

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani

Nga 1 janari paga më të larta për 10 për qind në arsim dhe shkencë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat