Skip to main content
Protected by Copyscape

“Njerëzimi mund të jetë duke jetuar sipas një simulimi kompjuterik”


“Njerëzimi mund të jetë duke jetuar sipas një simulimi kompjuterik”

A ekziston mundësia që ne te jemi duke jetuar në një botë që nuk është gjë tjetër veçse simulimi i avancuar që mbahet nën vëzhgim nga forca të gjithëpushtetshme jashtëtokësore apo qenie të mbinatyrshme? A ekziston mundësia të jemi produkt i inteligjencës artificiale që shkon përtej kufijve të konceptimit dhe njohjes njerëzore?

Sado e çuditshme të duket, për një prej hakerave më të njohur në botë, kjo mund të jetë e vërtetë. “Nuk ka prova për të kundërtën”, thotë George Hotz, haker dhe themelues i kompanisë teknologjike (start up) Comma.ai.

"Nuk ka dëshmi se kjo nuk është e vërtetë", thotë Hotz në një fjalim me titull “Arratisja nga burgu dhe simulimi”. Sipas tij, nëse “dalim nga një univers i simuluar, ne mund të takojmë Zotin, madje edhe ta vrasim”.

"Është e lehtë të imagjinosh se ka gjëra që janë shumë më të zgjuara se ti dhe ato mund të ndërtojnë një kafaz, të cilin ti as nuk do ta njihje si të tillë”, thotë ai.
Teoria në fjalë, e njohur si hipoteza e simulimit, sugjeron se jeta në Tokë dhe, për më tepër, sistemi diellor dhe madje edhe vetë universi, janë potencialisht një simulim kompjuterik, qoftë videolojë apo ndonjë formë tjetër argëtimi për forma të përparuara të jetesës ose ndoshta një simulim i drejtuar nga inteligjenca artificiale dhe i konceptuar nga njerëzimi i të ardhmes.

Kjo është një hipotezë popullore, që në vitet e fundit është përdorur nga emra të mëdhenj në teknologji, si Elon Musk, dhe është marrë në konsideratë më seriozisht dhe analizuar nga filozofë të shquar si Nick Bostrom. Hotz duket se është një prej atyre që e marrin seriozisht këtë hipotezë.

Sipërmarrësi 29-vjeçar, i cili u bë i famshëm që në adoleshencë, pasi ishte i pari që ia doli të zhbllokonte iPhone-in e parë, ka qenë gjithmonë një njeri i teknologjisë që qëndron larg të menduarit tradicional.

Ai thotë mund të themelohet një fe që i dedikohet pikërisht daljes nga ky univers i simuluar. "Unë jam duke menduar për themelimin e një kishe. Ka shumë probleme strukturore me kompanitë - nuk ka asnjë mënyrë reale për të fituar", tha Hotz, duke iu referuar asaj se si rezultati përfundimtar i çdo sipërmarrje kapitaliste është gjithmonë për të maksimizuar fitimin ose për të shitur kompaninë, të cilat Hotz i konsideron dështime.  

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Postime e popullarizuara gjatë një jave

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Leonard Bytyçi demanton shkrimet kundër Kardiokirurgjisë

Ja sa është paga e mjekëve në Suedi!

Vendimi i qeverisë: Dyfish bonus për mjekët që pranojnë të punojnë në rrethe

Pasqyra e gjakut: Cilat janë vlerat normale?

Postime e popullarizuara gjatë një muaji

Në QKMF-në e Gjakovës mund të shihni gjithçka madje edhe gjoks të ekspozuar

Dr.Arbër Kutllovci reagon për sulmin ndaj mjekut specializant Dr.Endrit Shala

Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Drejtori i QKMF-së së Lipjanit, e tregon të vërtetën e videos, ku një e moshuar priste për ndihmë mjekësore

Kirurgët vazhdojnë t'a braktisin QKUK-në - kësaj here dy përnjëherë

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Ja sa orë duhet të presin pacientët mjekun në vendet tjera në botë

Shoqëruesi i pacientit: Doktor e kam një rast urgjent - nuk po ka apetit!

Dr.Hamëz Berisha: Mandej po thojnë rrini në Kosovë!!!!!!!

Dr.Leonard Bytyçi demanton shkrimet kundër Kardiokirurgjisë

Postime e popullarizuara që nga fillimi

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Të vërtetat e tmerrshme të specializimit në QKUK-Prishtinë

Gabimi i mjekut të përgjithshëm dhe familjar rreth kolikës abdominale dhe kolikës renale

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Studim: Vitamina C në doza të larta shkatërron tërësisht kancerin

Pagat vjetore të Presidentit, Kryeministrit, Kirurgut, Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në vendet e ndryshme të botës

Ja deklarata bombastike e Profesorit Afrim Blyta

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit

Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e infarktit trunor