Skip to main content
Protected by Copyscape

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë


Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë,Sami Haxhibeqiri,Kirurgjia, Kirurget



Burimi: Profili në FB i Dr. Salih Krasniqit

PLEJADA E KIRURGËVE TË PËRGJITHSHËM –ABDOMINAL TË KLINIKËS SË KIRURGJISË QË NGA THEMELIMI I FAKULTETIT TË MJEKËSISË 1969 DERI MË SOT

Lista e kirurgeve te kirurgjise se pergjithshme sipas moshes qe nga themelimi i Fakultetit te Mjekesise 1969 e deri me sot.

Fillojm me kirurgun e pare shqiptar ne Kosove me Prof.dr. Sami Beqiri
1. Prof.Dr.Sami Haxhibeqiri

U lind me 7 Qeshor 1933 në Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Prishtinë.
Fakultetin e Mjekësisë e regjistroi në Univerzitetin e Shkupit ku dhe diplomon ne Nentor 1959. Gjatë studimeve burgoset disa here rradhazi si anëtar i Shoqatës Kulturore “Emin Duraku” nga Shkupi herën e parë në vitin 1951.
• Specializimin nga lënda e Kirurgjisë Përgjithshme e kreu në Beograd ku
me 7 Nëntor të vitit 1965, me që rast edhe bëhët Kirurgu i parë Shqiptarë në ish-Jugosllavi.
• Si specialist i Kirurgjisë së përgjithshme në vitin 1968 bëhet për së pari herë në Kosovë kryeshef i parë Shqipëtar i ndonjë reparti mjekësore në institucione spitalore e në këtë rast i kirurgjisë në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës.

Me hapjen e shkollës së parë të mesme të mjekësisë në gjuhen shqipe ne Kosove zgjedhet edhe mësimdhënës I këtij institucioni dhe atë që nga viti 1966 duke dhënë mësim në gjashtë lëndë mësimore.
Për arsye të aftësimit të mëtutjeshëm profesional në Kirurgjinë Torakale shkon për edukim të ri specialistik në Sremska Kamenice dhe atë gjatë viteve 1969-1970 ku punoi me profesorët me eminent të ish-Jugosllavise të kirurgjisë torakale , Prof.Dr.Ivan Fajgel, Doc.Ervin Ginsberg. Aftësimin profesional në këtë fushë e vazhdoji në Akademin Ushtarake -VMA në Beograd tek Akademiku imirënjohur Prof.dr.Isidor Papa ku dhe me 26-Shtator të vitit 1972 kreu specializimin e dytë atë të Kirurgjisë Torakale dhe bëhet Kirurgu i Parë Shqipëtar në fushën e Kirurgjisë Torakale në ish Jugosllavi.
• Në vitin 1970 zgjedhet si ligjerues I lëndës së Kirurgjisë dhe është një nga themeluesit e Fakultetit te Mjekësisë në Prishtinë.
• Ne vitin 1973 bëhet drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovice dhe atë për së pari herë në historinë e Kosovës që zgjitdhet ndonjë Shqiptar I ndonjë institucioni shëndetësor pas luftës të vitit 1945.
Në vitin 1973 kur edhe e mori udhëheqjen e këtij institucion në spital ishin të punësuar 8 serb e një shqipëtar, ku deri ne vitin 1980 struktura e punëtorëve u ndryshua dhe atë ne të punësuar 8 shqipëtare e një punëtor serb. Gjatë kësaj peridhe u largua një numër i madh i mjekëve Serb nga Mitrovica për në Beograd,e për këtë gjendje u akuzua dhe fajësohej Dr. Samiu duke u bërë publikime edhe në shkresat e ndryshme të gazetave të asaj kohe si Vecernje Novosti, Politika ,Danas etj
Gjate kësaj peridhe Dr.Samiu krijoi edhe plejaden e parë të kirugëve Shqipëtar që kanë kryer fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

• Gjate trazirave të vitit 1981 Dr.Sami Haxhibeqiri haptazi shkoi nëpër vende e fshatra duke ju ndihmuar të plagosurëve nga demostratat e vitit 1981 dhe si pasojë e kësaj përjashtohet nga partia komuniste.

