Skip to main content
Protected by Copyscape

Ja kush ishte njëri nga kirurgët e parë torakal në Kosovë


Ja kush ishte njëri nga kirurgët e parë torakal në Kosovë, Muharrem Gashi, Kirurgjia, QKUK


Burimi: Profili në FB i Dr.Salih Krasniqit

VAZHDIM 4.
PLEJADA E KIRURGËVE TË PËRGJITHSHËM –ABDOMINAL TË KLINIKËS SË KIRURGJISË QË NGA THEMELIMI I FAKULTETIT TË MJEKËSISË 1969 DERI MË SOT
Lista e kirurgeve te kirurgjise se pergjithshme sipas moshes qe nga themelimi i Fakultetit te Mjekesise 1969 e deri me sot.
Vazhojmë me kirurgun e katërtë shqiptar në Kosovë me Prof.dr. Muharrem Gashi
Prof.dr. Muharrem Gashi
Biografia
Muharrem Gashi lindi me 1936 në Tërnoc, Komuna e Bujanocit,Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Nish më1955. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup, në vitin 1963. Pasi mbaroi studimet këthehet në vendlindje dhe detyr%n e mjekut e fillon në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc. Pas punës dy vjeçare si mjek, fillon specializimin në kirurgji të përgjithshme që e përfundon më 1969 në Beograd.Në të njejtin vit emërohet kryeshef i Repartit të kirurgjisë, pastaj edhe drejtor i Qendrës mjekësore në Gjilan.
Në vitin 1970 zgjidhet asistent i kirurgjisë së përgjithshme në katedrën e Kirurgjisë së Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Nga fundi i vitit 1973 kryen provimin e subspeacilizimit nga kirurgjia torakale në Beograd.
Në fillim të vitit 1974,për herë të parë në Kosovë, themelohet Reparti i kirurgjisë torakale dhe kryeshef i këtij reparti emërohet dr. Muharrem Gashi.
Temën e magjistraturës nga fusha e kirurgjisë torakale me sukses e mbron në vitin 1975 në Beograd, ndërsa disertacionin e doktoraturës e mron më 1978 në Prishtinë. Një vit më vonë zgjidhet docent dhe në të njejtën kohë emërohet shef i katedrës së Kirurgjisë së Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Në fillim të vitit 1983 zgjidhet prodekan,kurse më 1985 emërohet dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Është anëtar i Soqatë së mjekëve Torakal të Evropës.
Aktiviteti profesionalo- shkencor
Prof.dr. Muharrem Gashi merret vazhdimisht me veprimtari kompetente profesionale dhe shkencore nga fusha e tij e specializimit – Kirurgjia torakale. Është njëri ndër kirurgët e parë torakal në Kosovë.
Një ndihmesë të veçantë ai dha në planin e ngritjes dhe aftësimit të kuadrove të reja, te të cilët i bartë njohuritë e tija teorike e praktike.
Nëshumë tubime shkencore, seminare, kongrese e simpoziume, qoftë brenda vendit apo në botën e jashtme, punimet tij kanë zgjuar interesim dhe kanë tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.
Deri më tani Prof.dr. Muharrem Gshi ka hartuar 4 tekste për studentët e studimeve pasuniversitarre dhe për mjekët në specializim. K apublikuar më se 130 punime shkencore e specialistike, që janë lexuar në tubime të ndryshme shkencore dhe janë publikuar në revista e buletine të punimeve shkencore.

Autori i këtyre rreshtave ka qëndruar një vit ( 1983-1984) në SHBA, në shtetin Karolina Veriore, Durham sity, duke qëndruar në Qendrën Universitare, Duke University, në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Gjatë qëndrimit atje, ai përpiloi 9 projekte shkencore-kërkimore.
Njëri ndër këto është: Transplantimi i mushkërisë, i cili është lexuar dhe publikuar në SHBAMeqë i përmenduri merret me kirurgjinë e mediastinumit e të kapërcellit ( ezofagut), qëndrimi i tj në SHBA, tek akademiku David Sebiston, bëri të mundur që edhe tek ne me sukses të zbatohet metoda e këtij kirurgu torakal me renome botërore.

Prof.dr Muharrem Gashi, është njëri ndër organizatorët e studimeve pasuniversitare e të dhënies së provimeve specialistike në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ai është edhe mentor i temave të magjistraturës dhe disertacioneve të doktorateve të shumë kandidatëve të shkencave mjekësore tek ne. Për aktivitetin e tij të dalluar profsional e specializues ka marrë një varg mirënjohjesh, lëvdatash e shpërblimesh.

Në shtator të vitit 1990, pas plotë 32 vjet pune, organet e instaluara sebe me dhunë e largojnë nga puna. Në kë kohë të vështirë vendoset që të krijohen kushtet për veprimtarinë profesionale. Me mjetet vetanake hapet Poliklinika private Kirurgjike-Obstetrike- Gjinekologjik. Në këtë poliklinikë, përveç patologjisë së përditshme, është punuar edhe në lëndimet e kraharorit e të qafës, shkaktuar nga agresori serb.Përveç lëndimeve që kanë ndodhur gajtë luftës, në këtë Poliklinikë janë mbajtur edhe ushtrimet nga pjesa praktike e obstetrikës dhe gjinekologjisë për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
 Më 1998, Prof.dr. Muharrem Gashi emërohet Kryetar i Komisionit të Emergjencës së Kosovës, ku në mënyrë permannente është angazhuar për formimin e ambulancave të reja në terrenet ku është zhvilluar lufta, si dhe mirëmbajtjen e furnizimin e këtyre ambulantave me pajisje dhe ilaçe të domosdoshme për popullatën. Menjëherë, posa mori fund lufta dhe çlirohet Kosova, Prof.dr. Muharrem Gashi kthehet në Klinikën e Kirurgjisë si Kryeshef i Shërbimit të Kirurgjisë Torakale, ku një vt më vonë në vitin 2000 pensionohet.
Jeton në Prishtinë.



loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Kjo është familja e ministrit Uran Ismaili

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Doktorët që braktisën vendin, të kënaqur me kushtet në Gjermani

Terapia 3D po vazhdon në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Urgjencë

Sukseset e një doktori shqiptar: Astma, shkaktarët, simptomat dhe trajtimi i sëmundjes!

Ja kush është trupi i të vdekurit i cili po qëndron në QKUK që 8 ditë

Sulmohet me eksploziv QMKF-ja në Pejë, tronditen mjekët

Dr.Gazmend Bojaj në mesin e 100 mjekëve më të mirë të familjes në botë

Seksologu kosovar flet për vdekjet e të moshuarve në motele

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Dalin pagat e dhjetorit, tronditen mësuesit, mjekët e policët

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Ja çka po bëjnë pacientët me Urgjencën dhe Emergjencën!

Kjo është familja e ministrit Uran Ismaili

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Nga 1 janari paga më të larta për 10 për qind në arsim dhe shkencë

2019: Katër mjekë të njohur e lanë QKUK-në për shkak të problemeve menaxheriale

Skandaloze: Pacienti nga Malisheva udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Gjakovës për kontrollë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat