Skip to main content
Protected by Copyscape

Dr.Blerim Myftiu: Kokëdhembja e tipit “cluster”

Dr.Blerim Myftiu: Kokëdhembja e tipit “cluster”


Manifestohet me dhembje të fortë dhe gjithmonë të njëanshme, të lokalizuar përreth syrit, në ballë apo mbi laprën e veshit dhe zgjatë 15-180 minuta. Mund të përsëritet disa herë brenda ditës apo të paraqitet nga një herë përditë apo çdo të dytën/tretën ditë. Sulmet shoqërohen me ndryshime në po atë gjysmë të fytyrës, të cilat i atribuohen sistemit autonom parasimpatik: lotim, skuqje sysh, bllokim dhe rrjedhje hundësh, djersitje balli dhe fytyre, ngushtim të bebëzës së syrit, rënie të kapakut të sipërm të tij me/pa ënjtje.

Edhe kjo kokëdhembje mund të jetëepisodike, atëherë kur sulmet mund të zgjasin edhe deri në një vit, por ka intervale pa dhembje që zgjasin më tepër se 1 muaj. Kur këto intervale pa dhembje zgjasin më pak se një muaj, atëherë flasim për formën kronike. Meshkujt preken 3-4 herë më tepër se femrat dhe paraqitet zakonisht para moshës 40-vjeçe.

Simptomat e kësaj kokëdhembjeje janë shumë karakteristike dhe mjafton që pacienti të dëgjohet me vëmendje në mënyrë që me të dëgjuar të diagnostikohet. Trajtimi i saj, po ashtu, është karakteristik, ngaqë inhalimi i vëllimit të lartë të oksigjenit (deri në 10 litra/minutë) përmes maskës, është shumë i dobishëm për ndërprerjen e sulmit episodik. Veç kësaj, analgjetikët e lartpërmendur dhe triptanët paraqesin opsione të tjera për ndërprerjen e sulmit. Bllokuesit e kanaleve të kalciumit, veçanërishtverapamili, nënkuptojnë opsionin e parë dhe më efektiv të profilaksës. Para përdorimit të tyre, konsultimi i kardiologut është i domosdoshëm. Në ditët e para të trajtimit, dhënia e dozës së lartë të kortikosteroidëve me reduktim të ngadalshëm është dëshmuar se sjellë dobi. Litiumi, disa barna antiepileptike dhe bllokuesit e tjerë të kanaleve të kalciumit mbeten opsionet e tjera në rast të mossuksesit të verapamilit.
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Skandaloze: Shnetëza sulmon Drejtorin e Radiologjisë, Dr.Bujar Gjikollin pa asnjë arsye ose të drejtë ligjore

Spitalet Rajonale e mbingarkojnë QKUK-në me raste që kanë mundur të kryhen në ato Spitale

Skandaloze: Pacienti nga Suhereka udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Prizrenit për kontrollë

Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë

Fakultetet e sotme po kryhen me teste

Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara në vetëm pak minuta

Fruta të thata për meshkujt dhe arsyet

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Sëmundjet e zemrës dhe grupet e gjakut

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Pacientët po shkojnë në Mjekësi Familjare jo për kontrollë por për Diklofen, Dexason dhe Diazepam

Skandaloze: Emrat e pacientëve keqpërdoren për analiza nga ana e infermierëve dhe infermiereve

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Për indeksonline është e çuditshme se mjekët bëjnë pauzë 30 minuta

Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK

Apeli i fortë i mjekut: Profesioni na vodhi rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia

Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë...!!!

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Mjekët dhe infermierët,çirakë në shtëpi të vetë !