Me udhëzimin e udheheqësve komunal të asaj kohe në Mitrovicë dhe për arsye parapërgatitjes së burgosjes bënë kërkesën për transferim nga spitali I Mitrovicës në Kl.e Kirurgjisë Torakale në QKUK-në Prishtine për arsye se aty punonëte edhe si mësimdhënës në lëndën e Kirurgjisë pranë Fakultetin e Mjekesisë.
• Gjate periudhës se veprimit te tij profesional ishte autor i 45 punimeve
profesionalo-shkencore të botura në botë dhe në vend.
Përfaqësoi Kosovën në kongreset e kirurgjisë në nivel ndërkombetar me trajtesa shkencore nga lëmia e kirurgjisë së përgjithshme edhe asaj torakale si në Moske, Paris, San Francisko, Peking, Tokio, Amsterdam etj.
• Në vitin 1989 ishte njëri nga nënshkruesit e peticionit të 215 intelektualeve Shqiptarë të Kosovës.
• Me 11 gusht te vitit 1990 u suspendua nga puna si i pari punonjës i
QKU-ës në Prishtinë dhe atë nga pozita e zëvendës drejtorit të Klinikës së Kirurgjike.
• Gjatë punës së tij si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtine provimin nga lënda e kirurgjisë e kaluan 1127 student, përkatësisht mjeke.
• Me fillim te vitit 1992 themeloi Ambullacen Popullore Dr.Sami Haxhibeqiri
me mbështetje financiare nga shoqata “Minatori” nga Zvicra ku u bënë shiqime specialistike të të gjitha profileve për popullaten e rajonit të Mitrovicës dhe atë pa kurrfare kompenzimi. Gjatë një viti në këtë ambullantë u bënë 150,000 shiqime specialistike të profileve të ndryshme, ku kontribut dhanë shumë kolegë mjekë (nxënësit) e Dr.Samiut.
• Dr. Samiu dha ndihmen e tij profesionale, kombëtare, humanitare e patriotike
në të gjitha territoret e Kosovës. Ai ishte i pari specialist kirurg me përvoj që shkoi n ë Drenicë për ti ndihmuar populatës dhe ushtarëve të UCK.
• Dr.Sami Haxhibeqiri ishte njëri ndër themeluesit e Spitalit Ushtarak në Likovc.
• Dr.Sami Haxhibeqiri ishte koordinatori në Ambullacën e Shoqatës
bëmirëse “Nëna Tereze-për regjioni e Mitrovicës.
• Dr.Sami Haxhibeqiri bashkëthemeloi edhe ambullacën ushatrake në Z.O.të Shalës të Bajgores, ku punoi deri ne momentet e fundit te jetes se tij.
• Në një gjendje shumë vitale dhe me elan për punnë si dhe për cudi të bashkëluftëarëve të vetë, Dr.Samiut pas pesë ditëve të qëndrimit në Z.O.të Shalës , kthehet në shtëpi dhe të nesërmen është gjetur ne gjendje komatoze në shtëpi e tij dhe është transferuar për trajim të mëtutjeshëm mjekësor me që rast mjekët trajtues konfirmuan së bëhet fjalë për helmim me injekcion dhe ai pasojë e këtij helmimi vdiq me daten 17.09.1998.  
• Dr.Sami Haxhibeqiri ishte fitues i shumë dekorateve dhe medaleve si dhe mirënjohjeve në nivel federative për kontribut dhënë shkencës dhe shëndetsisë.
• Fakulteti I Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1999 themeloi cmimin për Etikë Mjekësore që të mbanë emrin e :Prof.Dr.Sami Haxhibeqiri” me që rast për disa vite u ndanë këto mirënjohje por pastaj kjo traditë u ndërprerë.
• Pas lufte Kuvendi komunal I Mitrovicë beri disa lloje dekorime për veprën e tij.
• U vendos pllaka ku u themelua dhe ishte ordinanca “Dr.Sami Haxhibeqiri” si dhe u zgjodh që Spitali I Përgjithshëm i Mitrovicës ta mbanë emrin e kirurgut të parë Shqipëtar të Kosovës si dhe pishtarinë e Mjekësisë Kosovare atë të
     “Dr.Sami Haxhibeqiri”



