Skip to main content
Protected by Copyscape

Kushdo, herët a vonë, e ka një takim final me Doktorin dhe Perëndinë

Kushdo, herët a vonë, e ka një takim final me Doktorin dhe Perëndinë


Nga Lorenc Vangjeli

Në Shqipëri, për Perëndinë e Doktorin pothuaj të gjithë kujtohen vetëm në momentin e fundit.

Atëherë kur as Doktori dhe as vetë Perëndia nuk kanë shumë për të bërë.
Por nëse qielli edhe e fal marrëzinë njerëzore që nuk është shumë e rrallë në viset tona, sjellja e marrë e shoqërisë shqiptare në këto tre dekada ndaj mjekëve është kriminale.

Bluzat e bardha shihen si objekt urrejtjeje, si mish për cirkun e përditshëm të ndëshkimit të së keqes dhe si mbartës fundorë të saj.

Ka vite që në Shqipëri luhet një luftë e shpallur ndaj tyre, që ka një kriminalizim të skajshëm të mjekëve, të cilët konsiderohen edhe si mbartës fundorë të korrupsionit.

Një doktor që lufton për jetën mund të fitojë vetëm disa beteja, sepse në epilog të jetës, luftën e fiton gjithmonë vdekja. Kjo është kryearsyeja që gjithmonë mbi ta do të ketë pakënaqësi, dyshime dhe shpesh edhe mëri të heshtur apo dhe të dhunshme.

Duhet të jetë ndryshe!

Duhet të jetë tërësisht ndryshe!

Si rregull Doktori nuk vritet kurrë!

Doktorit i ruhet jeta edhe në luftën e vërtetë, atë me tanke, topa e avionë. 

Doktori mbahet rob në luftë, por nuk vritet si armik sepse vlera e profesionit të tij është më e madhe se çdo profesion tjetër pikërisht sepse ka të bëjë me jetën edhe në rastet kur luhet ruletë ruse me vdekjen.

Me një rrogë vërtet të lartë për kushtet e Shqipërisë, por të pamjaftueshme për të paguar shkollimin e tejzgjatur, specializimet e vazhdueshme dhe edukimin e pandërprerë në vite, mentaliteti sovjetik e barazitist shqiptar jua quan krim Doktorëve çdo mundësi tjetër për të garantuar të ardhura shtesë.

Në të vërtetë krim është vetëm të kërkohen para në këmbim të dhënies apo refuzimit të shërbimit, por jo dhurata që afrohet e pakërkuar.

Kështu ndodhte edhe në kohën e komunizmit, kur korrupsioni apo krimi ishte shtetëror dhe i sistemit dhe jo i individëve.

Edhe atëherë komunistët ortodoksë mbyllnin sytë kur Doktorit i dhurohej një shportë me vezë apo një palë çorape; edhe atëherë në atë varfëri ekstreme ajo kastë e shoqërisë shqiptare jetonte më mirë sepse duhej të jetonte më mirë.
Edhe sot duhet të ndodhë kjo gjë. Askush nuk duhet të guxojë të ngrejë dorë mbi mjekun dhe askush nuk duhet t’i shohë ata si mishin që i hidhet turmës për shfaqjen e rradhës. Ndryshe nguti i ikjes së tyre në emigracion, do të shndërrohet në ankthin e atyre që duan të rrinë në atdhe.

Ka mes mjekëve edhe elementë që meritojnë përbuzjen, por kjo nuk është kurrsesi arsyeja që mjekët të shihen si pjesë e turmës së të paudhëve. 
Duhet luftuar ky mentalitet për njerëzit që çdo dhjetë vjet ju duhet normnalisht të rifitojnë diplomën e tyre, që ju është dashur dhe ju duhet shumë sakrificë në të përditshmen e tyre dhe që herët a vonë, njëlloj si Perëndia, të fiksojnë një takim për të folur për jetën dhe vdekjen.


Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon Gazetën Shëndeti dhe kritikën tonë. Ndihmoje Gazetën Shëndeti - Mbështete median e pavarur kombëtare. Bëni donacion ose klikoni në reklama sepse me këtë mundësoni që kjo Gazetë të qëndroj online.


Reklama
loading...
Lexo edhe:

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Ikja e mjekëve vazhdon: mbi 150 në këtë vit

Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar

Ja sa dënohet puna e detyruar!

Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Ja sa dënohet shmangia nga tatimi

Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe mosha mesatare e mjekëve të mbetur në Kosovë

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Kjo nënë kosovare i krahason mjekët dhe infermierët në Neonatologji me engjëj

QKUK dhe Spitalet Rajonale me mungesë të Anesteziologëve

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor

Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikuara

Dr. Gupta thotë, Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri përveçse nga pakujdesia