Lista e kirurgeve te kirurgjise se pergjithshme sipas moshes qe nga themelimi i Fakultetit te Mjekesise 1969 e deri me sot.
Lus te gjithe kirurget qe te shkruajne ne CV (autobiografi) me fotografi,  apo per ata qe nuk jane gjalle te marrin informata prej familjareve dhe te kompletojme te dhenat per te gjithe. Me respekt dr. Salih Krasniqi.
P.S. nese eshte bere ndonje leshim kerkoj te me shkruani.

1. dr. Sami Beqiri
2. dr. Ali Zatriqi
3. dr. Muhamet Guguli
4. dr. Muharrem Gashi
5. dr.Gazmend Shaqiri
6. dr.Zejnel Kelmendi
7. dr. Riza Binishi
8. dr.Sadri Bajraktari
9. dr. Adnan Shabani
10. dr.Samedin Haxhijaha
11. dr.Shaban Hasi
12. dr.Agim Sharku
13. dr.Avdyl Krasniqi
14. dr.Dalip Limani
15. dr.Mehmet Maxhuni
16. dr. Fazli Zyferi
17. dr.Ramadan Jashari
18. dr. Rifat Bajrami
19. dr. Ismet Shaqiri
20. dr.Ymer Aliu
21. dr.Salih Krasniqi
22. dr.Adem Rrusta
23. dr. Preveza Abrashi
24. dr.Skender Shabani
25. dr. Kushtrim Gashi
26. dr. Imri Vishi
27. dr. Faton Hoxha
28. dr. Arsim Latifaj
29. dr.Fadil Beka
30. dr.Besnik Bicaj
31. dr.Ilir Kafexholli
32. dr. Floren Kavaja
33. dr.Ekrem Sejfiu
34. dr.Isuf Zekaj
35. dr. Valdet Rexhepi
36. dr.Skender Zatriqi
37. dr. Enver Fekaj
38. dr. Shemsedin Hashani
39. dr. Sabri Tmava
40. dr. Ilir Fazliu
41. dr. Afrim Tahiri
42. dr.Besim sermaxhaj
43. dr. Naser Plakolli
44. dr. Arbër Morina
45. dr. Vesel Skenderi
46. dr. Lulzim Salihu
47. dr.Skender Murati
48. dr.Ferat Sallahu
49. dr. Xhevdet Tahiraj
50. dr.Dafina Mahmutaj
51. dr. Bedri Braha
52. dr.Rrustem Musa
53. dr. Astrit Hamza
54. dr.Halil Tanaj
55. dr.Arsim Çerkinaj
56. dr. Armend Xhemajli
57. dr. Ali Devaja
58. dr.Valon Zejnullahu

Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Gjermani: profesioni i mjekut më i paguar, paga shkon deri 120 mijë euro në vit

SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Dr.Bujar Gashi

Pse Oda e Mjekëve nuk reagon ndaj deklaratës së Milaim Zekës?

Profesionet më të ndërlikuara dhe më të vështira në botë

Dhunon mjekun, arrestohet 32 vjeçari

17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër

LIGJI PËR PAGA NË SEKTORIN PUBLIK, NUK PO I GËZON TË GJITHË

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Kurti paralajmëron mjekët : O privat o në të shtetit

Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Specializantët bëjnë thirrje për mjekët e rinjë që të ikin drejt Gjermanisë

Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Sulmi qyqar ndaj Dr.Sefedin Fazliut i cili është një doktor shembullor

Ja çka do të ndodh nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për paga

Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik

Edhe një Kirurg i suksesshëm në Gjermani

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat